Bogë (Albania)

Bogë (Albania) Kjo faqe synon të promovojë vlerat kultutore, historike dhe turistike të fshatit Bogë në Malësinë e Madhe dhe banorëve të saj.

Boga, eshte nje fshat ne zonen e Malesise se Madhe. Kjo faqe kerkon te shpalose bukurine dhe vlerat e ketij fshati dhe banoreve te saj.

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!Miq të faqes, motra vëllezër e dashamirës të Bogës, me anë të këtij postimi ju urojm...
24/12/2025

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Miq të faqes, motra vëllezër e dashamirës të Bogës, me anë të këtij postimi ju urojmë nga zemra gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Urojmë që ti kaloni zemërplot, në ngrohtësinë e familjes dhe miqve.

Për të gjithë të interesuarit, mesha në Bogë do të kremtohet sot në orën 18:00 dhe nesër në oren 9:00.

Bashkë me urimin, luten të gjithë ata që kanë mundësi ti bashkohen thirrjes së meshtarit për të mbështetur punimet e filluara në ambjentet e kishës. Mes të tjerash, punimet synojn të krijojnë një hapësirë të denjë për të kujtuar e vlerësuar të Lumin Dom Lekë Sirdanin dhe një hapsirë në shërbim të banorëve.

Logu i Bjeshkëve përcjell traditën e lashtë në kohët tona. Ndryshe nga xhubleta që tashmë është njohur si pjesë e trashe...
09/07/2025

Logu i Bjeshkëve përcjell traditën e lashtë në kohët tona.

Ndryshe nga xhubleta që tashmë është njohur si pjesë e trashegimishë botërore nga UNESCO, Logu i Bjeshkëve mbetet pjesë e vlerësimit kryesisht krahinor.

Do merrni pjesë këtë vit?

Mbajeni mend këtë datë! 🗓
10 gusht 2025
Organizohet aktiviteti më i bukur tradicional në Shqipëri "Logu i Bjeshkëve"

Regjistrimet për vajzat kanë filluar.
Për më shumë informacion kontaktoni në numrat e tel:
0693492282
0676930449

Pamje e Luginës së Bogës e marrë nga Kodra e Gjollës. Fotoja është pronë e Fredrik Häll
07/07/2025

Pamje e Luginës së Bogës e marrë nga Kodra e Gjollës.

Fotoja është pronë e Fredrik Häll

Gabriel Rakaj udhëheq listen e kandidatëve të Lëvizjes Lëvizja BASHKË në Qarkun Shkodër. Përveçse një student i arritur ...
15/03/2025

Gabriel Rakaj udhëheq listen e kandidatëve të Lëvizjes Lëvizja BASHKË në Qarkun Shkodër.

Përveçse një student i arritur dhe djalë shëmbullor, Gabrieli meriton mbështetjen tonë pasi vjen nga një familje intelektuale me origjinë nga Boga.

I urojmë Gabrielit suksese në rrugen e nisur dhe mbarvajtje të fushatës.

GABRIEL RAKAJ, I PARI NË SHKODËR

Gabriel Rakaj do të jetë udhëheqësi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes BASHKË për qarkun e Shkodrës.

Me prejardhje nga një familje intelektuale shkodrane me kontribute në mësimdhënie dhe në botën akademike, Gabrieli është diplomuar rishtazi në degën Inxhinieri Fizike pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës. Përveçse është një ndër të rinjtë më premtues si kërkues shkencor në fushën e shkencave ekzakte, interesi i tij i hershëm për historinë dhe drejtësinë sociale e ka bërë Gabrielin një njohës të mirë të mendimit politik dhe të shkencave humane.

Si një ndër aktivistët më seriozë dhe të dijshëm të Lëvizjes BASHKË, Gabrieli është angazhuar me përkushtim për t’i dhënë zë kauzave të ndryshme me të cilat jemi përfshirë ndër vite: nga kërkesa për njohjen e Minimumit Jetik, te fushata për Tiranën, e deri te protestat e fundit për rritjen e pensioneve.

Përtej angazhimit të tij politik dhe akademik, Gabrieli është një njeri me pasionin për sportin. Ndër aktivitetet e tij të preferuara janë loja e shahut dhe çiklizmi, si mënyra për të mbajtur aktive mendjen dhe trupin.

Shkodra, një qytet me traditë të pasur kulturore dhe intelektuale, meriton të mbështesë zërin e të rinjve të ndershëm e të shkolluar, duke lënë prapa politikën e vjetër të pazareve dhe shfrytëzimit të pushtetit për interesa të ngushta. Me integritetin dhe përkushtimin e tij, Gabriel Rakaj do të përfaqësojë denjësisht Shkodrën në parlamentin shqiptar.

14/03/2025

Letër drejtuar Bogianëve nga Gëzim Olaj

Bogian të dashur, miq dhe dashamirës të fshatit Bogë kudo që jeni,

Me anë të kësaj letre u përcjellë urimet e mia të përzemërta dhe u shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme.

Siç edhe e dini, Boga vazhdon të tërheqë vëmendjen e merituar të vizitorëve të shumtë vendas dhe të huaj. Bashkë me vemendjen në rritje, asaj i janë shtuar investimeve të shumta private. Së fundmi atyre u janë bashkuar edhe investime të shumta shtetrore. Duke marrë shkas nga ky zhvillim po ju shkruaj si më poshtë t’iu njoftoj se për Bogen kanë ardhë ditë të bukura pasi investimet publike të natyrës transofrmuese jane gjithnjë në rritje. Këtu përfshihen:
- Ndriçimi i rrugës i realizuar në 2024-en
- Sjellja e tensionit të lartë 35000Kw me linjë direkte nga stacioni i Koplikut (Bogiq)- Boge!
- Projekti ka filluar zbatimin dhe mund të mbaroj për 6 muaj
- Zgjërimi i rrugës me dy korsi për të cilin pritet të fillojë projektimi këtë vit. Afati i mundshëm i zbatimit është 2 vite.

Përveç tyre, janë në fazen e tenderimit edhe 3 projekte tjera me vlere rreth 6 million euro për të cilat pritet të fillojnë punimet në muajin maj të këtij viti. Këtu përfshihen:
- Ndërtimi i ujsjellësit të Bogës
- Ndërtimi i kanalizimeve dhe gropave septike për ujrat e zeza
- Ndërtimi i shtigjeve dhe rrugëve për biçikleta me gjatësi 5 km e cila përshkon gjithë fshatin.

Megjithëse këto janë zhvillime të pa imagjinueshme pak vite më parë, tashmë ato po bëhen realitet. Mirëpo sikurse mund ta merrni me mend, mbarvajtja dhe realizimi i sukseshëm i tyre në kohë kërkon edhe bashkëpunimin tonë. Për këtë, u bëj thirrje vllazërisht që të nxitemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mënyrë që ti mundësojmë Bogës vazhdimin e rrugës së zhvillimit.

Përfitoj nga rasti t’ju ftoj t’i bashkoheni Festës së Çobanit me 21 dhe 22 qershor e cila këtë vit do jetë edhe më e bukur, madhështore dhe mbreslënëse.

Duke shpresuar të shihemi së shpejti, u përshëndes dhe falenderoj për dashamirsinë tuaj ndaj Bogës dhe njëri-tjetrit dhe ndaj meje në veçanti dhe shpresoj të vini dhe të investoni në Bogë🙏!!

Gëzim Olaj
I ❤️ Boga

Kënga e re e Luiz Ejlli me Naldi e filmuar në Bogë.
22/01/2025

Kënga e re e Luiz Ejlli me Naldi e filmuar në Bogë.

Listen and watch the latest music video from Luiz Ejlli x Naldi.____________________________✔️ Did you subscribe to the SBS's official channel? Turn on the ?...

Boga si vend turistik për eliten Shkodrane në përiudhen parakomuniste. Në foto shfaqën pushuesit shkodran, përfshi edhe ...
07/12/2024

Boga si vend turistik për eliten Shkodrane në përiudhen parakomuniste.

Në foto shfaqën pushuesit shkodran, përfshi edhe familjet Kurti dhe Kodheli. Fotoja është pronë e oldalbanianphotos (IG) profilin e të cilit mund ta ndiqni nepërmjet lidhjes së mëposhtme: https://www.instagram.com/oldalbanianphotos?igsh=MTYwczl4eTRzeHIycg==

Address

Bogë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bogë (Albania) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bogë (Albania):

Share