28/11/2025
Jemi të pushtuar.
Shqipëria u çlirua nga pushtimet e huaja, por jo nga tumori i brendshëm.
Ne shpëtuam nga zinxhirët e huaj, por mbetëm të lidhur nga padrejtësia, korrupsioni dhe etja për pushtet.
Larguam okupatorët me gjakun e disa mijërave luftëtarëve, por edhe miliona rinjve në kohë paqe.
Ruajtëm kufijtë me luftë, po falëm detin dhe Sazanin në paqe.
Liria e vërtetë nuk është vetëm largimi i një ushtrie; është largimi i gjakpirësve që jetojnë brenda nesh si shoqëri, atyre që ushqehen me mundin e të varfërit dhe shpresën e të ndershmit.
Ky çlirim do kimioterapi.
Nga Ali Asllani
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafsh*t për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve...