Guida Divjake-Guide me Altinin

Guida Divjake-Guide me Altinin 📌Koleksioni natyror i Altinit
📌Histori
📌Kulture
📌Birdwatching
📌Flore dhe Faune

Falenderoj Znj. Rudina Magjistari dhe TV Klan për mundësinë dhe cilësinë e prezantimit.
03/07/2025

Falenderoj Znj. Rudina Magjistari dhe TV Klan për mundësinë dhe cilësinë e prezantimit.

, një program nga autorja dhe moderatorja , një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishm...

Vazhdojmë pamvarësisht temperaturave.
29/06/2025

Vazhdojmë pamvarësisht temperaturave.

24/06/2025

Mbase vështirë të kuptohet nga të gjithë ky postim. Do të shkruaja pa fund për këtë rast. Por përzgjodhëm këtë sepse edhe vet ne u emocionuam nga çfarë përcollën këta qytetar të mrekullueshëm. Miq shok dikur maturant në vitet 74 dhe ja vijnë e takohen këtu në moshën 70 vjeçare. Vijnë nga skaje të botës dhe me shumë mall perqafojnë njeri tjetrin. Të gjithë me kontribut të jashtzakonshëm në shoqëri. Dikush arkitek, doktor, petagog, inxhinier, profesora, agronoma etj ...eeh, gjithfarë profesionesh në shërbim të shoqërisë. Vertetë njerëz me vlera të jashtzakonshme. Nuk po tregoj vlerësimin që morëm por çfarë ndjem kur ishim pjesë e këtyre gjimnazistave 70- vjeçar. Paçi jetën e gjatë plot shëndet o shembuj të gjallë.🤗🙏🙏🙏

22/06/2025

Nuk kishim në mëndje të postonim kështu vidiosh. Por duke ndjerë përgjegjësi qytetare, ku ditët e fundit po qarkullojnë nëpër rrjete sociale shumë materiale denigruese dhe shumë fobishpërndarëse ndaj zvarranikëve që hasen në natyrë dhe në rrugë kalimet e tyre kudo gjenden, vendosëm tu tregojmë se si dhe çjanë në të vërtetë. Vidioja është realizuar sot ditën e dielë në një ditë rutinë për ne. Vidioja tregon më shumë se ç'duam tu tregojmë. Pra sa të dobishëm janë zvarranikët. Rasti në fjalë, bullari "sulmoj" karkalecat dëmbërës dhe jo mua që isha 20cm larg tij për disa minuta.

Sot është dita më e gjatë e vitit dhe sot quhet Solstici Veror. Dhe postimi i sotëm është përkushtimi i një angazhimi pe...
21/06/2025

Sot është dita më e gjatë e vitit dhe sot quhet Solstici Veror. Dhe postimi i sotëm është përkushtimi i një angazhimi pesë vjecar ku jemi munduar të fotografojmë pozicionin e diellit në të njëjtin vend në çdo datë 20-21 të çdo muaji. Pra jo çdo datë 20-21të muajve ndër vite dielli kishte luksin të na shfaqej dhe kështu sot ia arritëm. Fotot janë realizuar në vendperëndimin më të bukur të teritorit Divjakë-Karavasta.

17/06/2025

Kini durim e shihni vidion deri në fund. Se nuk duam tju mërzitim me këtë vapë. Por për ne është rast unik të shohim të dalin të vegjlit e këtyre krijesave të shkretëtirës. Dhe më e bukura është se mund të vini ti shihni pa guidë, pa pagesë. Ja tek i kini🙂🙋!

15/06/2025

Kur e alternon guidën me variacione besojmë se nuk ndihet shumë vapa. Po dhe plazhin aty e kemi tek e fundit, ska çna bënë vapa.

Asnjë foto nuk është bërë në të njëjtën ditë. Por ky vend ka një magji më vete kur ndodhesh aty pran. Në stinë të tjera ...
14/06/2025

Asnjë foto nuk është bërë në të njëjtën ditë. Por ky vend ka një magji më vete kur ndodhesh aty pran. Në stinë të tjera të ofron pejsazh dhe energji tjetër.

11/06/2025

Kush nuk do detin mund ti drejtohet kodrave tona Divjakë - Karavasta. Gjithmonë ke çfar të shikosh nga pafundësia e gjërave përgjat shtigjeve.

09/06/2025

Jemi prap tek agroturizmi! Nëse i referohemi trendit të fundit "Agro turizëm" dhe ku po mer vëmëndje vërtetë, teritori Divjakë-Karavasta është më i veçanti. Këtu i gjen të gjitha formatet e agroturizmit dhe gjatë gjithë vitit. Pra vizitorët mund të shijojnë gjithçka. A po...kërkohen punëtor për vjelje dhe ngarkim shalqini, karrotash, patatesh, lakrash dhe gjithçka kulturash arash. Vizitorët mund të marin pjesë në jetën e perditëshme të fermerëve. Ndërsa fiqt nuk hyjnë te guidat se kanë çmim të lartë si qersh*të😀😀!

07/06/2025

Formatet e guidimit në Divjakë-Karavasta janë pa fund. Një formë është edhe pesca turizmi që jo çdo kush e bënë. Mjeshtrat e këtij sporti janë të pakt dhe shumë profesional. Aa..po! Gjuetia e ngjalës në mënyrë tradicionale është edhe kulturë e zonës ku edhe i është kushtuar një valle traditë Myzeqare.

Address

Divjake
Divjakë
9022

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Guida Divjake-Guide me Altinin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Guida Divjake-Guide me Altinin:

Share

Category