Berat City

Berat City Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Berat City, Tour Agency, Berat.

If you plan to visit Albania, there is a city that you must visit,
city of Berat one of the best cities in the country, UNESCO protected, fantastic views and delicious gastronomy.

Reportazh per fshatin e lapardhas
21/12/2020

Reportazh per fshatin e lapardhas

Në gjithëherët që mund të vizitosh Beratin, mendja të shkon në fshatrat e tij. Ilnisa Agolli na çon në Lapardhanë e madhe aty. Njësh dhe dysh. Nga Berati mun...

Duke nisur nga dita e nesërme, hyn në fuqi mbajtja me detyrim e maskës në ambientet publike. Të gjithë ata që do ta shke...
14/10/2020

Duke nisur nga dita e nesërme, hyn në fuqi mbajtja me detyrim e maskës në ambientet publike. Të gjithë ata që do ta shkelin këtë rregull do të gjobiten me shumat që variojnë nga 3 mijë lekë për shkeljen e parë dhe 5 mijë për shkeljen e dytë.

10/08/2020

Pjes e historis se Beratit

Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Βουλγερολις (qyteti bullgar, sllv. Belgrad) në shekullin e X

20/06/2020

Rinisja e fluturimeve nga Rinasi
NJOFTIMI I PLOTE

Në kuadër të iniciativave për ringritjen e industrisë së aviacionit civil në Shqipëri, pas vështirësive që rezultuan nga situata e paprecedent e COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin gradual dhe të sigurtë të aktivitetit të transportit ajror.

Prioritet i veprimtarisë në kontekstin në fjalë është rivënia në funksionim e transportit ajror në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

Duke mirëkuptuar e mbështetur dëshirën dhe nevojën e shoqërive ajrore që kanë skeduluar fluturime të rregullta ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të nisur sa më shpejtë aktivitetin e tyre, dëshirojmë të konfirmojmë se të gjitha përpjekjet po ndërmerren nga autoritetet shtetërore shqiptare për të mundësuar rifillimin e fluturimeve në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar me shtetet partnere me të cilat zbatojmë Marrëveshje të Shërbimeve Ajrore.
Duke konsideruar deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, sipas së cilës rekomandohet ndër të tjera heqja e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar nga 1 Korrik 2020 si dhe duke konsideruar angazhimet e disa shteteve të tjera të Zonës Shengen për të ndjekur të njëjtën qasje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

Përtej lajmit të shumëpritur për rinisjen e fluturimeve ajrore Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm që të garantohen operimet e sigurta, eficiente dhe mbi të gjitha siguria e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe ajo e pasagjerëve

20/06/2020

Rezultatet e lendes Gjuhe e Huaj

Things to do in Berat
13/06/2020

Things to do in Berat

Famous for its captivating mosaic of tiny windows that peer out from the hillside, UNESCO-listed Berat is one of Albania's most enchanting sights.

https://berati.tv/reportazh-nje-udhetim-ne-beratin-e-nje-mije-e-nje-mrekullive/
13/06/2020

https://berati.tv/reportazh-nje-udhetim-ne-beratin-e-nje-mije-e-nje-mrekullive/

Është një ditë e zhurmshme dhe plot trafik në Tiranë, tamam qershor. Po nisemi drejt Beratit, koha është tipike, me diell të nxehtë, duke dueluar me retë për të dalë në pah, me një erë të lehtë me drejtim veri-jug, si për të na treguar se nga duhet të ikim. Rruga kalon shpejt d...

Duke nisur nga dita e hënë, qytetarët përmes e-Albania do të mund të marrin leje për daljet nga shtëpia për pazar, vetëm...
29/03/2020

Duke nisur nga dita e hënë, qytetarët përmes e-Albania do të mund të marrin leje për daljet nga shtëpia për pazar, vetëm një person për familje.

Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin. Por e-albania ka publikuar një listë me shjegime mbi këtë proces.

Ja çfarë duhet të dini

1. Çfarë lejesh janë këto?

Këto janë leje për kembësorët, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

2. Si mund të aplikoj për këtë leje?

Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin : “Leja për Dalje”.

Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)

Aplikimi me anë të sms-së në telefon:

Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes
Psh: J12345678L 0930

3. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

4. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?

Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar vjen 1 ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dergon një mesazh ditën e hënë, miratimi me sms vjen ditën e martë, dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.

5. Për sa kohë është kjo leja?

Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00.

6. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?

Jo, “Leja per dalje” është për këmbësorët.

7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?

Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orëm brenda një dite.

8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / How can foreign citizens apply for a pemission?

Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”

Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

9. Po, për të shkuar në punë duhet të aplikoj?

Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për leje-dalje.

10. Po, kur jemi në një certifikatë unë dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga unë si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?

Në rastet kur disa anëtarë të certifikates suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet të tjetër, të dyja palët mund të aplikojnë për leje duke qenë se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës për anëtarë, që i përkasin të njëjtës certifikatë familjare.

11. Po, për të shkuar në spital vlen kjo leje?

Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

***Për çdo pyetje shtesë apo paqartësi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania për shërbimin online “Leje per Dalje” apo për shërbime ë tjera në portal, Lutemi të na shkruani në adresën [email protected]

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë e...

29/03/2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

27/03/2020

‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë, se janë duke u marrë masa për kthimin në Shqipëri të qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Njësinë e Krizës të ngritur në MEPJ dhe Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e këtyre qytetarëve sipas kategorive si më poshtë:

👉 Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
👉 Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe
👉 Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë 🆘 apo informacionℹ️, telefononi📞 në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.

Përfaqësia Nr. Emergjence
📍ABU-DHABI 📞 +971 58 570 5112
📍ANKARA 📞+905495611985
📍ATHINË 📞+30 694165 8183
📍BEOGRAD 📞00 381 63 30 95 98
📍BERLIN 📞0049 1798215905 / 0049 174 8619587
📍BERNË 📞+41774099729
📍BRATISLAVË 📞00421 904 801 391/ 00421 944 223 941
📍BRAZIL 📞55 61 99114 6568
📍BUDAPEST 📞+36 30 201 3676
📍BUKURESHT 📞+40784932223
📍HAGË 📞0031616275159
📍IZRAEL 📞 00972 (0) 54 904 2813
📍KAJRO 📞 201060300388
📍KATAR 📞+97470277222
📍KANBERA 📞+ 61 450 977 145
📍KOPENHAGEN 📞+4591636640
📍KUVAJT 📞96594048219
📍LONDËR 📞+44 (0) 75 18662630
📍MADRID 📞+34 606 376 830
📍MOSKË 📞+7 929 968 05 38
📍OTAVË 📞+1 613 864 7575
📍PARIS 📞+33 1 47 23 31 51
📍PEKIN 📞+86 13810476221
📍PODGORICË 📞38267288757
📍PRAGË 📞+420 775 041 553
📍PRISHTINË 📞00383 45 618 618
📍RIAD 📞+966501905586 /966532405751
📍ROMË 📞+39 3420498192
📍SHKUP 📞 38975376896
📍SLLOVENI 📞38631240760
📍SOFJE 📞+359 89 4311493
📍STOKOLM 📞+46 73 57 42 350
📍TOKIO 📞03-3543-6861
📍VARSHAVË 📞 +48 501194910
📍VATIKAN 📞+39 06 39721599
📍VJENË 📞+00436767886324
📍WASHINGTON 📞+1 347 241 4434/ +1 202 758 9526
📍ZAGREB 📞00385 91 53 07 477
📍KONSULLATA BARI 📞+39 080 2055842
📍KONSULLATA JANINË 📞0030-6947072353
📍KONSULLATA MILANO 📞+39 3497834666
📍KONSULLATA MYNIH 📞+4915237913997
📍KONSULLATA SELANIK 📞0030 6983661224
📍KONSULLATA STAMBOLL 📞00905396566219
📍MISIONI BE BRUKSEL 📞0032485401237
📍MISIONI GJENEVË 📞+41 79 151 85 04/+4122 7311143
📍MISIONI NATO 📞+32 2 707 2782
📍MISIONI OKB NJU JORK 📞+1 347 241 4434/ +1 202 758 9526
📍MISIONI OSBE-VJENË 📞+43 1 328 8710
📍MISIONI STRASBURG 📞+33 3 88 36 02 06
📍MISIONI UNESCO 📞+33 (0) 1 45 68 32 44 +33 (0) 6 15 63 09 67

17/03/2020

Qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale. Qëndroni në shtëpi!
Respektoni distancen te pakten 1m nga çdo individ,
Lani duarët me ujë të bollshëm dhe sapun
Qëndroni të informuar nga autoritetet kompetente mbi covid19
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë

Address

Berat
BERAT

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Berat City posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category