
02/03/2025
Mirëmbrëma nga 𝐅𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢 𝐏𝐣𝐞𝐜̧𝐞̈.
𝐔𝐫𝐢𝐦 𝐓𝐮𝐤𝐚 dhe 𝐔𝐥𝐯𝐢 𝐒𝐮𝐥𝐚, shembull i vërtetë i bashkëpunimit...
Bashkëfshatarët tanë, Ulvi Sula dhe Urim Tuka, ftojnë të gjithë banorët që t’u bashkohen në nismën për të sistemuar dhe rregulluar rrugët që të çojnë drejt parcelave bujqësore. Çdo bujk duhet të ketë mundësinë të shkojë me mjetin e tij në pronën e vet, ndaj po bëjmë gjithçka mundemi me forcat tona
Punimet tashmë kanë filluar, por me mbështetjen e më shumë njerëzve mund të realizojmë një investim më të mirë dhe më jetëgjatë, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi.
Fatkeqësisht, as bashkia dhe as ata që na kanë qeverisur ndër vite nuk po na mbështesin. Ditët e fundit, po na sillen rrotull vetëm për të marrë votën tonë, por kur vjen puna për ndihmë, si gjithmonë, na japin vetëm premtime boshe. Pikërisht për këtë arsye, jemi të detyruar të veprojmë vetë.
Shpresojmë që kjo iniciativë të shërbejë si shembull dhe të nxisë edhe iniciativa për investime të tjera në fshatin tonë. Le të bashkohemi për të ndërtuar diçka të qëndrueshme për të gjithë!
𝐍𝐠𝐚 𝐋𝐨𝐤𝐮.
in evidenza