09/10/2020
Valbona & Alpet Shqiptare me traget ❤️
Nisje nga Elbasani - 7900 Lekë
E Shtunë e Dielë dt 17-18 Tetor (datat e fundit para mbylljes së sezonit turistik të trageteve në liqenin e Komanit)
📃 Programi:
Dita 1: Nisja nga Elbasani në orën 05:00 (Arsyeja e nisjes kaq herët është orari i tragetit). Nisja do bëhet tek pallati i sportit në krahun e ish kinemasë. Ndalesa gjatë rrugës 20-30 min. Mbërritja në digën e Komanit rreth orës 08:30. Pas mbërritjes dhe imbarkimit në target, nisja e udhëtimit për rreth 2.5 orë përgjatë liqenit të Komanit ku do të shijoni gjatë gjithë udhëtimit natyrën e mrekullueshme dhe bukuritë natyrore të zonës. Pas mbëritjes dhe një pushimi të shkurtër në qytetin e Bajram Currit, nisemi për në Valbonë për të konsumuar drekën. Pasdite, vizitojmë qendrën e Vablonës, Liqenin e Xhemës (10-15 min ecje) si dhe mullirin e vjetër. Mbrëmja e lirë për argëtim me grupin. Darka në Bujtinë.
Dita 2️: Paradite pas mëngjesit, përgatitemi për ecje të lehtë duke ndjekur shtegun që të con tek fshati Kukaj. Pas një ndalese në fshat për të pirë dicka tek bujtinat e zonës, kthehemi përsëri në Valbonë. Dreka e lirë në Valbonë. Pas dreke, nisemi drejt Kosovës me ndalesë në qytetin e Prizrenit. Në Prizren vizitojmë urën e gurit, qytetin e vjetër të Prizreit, Lumin e Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashasë etj. Pas një vizite te shkurtër të Prizrenit dhe kohë të lirë, nisemi drejt Shqipërisë dhe Elbasanit.
Çmimi për këtë organizim: 7900 Lekë për person.
Të përfshira janë:
✔️ Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️ Bileta e tragetit Koman - Fierzë
✔️ Fjetja në bujtina në Valbonë në dhoma 2she, 3she ose 4she
✔️ 1 Mëngjes + 1 Drekë + 1 Darkë me gatime tradicionale të zonës.
✔️ Shoqëruesi i grupit
Nuk përfshihen:
❌ Dreka e ditës së dytë & pijet
❌ Cdo gjë tjetër që nuk është përmendur në program.
ℹ️ Çfarë duhet të keni me vete: Veshje Sportive, Këpuce për Hiking ose Atlete, Çantë shpine, 1.5 Litra ujë, rroba pambuku për ndërresë + rroba me mëngë të gjata për darkën e freskët, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta të thata, çokollata.
REZERVONI:
📥Inbox ose:
📲Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧[email protected]