Agjencia e Trashegimise Kulturore

Directions Website Contact the business

Agjencia e Trashegimise Kulturore Agjencia e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër

16/09/2026

Në emër të kujtesës , gjurmë krenarie , jehonë lirie 🇦🇱 18 Shtator 1944 🇦🇱

Nje aktivitet për të mos u humbur dhe jo vetem 😉

Data 18 Shtator ,Ora 11-30 🕦
Vendi , Muzeu i Armëve 🪖
Ju presim 🔥

Bashkia Gjirokastër 💥 🎩
Agjencia e Trashegimise Kulturore 🧿🔝

09/09/2026
07/09/2026

Send a message to learn more

05/09/2026

👉Nën tokë, me kilometra nëntokë , larg syve të njerëzve , ky vend u ndërtua për elitën komuniste , për një luftë që nuk erdhi kurrë 🪖

Një hapësirë që dikur ishte ndërtuar për t’i mbijetuar së ardhmes , sot na kthen drejt së shkuarës , për të reflektuar mbi atë që ndodhi dhe mbi atë që nuk duhet të përsëritet 🚪 📖

Nga frika te kujtesa , nga sekreti te rrëfimi 🕯️ dhe reflektimi mbi një histori shqiptare që nuk duhet të harrohet 📖 🔦

Sot, nëntoka nuk pret më luftën , ajo kërkon të rrëfejë 👁️

Një rrëfim nëntokë 🧱
Datë 08.09.2026 -Ora 10-30

Bunk’Art Gjirokastra 🏚️
Nuclear Bunker ☢️
Muzeu , Tuneli i Luftës së Ftohtë 🕳️

👇 Bëje zoom këtë 🔍🔎
Nuk ndalet 👇
Bashkia Gjirokastër 🔥
Agjencia e Trashëgimisë Kulturore 🧿🔝

24/08/2026

👉 Ky falenderim sot u shkon të gjithë punonjësve të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ,të cilët janë fryma dhe shpirti i bukur i qytetit ❤️

Janë ata që përmes fjalës , dijes , mikpritjes dhe pasionit e bëjnë Gjirokastrën të flasë dhe trashëgiminë të ndihet e gjallë , një trashëgimi që nuk është vetëm dëshmi e së shkuarës , por është edhe vetëdija jonë e përbashkët . Janë ata të cilët çdo ditë punojnë dhe presin me dinjitet, kulturë e buzëqeshje , mijëra vizitorë vendas dhe të huaj 🌍

Janë ata ambasadorët e përditshëm të Gjirokastrës , përmes të cilëve historia , kultura , trashëgimia dhe shpirti i Gjirokastrës tonë , prezantohen në mënyrën më dinjitoze perpara qindra mijëra vizitorëve nga të gjitha anët e botës 🙏 💫

Çdo shpjegim , çdo prezantim , çdo shërbim dhe çdo kujdes i tyre ndaj banorëve dhe vizitorëve është një akt dashurie ndaj Gjirokastrës dhe një kontribut me ngjyrë të artë për Gjirokastrën dhe për njohjen dhe promovimin e saj përtej kufijve dhe përtej kohës dhe kohëve ⏳

Sepse koha nuk është vetëm rrjedhë e ditëve , por është kujtesë njerëzore dhe trashëgimia kulturore është kronika jonë më e qëndrueshme . Është dëshmia se një komunitet dhe një territor njerëzor nuk matet vetëm me ditët që jeton , por me kujtesën që ruan 📜

Le ta mbushim vijimësinë me kujdes dhe dashuri për atë që na përket të gjithëve , me përgjegjësi për atë që do të na gjykojë nesër dhe me besimin se identiteti nuk është barrë e së shkuarës , por busull e së ardhmes 🚀

Mos u ndalni ❤️
Jeni më të mirët 🏅
Bashkia Gjirokastër 🔥
Agjencia e Trashëgimisë Kulturore ❤️

🧿🔝

16/08/2026

Histori, klas, shije, traditë, finesë, art, trashëgimi, identitet , mikpritje ✨
Muzeu Gjirokastra ❤️
Agjencia e Trashëgimisë Kulturore 🧿🔝

14/08/2026

👉Tashmë sinjalistika e re dhe tabelat orientuese te vendosura për vizitorët e bëjnë Gjirokastrën edhe më të lehtë për t’u zbuluar, duke i orientuar ata nëpër gjurmët e trashëgimisë, traditës dhe historisë, drejt muzeumeve 🏛️, siteve të trashëgimisë 🏺, bibliotekës 📚 dhe hapësirave të tjera kulturore 🎭.

🧭 Një informacion që të lehtëson guidën, ➡️ një shigjetë që të tregon rrugën, 🗺️ një drejtim që të orienton, 📍 një ndalesë dhe pas tyre një mister për t’u zbuluar 🔎 dhe një botë për t’u njohur 🌍

👉 Tanimë edhe rruga di të flasë dhe Gjirokastra të thotë me ëmbëlsi ,
Hajde 🫶 , bukuria, historia dhe misteri janë këtu dhe jo vetëm ❤️

👉Nuk ndalet ..!⚡
Bashkia Gjirokastër 🔥
Agjencia e Trashëgimisë Kulturore 🧿🔝

Address

Gjirokastër
6001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Trashegimise Kulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agjencia e Trashegimise Kulturore:

Shortcuts

Share