16/03/2026
📍Pakete 3 ditore
💫 Volos ,Makrinitsa, Portaria Pilio ,Meteora kai Kastoria. 💫
💰 195€/person
📅 1 - 3 Maj
📋 Dita e pare 💫
Nisja ne mesnatë nga Tirana per ne doganen e Kapshticës me ndalesa te vogla gjate rruges .Pasi te kalojme piken doganore pas procedurave te duhura, nisim udhetimin tone drejt qytetit te Volosit dhe akomodimi ne hotel. Kohe e lire per tu relaksuar ne ambjentet e resortit dhe ne zonen turistike buze detit.
Nate festive me darke dhe muzike live greke te organizuar vetem per grupin tone ne nje nga ambjentet e hotelit.
📋 Dita e dyte 💫
Konsumimi i mengjesit dhe nisemi drejt destinacioneve turistike ne Pilio ,Portaria kai Makrinitsa per te shijuar pamje karakteristike piktoreske te tyre, ushqimet dhe prodhimet e tyre cilësore tradicionale te vendit . Kohe e lire per shetitje dhe shijojme nje kafe nga panorama e qytetit nga lart .
Me pas vazhdojme drejt qytetit per te vizituar kete qytet bregdetar me bulevardin dhe rrugicat e tij duke shijuar cdo bukuri.
Kthimi ne hotel per te konsumuar darken .
📋 Dita e trete 💫
Konsumojmë mengjesin duke shijuar aromen e detit dhe oshetimen e dallgëve te detit. Nje kafe tek pishina hotelit dhe pamje mes gjelberimit dhe detit njekohesisht do beje qe kujtimet e ketij udhetimi te mbeten thelle ne memorien tone.
Nisim udhetimin tone drejt Monastireve te Meteores te mbrojtura nga Unesko dhe te njohura ne mbare boten si Monastiret e mrekullive . Pas vizitave ne monastire dhe fotot piktoreske nje pushim per te konsumuar dreken.
Me pas vazhdojmë drejt qytetit te Kastoriase duke shijuar nje pije freskuese ose kafe buze liqenit nen shoqerine e mjelmave .
Kthimi ne Tirane ne darke vone me kujtime te bukura plot emocione nga ky udhetim 3 ditor .
Ne cmim perfshihet :
Akomodimi ne hotel 5 * per 3 ditet e qendrimit (2 nete )
Mengjes dhe darke
Muzike live ne darke rezerve vetem per grupin tone .
Taksa e hotelit 7,5 euro per person nata . (15 euro per dy nete personi)
Transporti me autobuz/minibus komod turizmi .
Nuk perfshihet :
Hyrja ne Monastiret 3 euro personi.
Pijet alkolike.
🇦🇱