Zëri Online

Zëri Online Komentoni, shpërndani dhe bëhuni pjesë e diskutimeve që ndikojnë jetën tuaj.

Burimi juaj informativ për histori njerëzore nga vendi, diaspora dhe bota, histori të njerëzve të suksesshëm dhe atyre të zakonshëm, si dhe për lajmet kryesore të ditës.

13/08/2026
Sot finalja e Kupës së Botës, po kush dhe si u krijua trofeu më i lakmuar në futboll lexoni shkrimin në link 👇
19/07/2026

Sot finalja e Kupës së Botës, po kush dhe si u krijua trofeu më i lakmuar në futboll lexoni shkrimin në link 👇

Trofeu ‘i vjetër’ Jules Rimet u vodh dy herë. Pas herës së dytë më 1983, ai nuk u gjet kurrë dhe besohet se është shkrirë. MILANO – Skulptori italian që projektoi trofeun e Kupës së Botës donte të përmblidhte tre emocione sportive në një formë të vetme spirale, përpjekjen...

19/07/2026

Gjendet i djegur trupi i mjedisorit dhe gazetarit 53-vjeçar në Itali, më parë qe ekzekutuar me plumb

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë.
Trupi i pajetë dhe i djegur i 53-vjeçarit Luigi Esposito, i njohur si Luca Esposito, është gjetur në orët e para të mëngjesit të 19 korrikut në një zonë të izoluar në distriktin Cioffi, përgjatë rrugës shtetërore 7bis, në komunën Eboli, provinca e Salernos.

Alarmi u dha rreth orës 03:30, pasi një zjarr në shkurre shpërtheu në një zonë të fshehur nga rruga kryesore. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të shuar flakët dhe karabinierët për të siguruar zonën. Pas fikjes së zjarrit, u zbulua trupi i një burri, i djegur pothuajse plotësisht, shkruan Corriere della Sera.
Identifikimi i viktimës u bë pas disa orësh. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, në trupin e Luca Espositos u konstatua një plagë e shkaktuar nga armë zjarri. Pranë trupit u gjet edhe një gëzhojë, duke forcuar dyshimet se 53-vjeçari ishte ekzekutuar fillimisht dhe më pas autorët i kishin vënë flakën trupit për të fshehur gjurmët e krimit.

Luigi Esposito ishte me origjinë nga Nocera Inferiore dhe punonte në ARPAC, Agjencinë Rajonale të Kampanjës për Mbrojtjen e Mjedisit. Gjatë karrierës së tij kishte shërbyer në Avellino dhe Caserta, ku merrej kryesisht me kontrollet mjedisore në fermat e buajve.

Përveç profesionit si biolog, ai ishte i diplomuar edhe në Letërsi dhe prej vitit 2012 ushtronte aktivitet si gazetar i pavarur. Esposito drejtonte portalin sportiv “Tutto Salernitana” dhe bashkëpunonte edhe me kanalin televiziv Otto Channel.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje të rëndë.
https://zeri-online.com/index.php/2026/07/19/gjendet-i-djegur-trupi-i-mjedisorit-dhe-gazetarit-53-vjecar-ne-itali-me-pare-qe-ekzekutuar-me-plumb/

19/07/2026

Morën peng grupin e kontrollit të Tatimeve, arrestohet administratori i resortit dhe 4 punonjës.

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar dje në Golem, duke çuar sot në pranga administratorin dhe 4 punonjës të një resorti, që dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ndodheshin në ambientet e biznesit për ushtrimin e detyrës.
Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kavajës ndërhynë pas kallëzimit të bërë nga inspektorët e Tatimeve dhe vunë në pranga, në flagrancë, administratorin e resortit te Mali i Robit, Saimir Ndreca, 34 vjeç, si edhe shefin e financës, Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shefin e sigurisë, Artan Kasa, 56 vjeç, dhe dy punonjësit e sigurisë, Hamid Sula, 64 vjeç, dhe Bujar Agolli, 57 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pesë të arrestuarit, duke vepruar në bashkëpunim, dje, më 18 korrik, kanë penguar dhe kanë privuar nga liria punonjësit e Task Forcës së Tatimeve, duke i mbajtur të izoluar brenda ambienteve të resortit, ndërsa këta të fundit po kryenin kontroll në kuadër të detyrës së tyre.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme ligjore.
https://zeri-online.com/index.php/2026/07/19/moren-peng-grupin-e-kontrollit-te-tatimeve-arrestohet-administratori-i-resortit-dhe-4-punonjes/

20/05/2026

I qetë dhe sfidues u shfaq sot, pas kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit, 44-vjeçari që rrezikoi jetën e efektivëve të policisë pasditen e vonë të 16 majit në Durrës. Në tentativë për t'i shpëtuar policisë, në gjendje të dehur, pa patentë, ai eci mbrapsht me mjetin e tij Ford Focus pa targa duke goditur fort mjetin e policisë.
Prokutoria e cilësoi të lartë rrezikshmërinë e tij për shkak se është përsëritës i shkeljeve të rënda në rrugë, ndaj dhe gjykata caktoi masën "arrest në burg".

Address

Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zëri Online:

Shortcuts

Share