Visit Trepça

Visit Trepça Promoting the cultural and industrial heritage of Trepça.

7 Arte shënon 20-vjetorin me një kapitull të ri bashkëpunimi me TrepçënNë vitin kur shënon 20-vjetorin e themelimit si o...
09/05/2026

7 Arte shënon 20-vjetorin me një kapitull të ri bashkëpunimi me Trepçën

Në vitin kur shënon 20-vjetorin e themelimit si organizatë kulturore, 7 Arte ka zgjedhur ta kremtojë këtë jubile duke ndarë një lajm me rëndësi për të ardhmen kulturore dhe kreative të Mitrovicës dhe skenës së industrisë kreative e kulturore të Kosovës.

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të reja ndërmjet:kulturës, kujtesës kolektive, trashëgimisë industriale, ekonomisë kreative, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

Për 7 Arte, kjo marrëveshje paraqet një moment të rëndësishëm në rrugëtimin 20-vjeçar të organizatës, duke kaluar nga një organizatë kulturore në një platformë që kontribuon në transformimin post-industrial dhe zhvillimin kreativ të Mitrovicës.

7 Arte rithekson besimin se kultura, kreativiteti dhe bashkëpunimi ndërsektorial mund të jenë motor i zhvillimit të së ardhmes së qytetit dhe rajonit.

ENG......................................................................................................................................................................................

7 Arte marks its 20th anniversary with a new chapter of cooperation with Trepça

In the year it celebrates the 20th anniversary of its establishment as a cultural organization, 7 Arte has chosen to mark this milestone by sharing important news for the cultural and creative future of Mitrovica and Kosovo’s cultural and creative industries scene.

This cooperation aims to build new bridges between culture, collective memory, industrial heritage, the creative economy, innovation, and sustainable urban development.

For 7 Arte, this agreement represents an important moment in the organization’s 20-year journey evolving from a cultural organization into a platform that contributes to the post-industrial transformation and creative development of Mitrovica.

7 Arte reaffirms its belief that culture, creativity, and cross-sector collaboration can become a driving force for the future development of the city and the wider region.

Në kuadër të Visit Trepça, të enjten e kaluar patëm kënaqësinë ta mirëpresim një grup vizitorësh nga Zvicra. *As part of...
05/05/2026

Në kuadër të Visit Trepça, të enjten e kaluar patëm kënaqësinë ta mirëpresim një grup vizitorësh nga Zvicra.
*
As part of Visit Trepça, last Thursday we were pleased to welcome a group of visitors from Switzerland.

Të hënën patëm kënaqësinë të mirëpresim një grup vizitorësh nga Holanda për turin e Visit Trepça. Vizita përfshiu edhe n...
16/04/2026

Të hënën patëm kënaqësinë të mirëpresim një grup vizitorësh nga Holanda për turin e Visit Trepça. Vizita përfshiu edhe një ndalesë në 7Arte, ku patëm rastin të ndajmë më shumë rreth punës dhe aktiviteteve tona.

⚒
*
On Monday, we had the pleasure of welcoming a group of visitors from the Netherlands for the Visit Trepça tour. The visit also included a stop at 7Arte, where we had the opportunity to share more about our work and activities.

⚒

Më 27 Mars ju ftojmë të bëheni pjesë e turit të radhës në Trepçë, i organizuar në kuadër të tureve Visit Trepça.Ky tur ë...
17/03/2026

Më 27 Mars ju ftojmë të bëheni pjesë e turit të radhës në Trepçë, i organizuar në kuadër të tureve Visit Trepça.

Ky tur është i dedikuar për të gjithë ju që keni dëshirë me i pa më nga afër hapësirat e Trepçës dhe me u njoftu me historinë e pasur industriale dhe kulturore të qytetit.
Gjatë këtij turi do të vizitohen disa prej pikave kryesore si:
Muzeu i qytetit, Ura e Ibrit, Monumenti i Minatorëve, Parku Industrial Trepça, Tuneli i Parë, Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve, hyrja e minierës, Lagjja Angleze dhe Kisha e Shën Pjetrit.

Pjesëmarrja në këtë vizitë kushton 20€.
Për të gjithë ju që jeni të interesuar të bëheni pjesë, mund të regjistroheni përmes vegëzës: https://forms.gle/LwQXCYLurQQVSRGv6

*Për të gjithë ata që dëshirojnë me e vazhdu ditën në Mitrovicë edhe pas turit, nga ora 19:00 në 7Arte do të prezantohen filma dhe punime digjitale të studentëve të 7Arte Academy, ndërsa nga ora 20:00 vazhdojmë me Music Night me La Fazanin.

Propozohet mbrojtje institucionale e kristalit masiv të Trepçës Trepça Sh.A njofton për nxjerrjen nga thellësitë e minie...
11/03/2026

Propozohet mbrojtje institucionale e kristalit masiv të Trepçës

Trepça Sh.A njofton për nxjerrjen nga thellësitë e minierës së Trepçës të një kristali masiv me kalcit të bardhë, me përmasa të konsiderueshme dhe strukturë kompakte, të formuar nga procese gjeologjike miliona-vjeçare.

Gjetje të tilla, të ruajtura në gjendje të plotë, konsiderohen të rralla në kontekstin minerar dhe mbartin vlerë të veçantë shkencore, edukative dhe muzeale.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij formacioni, platforma që promovon trashëgiminë industriale "Visit Trepça" propozon që kristali të shpallet pasuri muzeale dhe të vendoset si objekt qendror i Muzeut Nacional të Mineraleve dhe Kristaleve në Trepçë, deri në një vendim institucional përfundimtar.

Ky zbulim rikonfirmon potencialin e jashtëzakonshëm gjeologjik të Trepçës dhe hap një kapitull të ri në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë minerare të vendit.

Më shumë detaje rreth dokumentimit dhe ekspozimit të këtij objekti pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

20/02/2026

Në përvjetorin e 37-të të Grevës së Minatorëve të Trepçës, ju ftojmë ta ndiqni një sekuencë nga intervista e 7Arte me Nezir Behramin – udhëheqës i ndërrimit në horizontet 9 dhe 10.

Duke kujtuar grevën e vitit ’89, ai shprehet:
“Nuk jena kanë n’grevë veç na minatorët e Trepçës, atëherë u kon n’grevë krejt Kosova.”

Video-intervistën e plotë e gjeni në uebfaqen tonë: https://visittrepca.com/interviews-2/

A e keni ditur se dikur porti i Selanikut njihej si “porti i Trepçës”?Artikuj të gazetës The New York Times të vitit 196...
13/02/2026

A e keni ditur se dikur porti i Selanikut njihej si “porti i Trepçës”?

Artikuj të gazetës The New York Times të vitit 1961 përmendin se rrjedha tregtare që kalonte përmes Selanikut lidhej drejtpërdrejt me minierën e Trepçës në Mitrovicë, aq sa një pjesë e saj njihej si “porti i Trepçës".

Në vitet ’30 dhe më pas, mineralet e Trepçës — plumbi, zinku dhe metale të tjera — transportoheshin me tren nga Mitrovica drejt jugut, përmes Shkupit dhe luginës së Vardarit, deri në portin e Selanikut. Kjo ishte rruga më e shkurtër dhe më ekonomike drejt detit dhe tregjeve ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të kohës, rreth 300,000 deri në 320,000 ton mallra jugosllave kalonin çdo vit përmes Selanikut. Një pjesë e madhe e tyre ishin produkte minerare dhe industriale nga Trepça dhe rajonet përreth.

Ky bashkëpunim ekonomik u ndërpre disa herë për shkak të Luftës së Dytë Botërore, Luftës Civile Greke dhe tensioneve politike në rajon. Por në vitet ’50, pas përmirësimit të marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Greqisë, korridori u rindërtua dhe tregtia rifilloi.

Fakti që Selaniku njihej si “porti i Trepçës” tregon peshën ekonomike që kjo minierë kishte dikur në Ballkan.

Falemnderit Uran Haxha për gjetjen dhe ndarjen e këtij materiali!

Visit Trepça për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit“Travel News Market 2025 – Stockholm” Me 27 nëntor 202...
01/12/2025

Visit Trepça për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit
“Travel News Market 2025 – Stockholm”

Me 27 nëntor 2025, Visit Trepça ishte pjesë e shtandit shtetëror të Republikës së Kosovës, në kuadër të Panairit të turizmit Travel News Market në Stokholm.

Gjatë panairit, u zhvilluan takime të rëndësishme me agjenci turistike nga Suedia dhe vende të ndryshme të Evropës.

Visit Trepça u pozicionua mes operatorëve turistik nga Kosova, duke prezantuar për herë të parë jashtë vendit paketa dedikuar trashëgimisë industriale të Kosovës, me fokus të veçantë tek vlerat unike të Trepçës dhe ato kulturore që e karakterizojnë veriun e Kosovës.

Pjesëmarrja në këtë panair shënon një hap të madh drejt promovimit ndërkombëtar të Mitrovicës dhe Trepçës si destinacione të reja, autentike dhe të qëndrueshme për turistët nordik dhe evropian.

Kosova po e hap derën e turizmit kreativ - ne po e çojmë Trepçën në hartën evropiane.

Poashtu, gjatë vizitës në Stokholm, u zhvilluan edhe takime B2B në Ambasadën e Kosovës, nën mikpritjen e ambasadores Shkëndije Geci Sherifi.

Faleminderit FEGO Project Kosovo, dhe partnerëve suedez për mbështetjen!

Our latest tours captured the magic of Trepça in its golden season🍂Book your tour now!  ⚒️
18/11/2025

Our latest tours captured the magic of Trepça in its golden season🍂

Book your tour now!

⚒️

Foto 1: Hoteli Trepça, menjëherë pas përfundimit të luftës kur shërbente si shkollë fillore për fëmijët e lagjes së Stan...
06/11/2025

Foto 1: Hoteli Trepça, menjëherë pas përfundimit të luftës kur shërbente si shkollë fillore për fëmijët e lagjes së Stantërgut.
Foto 2: Sot, pas më shumë se dy dekadash, Hoteli Trepça ndodhet në gjendje të rrënuar dhe të braktisur, i lënë në harresë dhe pa ndonjë plan për restaurim.

Më poshtë lexoni pjesë nga intervista e 7Arte me Niman Uka (ish shef i hotelit "Trepça"), e realizuar në kuadër të "Kujtesa e Trepçës: Rrëfime të 100 punëtorëve të Trepçës".

Hoteli n’Stari Tërg… ndërtimi edhe fillimi i punës t’hotelit është ba n’vitin 1936. Ata e kanë ba englezët. Minatorët e vjetër e majnë n’men. Edhe e përmenin nifar Jonsoni, i cili… i cili edhe ka qenë gjatë viteve t’80-ta (1980), ka qenë ni vizitë n’Stari Tërg. Ishte i lindun 1910-tën. Ka qenë me ni vajzë, e cila ka qenë e lindun n’1938-tën n’Zveçan. N’pasaportën e saj i çkrun Zveçan-Jugosllavia, vendlindja. Nejse ata ishin ardhë me ni mision krejt tjetër. Ata e kanë ndërtu hotelin n’Stari Tërg. N’kuadër të hotelit e kanë ndërtu bazenin, nja dyqin metra (200 m) përsipër hotelit n’mal. E kanë ndërtu terrenin e tenisit, i cili sod … betoni është n’gjendje ma i mirë se çdo gja që është qitë para tri (3) dite n’kit tokën tonë. Edhe trimstazat për me shetitë për mal, edhe bankat për me u ulë i kanë ba.

Pas luftës ka metë hoteli ashtu qysh… ka qenë, por me shumë keqardhje po e thom, n’vend që me e rujtë, dora shkatërrare e ka ba që ni ditë kur kom shku e kom pa ….që edhe n’gjysën e Ballkanit i kanë marrë gurtë për ndërtime, për çka… se hotelin e kanë, e kanë rrënu n’tërësi. Aty drejt me t’thanë jom ungjë edhe kom qajtë sikur fëmi, që kom qajtë. Se po të shkojshim na n’fillim mas luftës, t’i bojshim zyret n’hotel n’Stari Tërg… çdo delegacion… se kanë ardhë shumë delegacione… çdo delegacion t’ish ardhë edhe… se çdo mysafir kur hin e shef odën, e shef çfarë zotësillaku kie… e na… Burhani, Azizi i kanë pranu mysafirt n’zyre t’pastërtisë qitu afër postës, ka qenë ni zyre që, që katastrofë ka qenë më hy mrena edhe secili investitor që ka ardhë. Apo ka ardhë ni bashkëpunatorë i jashtëm, kur ka hi mrena, menxi s’ka pritë me dalë me shku prej atyhit…

Intervistën e plotë e gjeni këtu: https://visittrepca.com/sq/intervistat/ #1685092047439-f7d3957f-a53

Address

Sheshi “Mehë Uka” Kati: VI (ish-Bankos)
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit Trepça posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Featured

Share

Category