Elite Travel Group

Directions Website

Elite Travel Group Everlasting Experiences

22/10/2026

Tetori RozĂ« – NjĂ« kujtesĂ« pĂ«r jetĂ«n! 1 nĂ« 8 gra mund tĂ« preket nga kanceri i gjirit gjatĂ« jetĂ«s. Por zbulimi i hershĂ«m mund tĂ« shpĂ«tojĂ« jetĂ«! Kontrollet e rregullta, ndĂ«rgjegjĂ«simi dhe kujdesi pĂ«r veten bĂ«jnĂ« diferencĂ«n.

Elite Travel Group i bashkohet mesazhit të ndërgjegjësimit: Mos e shty kujdesin për shëndetin tënd!

💕 Kujdesu pĂ«r veten! Duaje jetĂ«n!

09/10/2026

🚀 Jemi punĂ«suar !
Jemi nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« Transport & Mobility Specialist qĂ« do t’i bashkohet departamentit tonĂ« tĂ« Transportit dhe do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e shĂ«rbimeve tĂ« transportit pĂ«r njĂ« eksperiencĂ« udhĂ«timi sa mĂ« cilĂ«sore.

NĂ«se je i/e organizuar, ke aftĂ«si tĂ« mira komunikimi dhe tĂ« pĂ«lqen tĂ« gjesh zgjidhje nĂ« njĂ« mjedis dinamik, kjo mund tĂ« jetĂ« mundĂ«sia jote! ✹

📍 Vendndodhja: Elbasan

ÇfarĂ« tĂ« ofrojmĂ«:
✅ MundĂ«si zhvillimi profesional
✅ Trajnime dhe mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme
✅ Ambient pune dinamik dhe bashkĂ«punues
✅ MundĂ«si pĂ«r t’u rritur brenda njĂ« prej kompanive lider nĂ« industrinĂ« e turizmit

🌍 BĂ«hu pjesĂ« e ekipit qĂ« qĂ«ndron pas çdo udhĂ«timi tĂ« suksesshĂ«m!

▶ Bashkohu me !
đŸ“© Apliko tani – https://hr.etg.al/recruit/1116-transport-mobility-specialist

06/10/2026
18/09/2026

Çdo profesionist i mirĂ« fillon me njĂ« mundĂ«si. ✹

Më 16 shtator 2026, Elite Travel Group (ETG) mori pjesë në Takimin Rajonal të Komunitetit të Praktikës LEAP, organizuar nga UNDP, me fokus te rrugët drejt punësimit në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Si një nga aktorët që kontribuon në zbatimin e projektit për të rinjtë NEET, ETG ndau përvojën dhe perspektivën e sektorit privat mbi rëndësinë e zhvillimit të aftësive dhe krijimit të mundësive konkrete për punim.

Takimi solli së bashku partnerë dhe aktorë të ndryshëm për të shkëmbyer rezultate, përvoja dhe praktika të mira. Deri më tani:

đŸ”č 886 gra dhe tĂ« rinj janĂ« trajnuar pĂ«r rritjen e punĂ«sueshmĂ«risĂ«.
đŸ”č 344 persona kanĂ« kaluar drejt punĂ«simit.
đŸ”č 305 gra kujdestare janĂ« angazhuar nĂ« rrugĂ« drejt punĂ«simit dhe zhvillimit tĂ« aftĂ«sive.
đŸ”č 256 profesionistĂ« kanĂ« forcuar kapacitetet e tyre.

Për ETG, ky angazhim është një mundësi për të kontribuar në krijimin e urave mes aftësive, nevojave të tregut dhe mundësive reale të punësimit për të rinjtë.

NĂ«pĂ«rmjet Elite Academy dhe programeve tĂ« praktikĂ«s profesionale, ne vazhdojmĂ« tĂ« mbĂ«shtesim tĂ« rinjtĂ« nĂ« rrugĂ«timin e tyre tĂ« parĂ« drejt industrisĂ« sĂ« turizmit — duke i lidhur njohuritĂ« me eksperiencĂ«n praktike dhe mundĂ«sitĂ« reale tĂ« zhvillimit profesional.

LEAP – Lifelong Empowerment and Protection in Albania Ă«shtĂ« njĂ« Program i PĂ«rbashkĂ«t i OKB-sĂ«, i financuar nga Joint SDG Fund dhe i zbatuar nga UNDP, UNICEF, ILO dhe UN Women, nĂ« bashkĂ«punim m institucionet shqiptare.

Everlasting Experiences

16/09/2026

🚀 Jemi punĂ«suar !
Kërkojmë një Social Media Manager që do të na bashkohet të krijojmë histori, përmbajtje dhe eksperienca të reja për kompanitë e ETG.
NĂ«se rrjetet sociale janĂ« pasioni yt, ke ide kreative dhe dĂ«shiron tĂ« punosh nĂ« njĂ« ambient ku mund tĂ« zhvillosh aftĂ«sitĂ« e tua, kjo mund tĂ« jetĂ« mundĂ«sia jote! ✹

📍 Vendndodhja: Elbasan

ÇfarĂ« tĂ« ofrojmĂ«:
✅ MundĂ«si zhvillimi profesional
✅ Trajnime dhe mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme
✅ Ambient pune kreativ dhe bashkĂ«punues
✅ MundĂ«si pĂ«r t’u rritur brenda njĂ« ndĂ«r kompanitĂ« lider nĂ« industrinĂ« tĂ« turizmit

🌍 BĂ«hu pjesĂ« e njĂ« ekipi qĂ« krijon eksperienca çdo ditĂ«.

▶ Bashkohu me
đŸ“© Apliko tani – https://hr.etg.al/recruit/1101-menaxhere-rrjete-sociale

14/09/2026

Njihuni me Aidën!


ThonĂ« qĂ« gjĂ«rat e mira nĂ« jetĂ« nuk vijnĂ« falas, por Aida te Departamenti i Kontratave nĂ« Elite Travel Group bĂ«n tĂ« pamundurĂ«n qĂ« ato tĂ« vijnĂ« me çmimin mĂ« tĂ« mirĂ«... dhe qĂ« tĂ« gjitha palĂ«t tĂ« mbeten tĂ« lumtura]! đŸ˜ŠđŸ€

âžĄïžĂ‡do dhomĂ« hoteli ku pushoni, çdo restorant ku shijoni drekĂ«n dhe çdo aktivitet qĂ« ju vjedh zemrĂ«n nĂ« udhĂ«timet tona, kalon mĂ« parĂ« nga duart e ekipit tĂ« kontratave. Si specialiste e kĂ«tij departamenti, Aida kujdeset qĂ« itineraret tona tĂ« jenĂ« jo vetĂ«m super dinamike, por edhe ekonomike!

đŸ–ŒKur nuk Ă«shtĂ« duke negociuar marrĂ«veshjet mĂ« tĂ« mira nĂ« punĂ«, AidĂ«n do ta gjeni duke bĂ«rĂ« vizita tĂ« shpeshta nĂ« qytetin e saj tĂ« lindjes, Pogradec, ku shijon pamjet fantastike tĂ« liqenit dhe rimbush bateritĂ«!

Everlasting Experiences
https://etg.al/about-elite-travel-group/

08/09/2026

Njihuni me Elonën!


Nëse keni qene student prane Elite Academy, ka shumë mundësi që Elona të ketë qenë një nga njerëzit që ju ka orientuar, motivuar apo ndihmuar të hidhni hapin e radhës në karrierë.
Deri më sot, ajo ka udhëhequr rrugëtimin e mbi 100 studentëve, të cilët kanë zhvilluar aftësi të reja pranë Elite Academy. Shumë prej tyre janë sot pjesë e ETG-së apo strukturave të tjera ku kanë nisur karrierën e tyre.

Edukimi është një pjesë e rëndësishme e vizionit të Elite Travel Group dhe Elona është një nga njerëzit që e sjell këtë vizion në jetë çdo ditë, me energji, përkushtim dhe dëshirën për ta përgatitur brezin e ri për një botë që ndryshon vazhdimisht.
Por puna e saj nuk pĂ«rfundon nĂ« Akademi. Elona ndan njohuritĂ« e saj edhe me kolegĂ«t, njerĂ«zit qĂ« e rrethojnĂ« dhe, sigurisht, me djalin e saj. 😊
Prandaj, nëse uleni qoftë edhe pesë minuta me Elonën, mos u habisni nëse largoheni me një ide të re, një aftësi më shumë ose me një drejtim krejt të ri për karrierën tuaj!

Everlasting Experiences
https://etg.al/about-elite-travel-group/

02/09/2026

Being green isn’t about one big change—it’s about the simple daily choices that become second nature. 🌿✹
From electric transport and reusable bottles to paperless digital workflows, high-tech energy savings, and smart waste sorting, sustainability is a part of our daily life now.
At Elite Travel Group, this is our everyday reality. As the first tour operator in Albania to be Travelife Certified since 2022, our goal is simple: to make tomorrow better than yesterday and set a green standard for travel in our region.
What simple green choice are you making today?

For more information visit: https://etg.al/sustainability-policy-elite-travel-group/

------

Nga transporti elektrik dhe shishet e ripërdorshme, te punët pa letër në mënyrë digjitale, teknologjia për kursimin e energjisë dhe ndarja e mbetjeve, qëndrueshmëria është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.

NĂ« Elite Travel Group, ky Ă«shtĂ« realiteti ynĂ« i pĂ«rditshĂ«m. Si tur-operatori i parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri i certifikuar nga Travelife qĂ« nga viti 2022, synimi ynĂ« Ă«shtĂ« i thjeshtĂ«: ta bĂ«jmĂ« tĂ« nesĂ«rmen mĂ« tĂ« mirĂ« se e sotmja dhe tĂ« vendosim njĂ« standard qĂ«ndrueshmerie pĂ«r turizmin nĂ« rajonin tonĂ«. 🌍

CilĂ«n nga kĂ«to zgjedhje tĂ« thjeshta po bĂ«n ti sot? Na e thuaj nĂ« komente! 👇

🔗 PĂ«r mĂ« shumĂ« informacion vizitoni: https://etg.al/sustainability-policy-elite-travel-group/

ShqipĂ«ria & Elite Travel nĂ« vitin 2012.Pa filtra dhe pa asnjĂ« modifikim — vetĂ«m ShqipĂ«ria, ashtu siç ishte atĂ«herĂ«.Teksa...
26/08/2026

Shqipëria & Elite Travel në vitin 2012.
Pa filtra dhe pa asnjĂ« modifikim — vetĂ«m ShqipĂ«ria, ashtu siç ishte atĂ«herĂ«.
Teksa shfletonim arkivin tonĂ«, na dolĂ«n pĂ«rpara kĂ«to fotografi nga vende tĂ« mrekullueshme, tĂ« vizituara gjatĂ« atyre viteve nga shumĂ« klientĂ« tĂ« Elite DMC. Mes kujtimeve gjetĂ«m edhe Elvisin dhe Doretin — mĂ« tĂ« rinj, por me tĂ« njĂ«jtin pasion qĂ« i shoqĂ«ron edhe sot.

KanĂ« kaluar 14 vjet. Disa nga kĂ«to vende kanĂ« ndryshuar, ashtu siç kemi ndryshuar edhe ne. Por njĂ« gjĂ« ka mbetur e njĂ«jtĂ«: dĂ«shira pĂ«r ta kthyer ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« destinacion pĂ«r t’u vizituar gjatĂ« gjithĂ« vitit.

Një rrugëtim që vazhdon me të njëjtën dashuri për vendin tonë, duke respektuar natyrën, qëndrueshmërinë, komunitetet lokale dhe çdo pjesëtar të stafit që e bën këtë mision të mundur.

Një copëz nga historia jonë, që na kujton se nga kemi nisur dhe pse vazhdojmë.

Everlasting Experiences
-----
Albania & Elite Travel in 2012

No filters, no edits — just Albania as it was back then.

While browsing through our archives, we came across these photographs of beautiful places visited by many Elite DMC clients during those years. Among these memories, we also found Elvis and Doret — younger, but driven by the same passion that continues to guide them today.

Fourteen years have passed. Some of these places have changed, just as we have. But one thing has remained the same: our desire to make Albania a year-round destination.

It is a journey that continues with the same love for our country, while respecting nature, sustainability, local communities, and every member of our team who helps make this mission possible.

A small piece of our history, reminding us where we started and why we continue.

Everlasting Experiences

11/08/2026

Jemi tĂ« bindur qĂ« shumica prej jush nuk e dinĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« M.I.C.E (Meetings, Incentives, Conferences, Exhibitions)? đŸ€”
Jua shpjegon mĂ« sĂ« miri Adriana — ose siç e njohin tĂ« gjithĂ« te zyrat tona, Adri!

Përveçse udhëheq ekipin e saj për organizimin e eventeve, takimeve dhe konferencave nga më të ndryshmet, Adri është gjithashtu pjesë e bordit drejtues të Elite Travel Group.
Gjithmonë mes koordinimit të eventeve perfekte dhe vendimeve strategjike për orientimin e kompanisë, Adri sjell në ekip një sy të mprehtë ndaj detajeve, organizimit, planifikimit dhe respektimit të çdo deadline.
Por jo vetëm kaq! Adri vërtet mund të të sugjerojë në çdo moment vendin më perfekt për pushime ose për një fundjavë jashtë Shqipërisë me cmimin më të mirë të mundshëm.

đŸ‘©â€đŸ’» Edhe pse ajo thotĂ« se do ta ndĂ«rronte punĂ«n e saj me departamentin e IT-sĂ«, ne jemi tĂ« bindur se ajo do tĂ« ishte edhe njĂ« Tour Operator perfekt pĂ«r tĂ« krijuar udhĂ«time dhe eksperienca unike, si individuale ashtu edhe nĂ« grup.
Dëshmi për këtë janë pikërisht udhëtimet e stafit tonë, të cilat organizohen të gjitha nga Adri! :)

Everlasting Experiences
🔗 https://etg.al/about-elite-travel-group/

Address

Rr. Kozma Naska, Nr: 33/6
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elite Travel Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share