Visit Tirana

Call Contact the business

Visit Tirana TOURIST ASSISTANCE SERVICES AND INFORMATION Do you need a map of Tirana and someone to recommend the places you cannot miss when you are visiting the city?

Do you want to know what exhibitions and shows you can go see? Are you planning a tour for your friends who will be in town this weekend? Don't think twice: contact Tourist Information Points @ Ecovolis. The Tourist Info Point - Albania would like to assist you in planning a successful, exciting, and memorable trip to our area. Albanian Tourist Info Point will be happy to provide the following:

-Attractions brochures
-Suggested itineraries
-Group-friendly restaurant information
-Directions to attraction sites
-Goodie bags for motorcoach groups

We are able to:
-Make reservations at attractions and restaurants
-Secure hotel rates for overnight accommodations
-Arrange bike tours around the city. Ku ndodhen Tourist Info Point?
1. Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë
2. Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave
3. Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia
4. Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik

Sherbim ofrohet ne cdo stacion Ecovolis! Vullnetarët jane gjithmone te mirepritur! Seanca e pare trajnuese eshte e perfshire! Per me teper kontaktoni;
Email: [email protected]
Tel/fax: +355 044 50 25 74
Mob: 0696130440

28/05/2026

Të fitosh betejën për vëmendjen e nxënësve

Pse klasat nga arsimi fillor deri në gjimnaz janë kaq të vështira për t’u menaxhuar? Sepse në një klasë bashkëjetojnë dhjetëra personalitete dhe emocione; sepse nxënësit flasin pa leje, hedhin një stilolaps, apo vendosin të bëjnë një shëtitje të papritur në mes të orës. Dhe sepse, sipas një studimi të vitit 2024, sinjalet e vogla sociale që mbajnë klasën të bashkuar fillojnë të dobësohen dhe kjo përhapet shumë shpejt nga banka në bankë.

Studiuesit përfshinë 180 nxënës dhe disa prej tyre morën një “mision” të veçantë: të uleshin në vendet e caktuara në sallën e leksionit dhe të sabotonin në heshtje vëmendjen e shokëve të klasës duke qëndruar të përkulur, duke u dukur të mërzitur dhe duke mos mbajtur shënime. Si domino, nxënësit që ishin ulur pranë tyre filluan të humbnin fokusin. Nxënës që më parë ishin të vëmendshëm e kishin më të vështirë të përqendroheshin, shkruanin rreth gjysmën e faqeve të shënimeve dhe morën 9 pikë më pak në testin pasues. Studiuesit e quajtën këtë fenomen “ngjitja e mungesës së vëmendjes”, duke theksuar se ajo është reale dhe veçanërisht ngjitëse kur nxënësit ulen pranë bashkëmoshatarëve të pavëmendshëm.

Këto rezultate mbështeten edhe nga një numër në rritje studimesh që tregojnë efektin zinxhir të shpërqendrimeve të tjera në klasë, si lodrat antistres, laptopët dhe telefonat celularë.

Jo çdo orë mësimi mund të jetë frymëzuese mërzia ndonjëherë është e pashmangshme. Por mënyra më e mirë për të parandaluar sjelljet problematike dhe mungesën e vëmendjes, sipas mësuesve me përvojë, fillon me përgatitje të kujdesshme: përfshirjen e nxënësve në krijimin e rregullave të klasës, vendosjen e rutinave të qarta për kalimet nga një aktivitet në tjetrin, udhëzime të thjeshta dhe të kuptueshme, materiale mësimore tërheqëse dhe organizimin strategjik të vendeve në klasë për nxënësit më të shpërqendruar apo më llafazanë.

28/05/2026

A po i edukojmë të rinjtë vetëm për të ikur?
Shqipëria po humbet një brez të tërë të rinjsh

Në Europë po flitet gjithnjë e më shumë për një krizë të heshtur: mijëra të rinj që nuk janë në shkollë, nuk janë në punë dhe nuk ndjekin asnjë trajnim. Një brez që rrezikon të mbetet jashtë jetës ekonomike dhe sociale për vite të tëra.

Por në Shqipëri kjo krizë duket edhe më e thellë.

Shumë të rinj mbarojnë shkollën dhe përballen menjëherë me një mur:
“Nuk të marrim dot pa eksperiencë.”
Por si krijohet eksperienca kur askush nuk të jep mundësinë e parë?

Në lagje, në qytete të vogla apo zona periferike, shumë të rinj kalojnë ditët në kafene, në telefona, ose duke menduar vetëm emigrimin. Jo sepse nuk kanë talent, por sepse mungojnë mundësitë reale për t’u përfshirë në punë, praktikë apo trajnim.

Punët e para që dikur ishin hyrja në botën e punës, dyqanet, punët sezonale, zanatet, praktikat, po zhduken gradualisht, po zevendesohen nga emigrante te huaj ose paguhen aq pak sa nuk krijojnë asnjë siguri për të rinjtë.

Ndërkohë shteti shpenzon më shumë energji duke menaxhuar pasojat e largimit sesa duke investuar te mundësitë. Dhe kjo ka pasoja të rënda:
- ankth,
- mungesë besimi,
- izolim social,
- largim masiv nga vendi.

Talenti është i shpërndarë kudo në Shqipëri.
Mundësitë jo.

Një i ri në Kukës, Bulqizë, Yzberisht apo Kombinat mund të ketë të njëjtin potencial si dikush në Tiranë apo jashtë vendit, por jo të njëjtat dyer të hapura.

Prandaj Shqipëria ka nevojë urgjente për:

- më shumë praktika profesionale reale;
- punishte dhe zanate për të rinjtë;
- lidhje mes shkollës dhe jetës;
- programe komunitare;
- mentorim;
- ekonomi lokale që i përfshin të rinjtë dhe nuk i përjashton.

Një brez nuk humbet brenda natës.
Humbet kur për vite të tëra nuk i jepet një mundësi e parë.

28/05/2026

Lodhja e mësuesve: kriza e heshtur e arsimit në Shqipëri

Në Shqipëri flitet shpesh për reformën në arsim, teknologjinë, programet e reja apo inteligjencën artificiale në klasë. Por shumë më pak flitet për njerëzit që mbajnë çdo ditë sistemin gjallë: mësuesit.

Dhe realiteti është i thjeshtë:
shumë mësues janë të lodhur.

Jo sepse nuk e duan profesionin.
Jo sepse nuk kujdesen për fëmijët.
Por sepse prej vitesh po përpiqen të bëjnë gjithçka njëkohësisht.

Mësuesit sot nuk japin vetëm mësim. Ata plotësojnë dokumente pafund, raportime, platforma, teste, aktivitete administrative, komunikime me prindërit dhe detyra burokratike që shpesh u marrin më shumë energji sesa vetë procesi i edukimit.

Ndërkohë klasa kërkon gjithnjë e më shumë:
- më shumë vëmendje individuale,
- më shumë durim,
- më shumë kreativitet,
- më shumë menaxhim emocional.

Një mësues mund të ketë në të njëjtën klasë:
- fëmijë me ritme të ndryshme të të nxënit,
- fëmijë të shpërqendruar nga ekranet,
- fëmijë me ankth,
- me probleme sociale,
- apo me mungesë mbështetjeje në familje.

Por koha për t’u përgatitur realisht për këto sfida pothuajse nuk ekziston.

Shumë edukatorë e dinë shumë mirë çfarë e angazhon një fëmijë:
- lojën,
- natyrën,
- projektet praktike,
- bisedën,
- eksplorimin,
- krijimtarinë.
Por mes lodhjes dhe ngarkesës së përditshme, shpesh mbetet pak hapësirë për të ndërtuar mësim të gjallë dhe frymëzues.

Kjo lodhje nuk prek vetëm mësuesin.
- Ajo prek cilësinë e mësimit,
- marrëdhënien me nxënësit,
- motivimin,
dhe në fund vetë të ardhmen e arsimit.

Kur një mësues është i mbingarkuar, inovacioni ngadalësohet. Edhe teknologjitë e reja apo inteligjenca artificiale mund të duken si “një barrë më shumë”, nëse nuk shoqërohen me kohë, trajnim dhe mbështetje reale.

Në shumë shkolla shqiptare po ndodh një krizë e heshtur:
mësues që e duan profesionin, por ndihen të konsumuar;
edukatorë që japin gjithçka emocionalisht;
dhe një sistem që shpesh kërkon rezultate pa krijuar kushtet njerëzore për t’i arritur ato.

Kjo nuk është me ceshtje:
“Çfarë teknologjie do përdorim nesër?”

Por:
“A po kujdesemi mjaftueshëm për njerëzit që edukojnë fëmijët tanë sot?”

28/05/2026

Presioni financiar në shkollat shqiptare: kur buxheti vendos për arsimin

Në Shqipëri, shumë nga debatet për arsimin fokusohen te kurrikula, metodat e mësimdhënies apo teknologjia në klasë. Por një faktor më i heshtur, po ndikon gjithnjë e më shumë çdo vendim në shkolla: mungesa e buxhetit.

Shkollat shqiptare funksionojnë prej vitesh nën presion financiar të vazhdueshëm. Nga njëra anë rriten kostot e mirëmbajtjes së infrastrukturës, nga ana tjetër rriten nevojat për staf, materiale didaktike dhe mbështetje për nxënësit. Në mes, drejtuesit e shkollave shpesh detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira: çfarë mund të bëhet dhe çfarë duhet lënë mënjanë.

Në shumë raste, problemi nuk është vetëm mungesa e fondeve, por edhe mënyra se si ato shpërndahen dhe menaxhohen. Shpenzimet operative, energjia, mirëmbajtja e godinave dhe nevojat bazë shpesh marrin pjesën më të madhe të buxhetit, pra Bashkia, duke lënë pak hapësirë për investime direkte në mësimdhënie.

Ndërkohë, mësuesit raportojnë mungesë materialesh bazë për mësim, mungesë laboratorësh funksionalë, pajisjesh digjitale apo hapësirash të përshtatshme për mësim praktik. Në shumë shkolla, mësimi vazhdon të mbështetet kryesisht te tabela dhe teksti, jo sepse mungon vullneti për inovacion, por sepse mungojnë mjetet.

Kjo situatë reflektohet drejtpërdrejt në përvojën e nxënësve. Kur klasat nuk kanë burime të mjaftueshme, angazhimi bie, mësimi bëhet më teorik dhe më pak praktik, dhe diferencat mes shkollave thellohen edhe më shumë.

Një tjetër sfidë e madhe është ngarkesa financiare që lidhet me kostot e përgjithshme të sistemit: paga, sigurime, mirëmbajtje dhe shërbime bazë. Këto shpenzime rriten vazhdimisht dhe shpesh kufizojnë mundësinë për të investuar në programe të reja apo në përmirësimin e kushteve në klasë.

Në këtë kontekst, drejtuesit e arsimit dhe drejtorët e shkollave ndodhen përballë një realiteti të vështirë: duhet të bëjnë më shumë me më pak. Dhe kjo nuk është vetëm një sfidë menaxhimi, por një sfidë që prek drejtpërdrejt cilësinë e arsimit.

Shpesh, si rezultat, prioritet nuk bëhet zhvillimi i programeve të reja, por mbajtja në funksion e atyre ekzistuese. Shkollat nuk po transformohen sa duhet, sepse energjia kryesore shkon për të mbijetuar nga dita në ditë.

Në Shqipëri, kjo krijon një cikël të dukshëm: mungesë investimesh në mësimdhënie → ulje e cilësisë së përvojës në klasë → rritje e pakënaqësisë → presion më i madh mbi sistemin.

Prandaj, sfida për vitet e ardhshme nuk është thjesht rritja e buxheteve, por edhe përdorimi më i zgjuar i tyre. Shkollat kanë nevojë për investime që ndikojnë direkt në mësim: mjete didaktike, trajnime për mësuesit, hapësira të sigurta dhe funksionale për mësim, si dhe programe që realisht rrisin angazhimin e nxënësve.

Pyetja nuk është vetëm sa para ka arsimi, por si përdoren ato.

Sepse në një sistem arsimor, çdo vendim financiar është në të njëjtën kohë edhe një vendim pedagogjik.

28/05/2026

Ndërkohë që çdo ditë shikojmë dhe dëgjojmë për vdekje në rrugë, diskutojmë menjëherë se i kujt ishte faji dhe përgjegjësia: e shoferit, e motoristit apo e këmbësorit. Por nuk diskutojmë thelbin.

Diskutojmë infrastrukturën: a kishte vija të bardha apo jo, kishte trotuar apo jo, kishte tabelë për uljen e shpejtësisë, a kishte mundësi tjetër lëvizjeje në atë moment fatal të jetës?

Shumë flasin për “kulturën”: a janë shoferët të kulturuar në respektin ndaj jetës së tjetrit, apo e shohin rrugën si pronë dhe makinën si mjet lirie e pushteti? A janë të edukuar këmbësorët që zbresin në rrugë? Po ata me motorra, pse janë kaq pa kulturë? Dhe me radhë.

Rrallë flasim për diçka thelbësore: politikën e lëvizshmërisë. Një bashkim qëllimesh që synojnë ta bëjnë lëvizshmërinë më të sigurt, më efikase, më njerëzore dhe më pak të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin.

Harrojmë se çdo gjë, në fund, lidhet drejtpërdrejt me politika të mbrapshta ose të drejta. Një politikë lëvizshmërie kaotike sjell aksidente, vdekje, mungesë përgjegjësie, ndotje, kosto ekonomike dhe joefikasitet. Ndërsa një politikë e mirë lëvizjeje sjell shëndet, efikasitet, ajër më të pastër, më pak vdekje dhe rritje ekonomike.

Politika jonë e lëvizshmërisë është përgjegjësi numër një për të gjitha fatalitetet në rrugë, ndotjen dhe koston e madhe ekonomike. Një qytet pa transport publik efikas, pa trotuare të sigurta dhe mundësi për të ecur qetë, me korsi biçikletash të cunguara e të pushtuara nga makina dhe motorra, me varësi të madhe nga makina, sjell të paktën një vdekje në javë, ndotje të lartë, shpenzime të mëdha, kosto shëndetësore dhe shkatërrim të qytetit për fëmijët dhe njerëzit.

Këtë mungesë nuk duhet ta kërkojmë vetëm te bashkia, por te politika që udhëheq lëvizshmërinë. Te ajo që nuk ka rikthyer ende në 30 vite as një kilometër hekurudhë nga 670 kilometra që kishim funksionale. Te ajo që transportin publik e sheh si opsion për të varfrit, jo si shërbim për çdo qytetar. Te ajo që trotuarin e sheh si hapësirë biznesi për t’u shfrytëzuar, jo si vend ku duhet të ecin fëmijët, nënat dhe të moshuarit.

Vdekjet në rrugë kanë një përgjegjës: politikën e mbrapshtë të lëvizshmërisë, mungesën e vizionit nga ata që na drejtojnë, dhe aleancën mes pushtetit, makinës dhe një qyteti që po kthehet kundër qytetarëve të tij.

28/05/2026
28/05/2026

Në Shqipëri, ulja e varësisë nga makinat dhe forcimi i transportit publik nuk është thjesht çështje “zgjedhjeje qytetare”, por projekt politik i plotë. Nëse politika nuk e ndryshon sistemin, individi nuk ka realisht alternativë.

Ja çfarë duhet të bëjë politika, në mënyrë konkrete:

1. Transport publik i besueshëm dhe i shpeshtë
Autobusë që vijnë rregullisht, me orare të qarta dhe të respektuara. Jo “kur mbushet autobusi”. Pa këtë, njerëzit detyrohen të blejnë makinë.

2. Korsi të dedikuara për autobusët
Në qytete si Tirana, autobusi ngec në trafik njësoj si makina. Korsi të veçanta e bëjnë më të shpejtë se makina — dhe kjo ndryshon sjelljen e qytetarëve.

3. Integrim i sistemit (biletë e vetme)
Një biletë që funksionon për linja të ndryshme dhe, idealisht, për autobus + tren. Sot sistemi është i fragmentuar dhe i paefikas.

4. Rikthimi dhe zhvillimi i hekurudhës
Lidhje reale mes qyteteve (Tiranë–Durrës, Tiranë–Elbasan, etj.). Pa hekurudhë moderne, vendi mbetet i varur nga makina dhe furgonët.

5. Trotuare të sigurta dhe qytete të ecshme
Nëse nuk mund të ecësh i sigurt, detyrohesh të marrësh makinë edhe për 500 metra. Qyteti duhet të jetë i jetueshëm pa makinë.

6. Çiklizëm i sigurt (jo simbolik)
Korsi të lidhura, të mbrojtura fizikisht, jo thjesht vija të vizatuara që pushtohen nga makinat.

7. Ulje e parkimeve në qendër
Sa më shumë parkim falas në qendër, aq më shumë makina hyjnë. Politika e parkimit është politikë transporti, jo thjesht shërbim.

8. Taksa dhe kufizime për përdorimin e makinës në qendër
Zonat me trafik të kufizuar, pagesa hyrjeje, ose kufizime në zona të caktuara urbane.

9. Planifikim urban që afron shërbimet
Shkolla, punë, shërbime — sa më afër lagjes, aq më pak nevojë për makinë. Sot qytetet janë ndërtuar për makinat, jo për njerëzit.

10. Ndryshim i filozofisë: nga “qyteti për makina” në “qyteti për njerëzit”
Kjo është pika më e rëndësishme. Pa këtë ndryshim, çdo masë tjetër mbetet kozmetike.

Në thelb:
nuk mjafton të edukosh qytetarët për të mos përdorur makinën , duhet t’u japësh një sistem ku makina nuk është më e vetmja zgjedhje e arsyeshme.

28/05/2026

Çfarë ndodh kur makina është zot i qytetit?

Ndodh që makina bëhet pronare e hapësirës publike. Parkon në trotuar, te vijat e bardha, në korsitë e biçikletave, në hapësirat e fëmijëve , dhe jo sepse lejohet, por sepse ka marrë një status “zot” në qytet.

Ky status është fituar dhunshëm, nga dobësia e institucioneve tona për t’i treguar vendin këtij transporti ndotës dhe shpesh vrastar. Makina sillet si pronare de fakto e rrugëve dhe e qytetit, jo sepse është, por sepse institucionet tona janë pa vizion dhe të pafuqishme për ta vendosur aty ku i takon: pas njerëzve, pas transportit publik, pas këmbësorëve dhe çiklistëve.

Kjo ka ndodhur ndër vite nga mungesa e një politike për një qytet për njerëzit, dhe sidomos për fëmijët. Nga paaftësia për të ndjekur shembujt pozitivë të Europës dhe vendeve të zhvilluara, por edhe nga përfitimi i industrisë së makinave, karburanteve, ekonomisë se ndotshme që ato gjenerojnë.

Nëse ka një paaftesi më të madhe nga institucionet tona dhe politika, ajo është varësia nga makinat: vdekjet e përditshme në rrugë, ndotja masive e qyteteve dhe një shëndet qytetar i dëmtuar rëndë.

Nëse duam ta ndryshojmë statusin e makinës nga “zot i qytetit” në thjesht mjet transporti, këtë duhet t’ia kërkojmë qeverisë dhe bashkisë, të cilat i kanë dorëzuar qytetin industrisë së makinave dhe hidrokarbureve, në emër të “lirisë së lëvizjes”.

Si qytetarë që kërkojmë më pak vdekje në rrugë, më shumë siguri dhe lëvizje më të shëndetshme, duhet të vendosim përgjegjësinë aty ku është: te qeveria dhe bashkia, për transportin publik, për rrugët e këmbësorëve dhe për korsitë e dedikuara.

Por kemi dhe ne pergjegjesine tone. Qyteti nuk ndryshon vetëm nga lart. Ndryshon kur një masë kritike qytetarësh kërkon ndryshim me ngulm nga poshtë. Kushtëzo votën, organizohu në protesta dhe marshime, ndiq shembujt që e kanë zgjidhur këtë “pushtim” para nesh , dhe mos jeto më si spektator.

Address

1. , Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë 2. , Rr : Elbasanit, Pranë Këndit Të Lojrave 3. , Rr : Dëshmorët E 4 Shkurtit, Pranë Parkut Rinia 4. , Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, Pranë Universitetit Po
Tirana
1000

Telephone

+355696139440

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Visit Tirana:

Shortcuts

Share

Category