01/04/2025
Të nderuar klientë të ardhshëm,
Edhe pse kemi një filial në qendër të Rahovecit, dhe ende nuk kemi qenë në gjendje ta hapim lokalin tonë sipas planit, por megjithatë, nga etika jonë profesionale, ne vazhdojmë t’ua paguajmë qiranë pronarëve. Arsyet pse ende nuk kemi mundur ta hapim janë të ndryshme:
1.Udhëtojmë shpesh në panaire ndërkombëtare për ti zgjeruar dhe përmirësuar shërbimet tona.
2.Djali ynë, Isaiah, vitin e kaluar ka pasur një problem shëndetësor dhe ka nevojë për kontrolle të rregullta në Hamburg.
3.Isaiah filloi klasën e parë në Rahovec pas shpërnguljes nga Hamburgu, dhe përkushtimi për ta ndihmuar të socializohet në shkollë dhe ambientin e ri ka qenë prioritet për ne.
4.Përditshmëria e tij shkollore kërkon angazhim, pasi duhet ta çojmë dhe ta marrim nga shkolla çdo ditë, gjë që kërkon kohë dhe organizim.
5.Unë Si babë i dy fëmijve , nuk kam prindër të gjallë që do të më ndihmonin siç ndodh në shumë familje të tjera – derisa tek shumica ne Rahovec baba ua blen në pergjithesi harxh nëpër markete apo ne pazar dhe kujdeset për blerjet, dhe një nënë që të na ndihmojë dhe të kujdeset për beben e vogël. apo per të na pergatitur bukë ,kemi vetëm perkrahje të kufizuar,sepse edhe të tjerët i kanë obligimet e tyre.
6.Vajza jonë, Elba, është vetëm 8 muaj dhe, ashtu si çdo foshnjë, ka nevojat dhe ritmin e saj dhe na i dikton shumë sendet gjatë ditës.
7.Dhe shumë arsye të tjera të disa projekteve të tjera, të cilat kanë ndikuar në hapjen e filialit fizik.Pavarësisht këtyre sfidave, për ata që janë konfuzë dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh me këtë lokal: Ai do të mbahet ende dhe nuk është i braktisur sa për info. Megjithatë, ky lokal është zyrë administrative dhe jo primare për ne, sepse ne operojmë kryesisht online. Ju mund ta verifikoni këtë vetë përmes shërbimit tonë të shpejtë dhe efikas.
Ne kemi zgjedhur mënyren që të mos i presim klientët fizikisht gjatë gjithë ditës në një filial, por të ofrojmë shërbime moderne dhe të shpejtë nëpërmjet platformave dixhitale.
📌 Si funksionon shërbimi ynë?
Na kontaktoni në WhatsApp ose Viber për të rezervuar biletën tuaj .
Ne Gjermani : WhatApp +49 160 468 15 64
Ne Kosovë : Viber +383 49 556 755
Ne ju dërgojmë barkodin dhe brenda disa minutash ju merrni biletën tuaj.
Në Kosovë, pagesën mund ta bëni në çdo filial të Ria Payment.
Në Gjermani, pagesa mund të bëhet lehtësisht në arkën e DM, Netto, Rewe, Rossmann, etj.
Kjo është fuqia e botës dixhitale – nuk ka rëndësi ku ndodhemi ne , apo ku ndodheni ju,n,Brestoc,n.Opterushë apo në Kramovik shërbimi funksionon në mënyrë të përsosur.Gjithçka që na nevojitet është një lidhje interneti për ti drejtuar bizneset tona online.. Shpresojmë që shumë shpejt të hapim edhe filialin fizik!
Me respekt,
Via Albanei Travel ✈