19/05/2020
GEA - Global Entrepreneurship Academy zhvillon per here re pare ne Shqiperi Trajnimin multidimensional 8 javor, për Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që fillon në 14 Maj 2020 dhe zhvillohet në platformën online Zoom Meeting.
Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por ne keto kushte ai do te vijoj te zhvillohet online ne platformen Zoom meeting.
Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e marte dhe te enjte ora 18:00 -20:00.
Pas trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.
Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
- Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
- Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
- Vlerësimi i pasurive të patundshme
- Regjistrimi i pasurive të patundshme
- Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
- Strategji marketingu për të maksimizuar transaksionet imobiliare
- Trajnimi i aftësive sh*tëse të pronave të patundshme
Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
- Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
- Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
- Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
Trajnerët do të jene Profesore, por edhe ekspertet me te mire te fushes.
Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.
Tarifa:
normale ështe 299 euro, por tashmë ky trajnim online do të ofrohet me 50% të çmimit, pra 150 euro.
në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 50 euro, ne fillim te muajit korrik.
, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës