31/10/2026
14 VITE TË NJËJTËN QEVERI, 35 VITE TË NJËJTAT FIGURA POLITIKE DHE NJË POPULL QË PO MËSOHET THJESHT TË MBIJETOJË!
Sa herë duan, ndryshojnë ligjet. Shkrijnë bashkitë, shesin malet dhe pasuritë publike, abuzojnë me pushtetin dhe skandalet e korrupsionit nuk i tronditin më.
Por problemi i Shqipërisë nuk është vetëm qeveria!
Edhe opozita, megjithëse i jep zë revoltës qytetare, prej 14 vitesh nuk ka arritur ta kthejë atë në një alternativë bindëse për ndryshim. Kur sheshet mbushen jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike që na ka sunduar e përfaqësuar prej 35 vitesh, përgjigjja nuk mund të jetë thjesht vazhdimi i të njëjtave figura, të njëjtave fytyra dhe të njëjtave interesa.
Populli nuk ka nevojë të zgjedhë mes dy zhgënjimeve!
Sot qytetarët janë lodhur, kanë humbur besimin dhe po mësohen të jetojnë me padrejtësinë. Po mësohen të mos reagojnë, të mos kërkojnë llogari dhe të mendojnë se asgjë nuk ndryshon.
Kjo është fitorja më e madhe e një sistemi të kalbur: kur arrin ta bindë popullin se nuk ka alternativë.
Një qeveri që nuk jep llogari, një opozitë që nuk rinovohet dhe një popull që hesht nga frika apo zhgënjimi janë tre plagë të së njëjtës Shqipëri.
Ne nuk kemi nevojë vetëm për ndërrim pushteti. Kemi nevojë për ndërrim mentaliteti, përgjegjësi dhe figura të reja që nuk kanë qenë pjesë e këtij dështimi.
🇦🇱 Shqiptarët nuk kanë lindur për të mbijetuar nën të njëjtat fytyra dhe të njëjtat premtime. Kanë të drejtë të jetojnë në një vend ku pushteti i shërben popullit dhe jo populli pushtetit!