Escape Travel & Tours

Escape Travel & Tours Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Escape Travel & Tours, Brigada e VIII, Ish Blloku, perballe "Grand Cafe de Paris", Tirana.

Permanently closed.
Escape eshte gjithmone me ju, me cdo linje dhe ne cdo destinacion qe do te deshironit:))
11/09/2012

Escape eshte gjithmone me ju, me cdo linje dhe ne cdo destinacion qe do te deshironit:))

11/06/2012

Rezervoni udhetimin tuaj per kete sezon veror ne Escape Travel & Tours duke zgjedhur gjithashtu edhe nje nga paketat tona per pushimet tuaja, do te mbeteni gjithmone te kenaqur :))

02/06/2012
24/03/2012

Local business

Festat e Marsit ne Prage, 4 Dite €429Dita e Parë, 8 Mars 2012: Fluturimi me avion për në Pragë. Pritja në Aeroport nga p...
13/02/2012

Festat e Marsit ne Prage, 4 Dite €429
Dita e Parë, 8 Mars 2012: Fluturimi me avion për në Pragë. Pritja në Aeroport nga përfaqësuesi ynë. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 9 Mars 2012: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit
dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Mbasdite e lirë.

Dita e Tretë, 10 Mars 2012: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet shesh*t të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Mbasdite e lirë.

Dita e Katërt, 11 Mars 2012: Mëngjezi në Hotel. Transferimi për në aeroport, Udhëtimi me avion për në Shqipëri.

Hotel Vitkov 4*.
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 429 Euro përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion .
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel me 4 yje per 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

02/02/2012
25/01/2012

Rezervoni udhetimin tuaj ne Escape Travel dhe ju do te mbeteni gjithmone te kenaqur :))

SHEN VALENTINI NE DUBROVNIK - €99Dita e parë, 13 Shkurt 2012: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së...
09/01/2012

SHEN VALENTINI NE DUBROVNIK - €99

Dita e parë, 13 Shkurt 2012: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegovine , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

Dita e dytë, 14 Shkurt 2012: Mëngjesi në Hotel. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesit shqiptarë e kroatë do të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa markata tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Konavski Dvori dhe në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka në Hotel. Mbas darkës, sipas dëshirës, vajtje e organizuar në një nga Pub-et më të mira të Dubrovnikut.

Dita e tretë, 15 Shkurt 2012: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri.

Hotel Kompas 3* 99 Euro.
Hotel Valamar Lacroma 4* 109 Euro
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel 3 yje per 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

SHEN VALENTINI NE PARIS DHE BRUKSEL, €499Dita e parë, 13 Shkurt 2012. Udhëtimi me avion për në Bruksel. Pritja në Aeropo...
09/01/2012

SHEN VALENTINI NE PARIS DHE BRUKSEL, €499


Dita e parë, 13 Shkurt 2012. Udhëtimi me avion për në Bruksel. Pritja në Aeroportin e Brukselit. Transferimi me autobuz për në Bruksel. Vizitë me guidë ne Monumentet Kryesore të qytetit. Pasdite Nisja për në Paris. Sistemimi në Hotel ne Paris.

Dita e dytë, 14 Shkurt 2012. Mengjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Katedralja e Parisit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Pasdreke: Pallati Invalideve, Katedralja e Parisit, Varri Napoleonit, Panteon, Kopshti Luksemburgut, Lagja Montparnasse, Shëtitje me anije në Seine, Kulla Eiffel.

Dita e tretë, 15 Shkurt 2012. Mengjesi ne Hotel. Vizitë në: Place Vandome, Place de la Concorde, Opera dhe Shopping në Galeritë Lafayette, Pasdite, Muzeu Luvrit dhe Kopshti Tyilerive.

Dita e katërt, 16 Shkurt 2012. Mengjesi ne Hotel. Vizite: Lagja moderne te Parisit “La Défense”, Qendra tregtare “4 Temps”. Transferimi për në Aeroportin e Brukselit. Udhëtim me avion për në Shqipëri.

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 499 Euro
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

SHEN VALENTINI NE ROME DHE FIRENCE, €429Dita e parë, 13 Shkurt 2012: Nisja nga Tirana me avion për në Firence. Mbërritja...
09/01/2012

SHEN VALENTINI NE ROME DHE FIRENCE, €429

Dita e parë, 13 Shkurt 2012: Nisja nga Tirana me avion për në Firence. Mbërritja në Firence. Transferta me autobuz komod për në hotel. Sistemimi në hotel.

Dita e dytë, 14 Shkurt 2012: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Pasdite, Nisja për në Romë. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbërritja në Romë. Ssitemimi në Hotel.

Dita e tretë, 15 Shkurt 2012: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumeneteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum. Pasdite vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo.

Dita e katërt, 16 Shkurt 2012: Mëngjesi në Hotel. Të lirë deri në nisjen për në aeroport. Transfertë për në aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri.

Në pagesën 429 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Address

Brigada E VIII, Ish Blloku, Perballe "Grand Cafe De Paris"
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Escape Travel & Tours posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Escape Travel & Tours:

Shortcuts

Share