HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA

HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA The hotel is located in the woods across the city 1.5 km from the centre of the town. It is a quiet paradise for the nature lovers and relaxation seekers.
(298)

If you are an outdoor enthusiast or adventure tourist, you've come to the right place. Shtëpia juaj larg shtëpisë
Plot hijeshi Castle Park gjendet i vetëm majë një kodre, mes një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjër me vështrim nga gjigandi mali i shenjtë i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400 vjecare. Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, ka mikpritur personalitete me

famë botërore. Ndoshta vertet aty gjithcka është magjike, pasi cdo detaj është i realizuar me pasion, guxim, këmbëngulje, por mbi të gjitha ai është i krijuar për të falur momente të paharrueshme duke zënë pak vend te kushdo që e takon atë, për t'u rikthyer besnikërisht përsëri. Standardet Tona:
1. Një parajsë e qetë
Hoteli ndodhet në mes të pyllit, 1.5 km larg qendrës së qytetit. Është një parajsë e qetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen.
2. Aktivitete në natyrë
Nëse jeni entuziast i aktiviteteve në natyrë, keni ardhur në vendin e duhur. Ne organizojmë aktivitete si rafting në Kanionet e Osumit, eksplorim kanioni, hydro-speed, ecje në natyrë etj.
3. Ushqimi më i mirë i zonës
Restoranti jonë mburret me recetat tradicionale të pregatitura me zarzavatet e mishin më të mirë të zonës. Produktet e freskëta të zonës janë përbërësi kryesor që u jep shijen recetave tona.
4. Mikpritja Shqiptare
Hotel Restorant Castle Park është I famshëm për autenticitetin e tij Shqiptar. Ne me krenari mbajmë 3 çmime nga marka e cilësisë “Authentic Albania” të cilat janë respektivisht: Albanian Cuisine, Albanian Spirit dhe Authentic Albania Silver Award.

28/06/2025

Aventura e sotme e mbushur me energjinë e natyrës dhe ngrohtësinë e mikpritjes lokale! 🌿🚙Me Albania Rafting, Much Better dhe Villa Goliku, çdo moment kthehet në një histori për t’u rrëfyer — nga kanionet e egra te jeta e qetë e fshatit.Faleminderit që zgjidhni ta eksploroni Shqipërinë me zemër e shpirt! 🇦🇱❤️

22/06/2025

Zhyty në Zemrën e Kanionit të Osumit! 🌿Eksplorimi i Kanionit të Osumit në këmbë dhe me not është një nga aventurat më mahnitëse që mund të përjetosh në Shqipëri! 💦💚Prek dhe ndje fuqinë e natyrës, rrjedhën e lumit dhe energjinë e këtij monumenti natyror 3 milionë vjeçar.✨ Lëre veten të udhëhiqesh mes ujëvarave të fshehura, pishinave natyrore dhe qetësisë së egër — së bashku me ekipin profesionist të Albania Rafting Group, të parët që promovuan Kanionet e Osumit.A je gati të ndjesh vërtet çfarë do të thotë të jesh gjallë?

21/06/2025

Zbuloni Magjinë e Kanionit të Osumit! 🌊Gjatë gjithë vitit, Albania Rafting Group dhe Hotel Castle Park ofrojnë aktivitetet më të bukura në rajonin e Beratit, por eksplorimi i Kanionit të Osumit mbetet eksperienca më magjepsëse dhe më e preferuar nga turistët!✨ Udhëtoni në një monument natyror 3 milionë vjeçar, 150 metra në thellësi të tokës, ku ujëvarat, vegjetacioni i egër dhe ngjyrat mahnitëse të shpateve do t’ju lënë pa fjalë. Të gjitha janë të organizuara në mënyrë profesionale: transporti, pajisjet, veshjet dhe guida të certifikuara, e për të përfunduar dita me shije, një drekë tradicionale fantastike nga zona.🍃 Qoftë adrenalinë, qoftë dashuri për natyrën – ky udhëtim është një përjetim i paharrueshëm në Shqipëri!📍 Rezervoni tani dhe kuptoni pse Kanioni i Osumit është destinacioni më i dashur për vizitorët!

   with .repost・・・Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme u ndalëm pak më gjatë tek turizmi, e specifikisht edhe...
09/06/2025

with .repost
・・・
Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme u ndalëm pak më gjatë tek turizmi, e specifikisht edhe tek interesi që mediat e huaja tregojnë gjithnjë për vendin tonë dhe bukuritë e tij. Këtë herë televizioni francez “France 5”, i ka dedikuar një dokumentar disa prej qyteteve të Shqipërisë si në Krujë, Durrës,Vlorë, Berat, Skrapar dhe Përmet, në programin “Échappées Belles” (Ishapis Belle) të gazetares franceze Sophie Jovillard: “Albania, the Pearl of the Balkans”.

Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme patëm të ftuar mikeshën e programit tonë astrologen më të famshme Meri Shehu, e cila nuk mungon asnjë të hënë për të na treguar sesa yje do të kenë shenjat e horoskopit dhe sesi do të jetë java.

Kur tradita, kultura dhe mikpritja bashkohen, çdo turist përjeton një eksperiencë unike ✨Faleminderit  ❤️për ftesën dhe ...
09/06/2025

Kur tradita, kultura dhe mikpritja bashkohen, çdo turist përjeton një eksperiencë unike ✨
Faleminderit ❤️për ftesën dhe për promovimin që i bëni Beratit!
Ju mirëpresim në 🏰

🇦🇱

05/06/2025

Në një emision prestigjioz francez ,Shqipëria është vlerësuar si “Perla e Ballkanit” – një titull që pasqyron bukuritë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë. 🌍✨Ne, si Albania Rafting Group, Castle Park Berat jemi krenarë që prej shumë vitesh jemi në vijën e parë të promovimit të Shqipërisë së aventurës , natyrës dhe kulinarisë Beratase🚣‍♂️🇦🇱🫒!Faleminderit të gjithëve mediave ndërkombëtare dhe Shqiptare që besojnë dhe punojnë për një Shqipëri turistike dhe të vizituar nga mbarë bota! 🌍💚 🏰

We are so happy to have such kind and supportive people like Christo from the USA who follow and support our work 🙏🇺🇸 Th...
04/06/2025

We are so happy to have such kind and supportive people like Christo from the USA who follow and support our work 🙏🇺🇸 Thank you for this lovely surprise 💐. We look forward to welcoming you to Albania 🇦🇱!

🇦🇱 ✈️

03/06/2025

🇦🇱Mirë se vini në Shqipëri! Aventura juaj nis sapo zbrisni në Aeroportin e Tiranës, ku do t’ju presë mikpritësi juaj nga Albania Rafting Group. Pas një përshëndetjeje të ngrohtë, nisim udhëtimin drejt jugut, përmes vargmaleve madhështore dhe luginave të gjelbëruara, për të mbërritur në një nga thesaret më të bukura të vendit.Berati është ndalesa jonë e parë — i njohur si “Qyteti i Një Mijë Dritareve”, një vend i mbushur me histori dhe bukuri autentike. Ky qytet unik është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë arkitekturës së tij osmane dhe atmosferës që të kthen pas në kohë. I vendosur mes malit të shenjtë Tomorr dhe lumit Osum, Berati është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë.Do të vizitojmë kalanë e lashtë, ku edhe sot jetojnë familje vendase brenda mureve historike prej guri. Ndërsa dielli perëndon mbi çatitë karakteristike, do të mblidhemi për një darkë të ngrohtë në Slow Food House Berat, mikpritur nga Alma Spathara — kuzhina tradicionale shqiptare, e përgatitur me dashuri dhe produkte vendase, do të jetë mënyra më e mirë për të nisur këtë udhëtim të paharrueshëm.Dhe kjo është vetëm dita e parë — përpara na presin male të shenjta, kanione që datojnë prej miliona vitesh dhe lumi i fundit i egër në Europë: Vjosa. 🌊https://www.albrafting.org/tour/kayak-raft-and-hike-canyons-albania-6-day

🌊 Sot folëm për Lumin Vjosa  në   me   një lajm fantastik që na mbush me emocion dhe krenari!UNESCO ka dhënë rekomandimi...
27/05/2025

🌊 Sot folëm për Lumin Vjosa në me një lajm fantastik që na mbush me emocion dhe krenari!
UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës 🌍!

Vjosa, lumi i egër i fundit në Europë, nuk është më vetëm një pasuri natyrore sot ajo është një model i zhvillimit të qëndrueshëm, duke ofruar mundësi të mrekullueshme për aktivitete në natyrë dhe turizëm gjithë vjetorë🌱🚣‍♀️.

🇦🇱❤️

24/05/2025

💫 Një udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë, e cila deri dje në Francë shihej si e egër, e shëmtuar dhe e pavizitueshme🇦🇱💎🇫🇷

📺🇫🇷Më 31 maj, ora 21:00, emisioni popullor francez “Échappées belles” do t’u ofrojë shikuesve në ekranin e “France 5”, plot 90 minuta me thesaret që e bëjnë Shqipërinë të dëshirueshme e pastaj të paharrueshme për vizitorët, sepse siç thotë edhe spoti publicitar i këtij emisioni “Shqipëria të ndryshon”😍✈️🌿

⛵🌄🏞️🚵‍♀️✈️
✈️🇦🇱🫶

🌞 Mirëmëngjes nga Castle Park, Berat!Ju urojmë një fundjavë të mbarë, plot qetësi dhe energji pozitive 🌿✨🏞️ Na vizitoni ...
24/05/2025

🌞 Mirëmëngjes nga Castle Park, Berat!
Ju urojmë një fundjavë të mbarë, plot qetësi dhe energji pozitive 🌿✨

🏞️ Na vizitoni për të shijuar natyrën, ushqimin bio dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.
Ju mirëpresim me shumë dashuri! ❤️

🇦🇱❤️Berati destinacioni më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj sotë ne  me  Ky qytet magjepsës ka fituar vëmendjen...
22/05/2025

🇦🇱❤️Berati destinacioni më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj sotë ne me
Ky qytet magjepsës ka fituar vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si një ndalesë të domosdoshme kur viziton Shqipërinë.🇦🇱🏰

Turizëm i qëndrueshëm,ku çdo cep ofron përjetime unike:
🍽️ Ushqim bio dhe tradicional
🏞️ Aktivitete në natyrë
🏛️ Vizita kulturore që të çojnë pas në kohë

Të flasësh për Beratin… më buron nga shpirti.
Sepse Berati është qyteti i zemrës time ❤️

🏰

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA:

Share