Malësia Adventure

Malësia Adventure Atje larg ku bilbili këndon,
Ku mas bukuri lulja çelë,
Ku jan besa e burrëria,
Atje larg është Malësia.

A e dini për se ka sherbye ky objektë dikur në malet tona? Etnografi nga Malësia e Madhe!Do you know what this object on...
27/10/2022

A e dini për se ka sherbye ky objektë dikur në malet tona?

Etnografi nga Malësia e Madhe!

Do you know what this object once served in our mountains?

Ethnography from the Great Highlands!

27/10/2022
Shtegetime Qafe e Perdelecit - Koprrisht - Maja e Koprrishtit - Maja e Berishdolit - Berishdol - Qafe e Perdelecit - Lep...
26/10/2022

Shtegetime Qafe e Perdelecit - Koprrisht - Maja e Koprrishtit - Maja e Berishdolit - Berishdol - Qafe e Perdelecit - Lepushe. 10Km.

Kjo zemer e Malesise se Madhe e veshur ne kurora te shkrepta malesh, te cilat duken se atje diku puqen me qiellin, ngerthen ne vete: brinja, qafa, gerdhata, gryka, shpella, pllaja, livadhe, ledina e vija. Duke e soditur kete bukuri te rralle te kesaj parajse nen qiell, te cilen e ben edhe me madheshtore relievi i saj i thyer, njeriu gjithnje e me shume bindet se ky vend terheqes paraqet pamje tipike te trevave shqiptare.

Majat e ketyre bjeshkeve qe nga dimri e, pothuajse, gjithe veres ruajne bardhesine e bores se paperlyer. Keto shtresa kristale ne te cilat thyhen rrezet e diellit, shkelqejne si copeza diamanti ne lartesi. Nen kete mozaik ngrihen fshatrat, te cilat te shperndara tej e mbane me nga nje grumbull shtepish te ndertuara nen hijen e ndonje mali gri, ne shpat, apo ne ndonje lugine, duken nga larg si te varura ne qiell. Keto pamje mahnitese midis shkembinjsh, kodrash e sukash, thurin e thyejne pejzazhin e kesaj natyre te paprekur. Atje larg mbi shpatet e maleve blu bien ne sy kurora te blerta ahi ne miniature.

Kullat e pakta, qe ndrisin si sy te malit, rrefejne se edhe ne keto pjese te larta te Malesise ruhen simbolet e para te artit dhe te qendreses se shqiptareve. Qendrojne ne maje te ndonje kodre dhe te behet se vezhgojne cdo levizje perreth. Ne shume prej tyre ballin e oxhakut e stolis lahuta e cila sjell nder mend kenget dhe kreshniket e ketyre viseve. Ne anen tjeter, thuajse te ekspozuara, heshtin oaza te vogla armesh nga te cilat malesori asnjehere nuk u nda. Lidhur me kete lirisht mund te thuhet se e tere psikologjia e kesaj bote te forte dikur sillej rreth shpates dhe hutes.

Fale mergimtareve, kesollat e dikurshme qe i rendonte dhe thyente bora e shtrengata, sot i zevendesojne shtepite e reja. Per fat te keq shumica e tyre jane te braktisura. Njerezit moren boten ne sy. Pleqte dhe ata pak te rinj qe ruajne vatrat, gjallojne nga blegtoria dhe bujqesia. Gropezat qe natyra dhe duert e vyeshme te vendasve i hapen midis shkembinjsh, jane arat ku banoret e bjeshkes kultivojne, kryesisht, patate e perime te tjera qe i rezistojne motit. Keto dhe misri deri vone ishin burimet kryesore te jeteses te kelmendasve.

Si monumente te perjetshme te nje populli, bien ne sy varrezat, te cilat me arkitekturen e vet deshmojne traditen e lashte te ruajtjes se kultit per te ndjeret, gje qe rrefen per nje civilizim te kamotshem te kesaj bote te shkembit.

Ne mesin e tyre hasen lapidare te familjeve ne mergim. E, megjithese e dine mire se ata do te prehen atje, diku larg ku per cdokend jane te huaj, lapidaret duhet te qendrojne aty, tek te paret, tek rrenjet e tyre si prove e dhimbshme dhe e perhershme e familjeve te tretura ne bote.

Devotshmeria dhe vetemohimi i kesaj bashkesie e mbeshtetur ne fe te lashte, ne krishterim, ruajne lidhjet dhe vecorite kombetare, historike e shoqerore te ketyre banoreve te malit. Kjo popullate e shkathte, jo e pasur me prona, por me vlera te tjera nga te cilat peshojne, ne vecanti, ato shpirterore, pasqyrohen ne zemren e hapur, buzeqeshjen dhe syte e tyre xixe, kur miku ua mesyn deren. Per kete krijese per ta "Hije e Zotit", lumturohen dhe shkrihen, meqe kelmendasit per mikpritje jane te vecante.

Duke u falenderuar vlerave dhe pasurise qe posedon kjo pjese e Malesise se Madhe vihet ne perfundim se: cdo njeri qe nje here shkele ne keto treva, gjakon tu kthehet perseri; te ngjalle kujtimet per bukurine e eger te kesaj natyre virgjer, por edhe te mrrekullohet me karakterin, ligjet e zakonet e ketij populli te vogel burreror duke perjetuar edhe nje here kultin e trimerise, kryelartesine, besnikerine, miqesine dhe nderen e mikut.

Po. Ishin keto disa nga ripertritjet tona ne mendje, te cilat i ruajme dhe do ti rikujtome me xhelozi bashke me ato pamje mbreselenese, copeza stolish te nje natyre terheqese, te nje bukurie me ze ekzotike e te pafund te vendlindjes te te pareve tone.

Ne fund te shtegetimit u drejtuam per tek bujtina Hotel Alpini.
Lexim dhe shikim te kandshem!

Anton Pllumaj Photography

Gëzuar ditëlindjen anëtarja jonë Irena Gojçaj 💯 🎂 🙂
26/10/2022

Gëzuar ditëlindjen anëtarja jonë Irena Gojçaj 💯 🎂 🙂

24/10/2022

Përballë Gjytetzës së Kelmëndit! 😍👌

Faleminderit Alen Berishaj! 👏😊
23/10/2022

Faleminderit Alen Berishaj! 👏😊

Dje shoqata “Malësia Adventure” me drejtor aventurierin dhe udhërrëfyesin Anton Pllumaj, organizoi shtegtim nëpër shtegun historik shekullor që lidhë Tivarin...

23/10/2022

Ju pershendesim nga Shkalla e Bardhë, faqja jugore e masivit të malit Rumia, përmbi qytetin e Tivarit, prej ku shtrihet nji panoram e bukur e Detit Adriatik.
Dronin e çuam nalt me pa, në anën tjetër të faqes së malit Rumia, disa katunde të Shestanit, Liqenin e Shkodrës, Malësinë e Madhe dhe Bjeshkët e Nëmuna!

We welcome you from Shkalla e Bardhe, the southern face of the Rumia mountain massif, above the town of Tivar (Bar), from where a beautiful panorama of the Adriatic Sea stretches.
We took the drone up and saw, on the other side of Mount Rumia, several villages of Shestan, Lake Shkodra, the Great Highlands and Bjeshket e Nemuna!

18 alpinista + droni, në Shkallë të Bardhë, përgjatë shtegut historikë që lidhë Tivarin me Shestanin! 22.10.2022.18 alpi...
23/10/2022

18 alpinista + droni, në Shkallë të Bardhë, përgjatë shtegut historikë që lidhë Tivarin me Shestanin! 22.10.2022.

18 alpinists + drone, in Shkālla e Bardhë, along the historical path that connects Tivar (Bar) with Shestan! 22.10.2022.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e shtegëtimit të sotëm, me destinacion: Tivar i Vjetër - Shkallë e Bardhë - Shestan...
22/10/2022

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e shtegëtimit të sotëm, me destinacion: Tivar i Vjetër - Shkallë e Bardhë - Shestan!
🚶‍♂️ 12Km / 8h.

We thank all the participants in today's trek, destination: Old Bar/Tivar - Shkalle Bardhe - Shestan!
🚶‍♂️12 km / 8 hours.

Address

Tuzi, Malësia
Tuzi
81206

Telephone

+38269232779

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malësia Adventure posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share