07/10/2026
Work in progres! Një instalacion artistik ka zënë vend në këndin e shëtitores në qendër të qytetit, duke zgjuar menjëherë kureshtjen e vizitorëve të parë. Nuk është e vështirë të kuptosh se çfarë përfaqëson ky objekt për Kavajën por ajo që nuk dini akoma, është se kjo vazo, që simbolizon traditën e artit të qeramikës, si zeja më e lashtë në Kavajë, do të shërbejë edhe si një pikë informacioni, duke u kthyer kështu në zyrën më të veçantë të informacionit turistik, ndoshta jo vetëm në Shqipëri.
Turizmi po kërkon çdo ditë forma e mënyra për të qenë sa më origjinal por sidomos sa më i lidhur me traditat vendase, me qëllim që vizitotët të përjetojnë përvoja unike. Prandaj një “info-point” që tregon traditën pa folur asnjë fjalë, do të kthehet pa asnjë dyshim në një atraksion të qytetit, duke iu bashkuar objekteve me interes në qendër.
P.S. Puna për kthimin e këtij këndi të shëtitores në një “info-zone” për vizitorët, sapo ka nisur kështu që nëse doni të jeni të informuar, na ndiqni në ditët në vazhdim.
Work in progress!
An artistic installation has taken its place in a corner of the promenade in the heart of the city, immediately sparking the curiosity of the first visitors. It is not difficult to understand what this object represents for Kavaja, but what you may not know yet is that this vase, symbolizing the city’s long tradition of ceramic art — one of Kavaja’s oldest crafts — will also serve as an information point, becoming one of the most distinctive tourist information points, perhaps not only in Albania.
Tourism is constantly seeking new ways to be as original as possible, but above all, to remain closely connected to local traditions, allowing visitors to experience something truly unique. That is why an “info point” that tells the story of a tradition without saying a single word will undoubtedly become an attraction in its own right, adding to the places and objects of interest in the city center.
P.S. The work of transforming this corner of the promenade into an “info zone” for visitors has only just begun. So, if you want to stay informed, follow us in the coming days.