Visit Lezha

Visit Lezha This is a site devoted entirely to tourism in the municipality of Lezha. III para. K. Deti Adriatik ndikon pozitivisht në ngrohjen e klimës.

In addition to promoting the best historical, cultural and natural values, this site will introduce some of the necessary services for visitors and tourists. Pak histori

Është dokumentuar se ky qytet, së paku qysh në shekullin VIII para erës së re ka qenë i banuar pandërprerë nga popullsi ilire. Emri i tij “Lisso” e “Lissus”, mendohet është një ngjyrim linguistik i emrit të vjeter ilir “Lisi”. T

ë dhënat dokumentare tregojnë se qyteti ka qënë koloni greke në vitin 385 p.e.s nën Dionizin e Sirakuzës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetjanë Torovicë i një thesari prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla. Lezha ka funksionuar si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si liman lumor, në skajin më jugor të shtetit ilir të Ardianëve dhe spikat për rolin e rëndësishëm në shek. Lezha ishte pikë strategjike për lëvizjen e Flotës Ushtarake Detare Ilire dhe bëhet një qënder e rëndësishme në kohën e sundimit të mbretëreshës ilire, Teuta. Qyteti kishte dy porte, njëri detar, ai i “Nymfeumit”, Shëngjini i sotëm si dhe Porti Lumor, buzë Oldrinit (Drini i sotëm). Në kohën e mbretit ilir Gent, shek II, fisi ilir i pirustëve përbënte një nga forcat kryesore të tij luftarake kundër romakëve. Edhe pas pushtimit romak të Ilirisë, pirustët zhvilluan rezistencë të ashpër dhe për të shuar kryengritjet e pirustëve vjen vetë në Iliri nëpërmjet portit Nymfeum, Jul Cezari. Vetë pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, së bashku me rrethinat e tij, ka bërë, që Lezha qysh në lashtësi të jetë një ndër qendrat tregtare e politiko-ushtarake e rëndësishme. Në këtë qytet, në momente të caktuara të historisë janë organizuar aktivitete politikokulturore të nivelit të lartë kombëtar, si: Besëlidhja e Princave në vitin 1444 ku u themelua shteti i parë mbi bazën e principatave, apo edhe Kuvendi i Arbërit në 1703, i njohur ndryshe si Koncili i Arbërit. Ky kuvend u bë me nismën e Papës me origjine shqiptare Klementi i XI, ndërsa u morën vendime të rëndësishme jo vetëm të karakterit organizativ fetar, por edhe politik dhe atdhetar. Në territorin e Lezhës krishtërimi është i hershëm që në kohërat apostolike, kjo dëshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autorët e lashtë. Kuvendi Franceskan, themeluar nga vetë Shën Françesku i Asizit në vitin 1221, paraqet një tjetër pikë më interes edukues dhe kulturor. Me 17 janar 1468 në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeu. Lezha ishte gjithashtu pjesë aktive e lëvizjes për Pavarësi të Shqipërisë nga perandoria osmane në vitin 1912 si dhe pjesë e luftës kundër pushtimit fashist dhe atij nazist 1939 - 1944. Të dhena të përgjithshme
Bashkia Lezhë është një nga 61 bashkitë e Shqipërisë që gjendet në veri-perëndim të vendit, me një vijë bregdetare prej 38 km në bregun e detit Adriatik që nga Ultësira e Shkodrës deri në lumin Mat. Bashkia përbëhet nga 10 njësi administrative me një popullsi prej 108 352 banorw dhe sipërfaqe prej 508 km2. Territori i Bashkisë së Lezhës përbëhet nga një zonë malore në lindje (65%) dhe zona fushore në perëndim (35%). Shumica e popullsisë jeton në zonat rurale (rreth 60%), ndërsa 40% jetojnë në qendrat urbane (Lezhë dhe Shëngjin). Lezha ka një pozicion shumë të favorshëm gjeografik dhe gjendet 55 km nga kryeqyteti Tirana, ndodhet 45 km me aeroportin e Rinasit, me portin e Durrësit 73 km (porti industrial dhe terminali kryesor i trageteve në Shqipëri), pikat kufitare të Muriçanit (Shkodër) 50 km, Hani i Hotit (Malësi e Madhe) 90 km dhe Morinë në Kukës 120 km. Këto dictanca të shkurtra e bëjnë këtë rajon mëse të arritshëm për të gjithë vizitoret dhe turistët. Infrastruktura rrugore është përgjithsisht e mirë dhe përshkon të gjithë zonën turistike duke i bërë lehtësisht të aksesueshëm. Transporti urban është i zhvilluar përgjithsisht nëpërmjet furgonëve dhe taksive, pornuk mungojnë edhe linjat urbane. Ka edhe transport ndërqytetas që lidhin Lezhën me Shkodrën, Tiranën, Durrësi e Dibrën, si edhe edhe linja ndërkombëtare drejt Greqisë, Malit të zi, Kosovës, Italisë dhe disa shteteve të tjera. Klima
Pjesa më e madhe e territorit të Lezhës futet në klimën e zonës mesdhetare detare. Bashkia e Lezhës karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë, dimri i butë dhe i lagësht në pjesën e ulët dhe qytet dhe dimër të lagësht dhe të ftohtë në zonën malore. Temperatura mesatare vjetore për rrethin është 15 gradë, mesatarja e janarit është 7 gradë, ndërsa mesatarja e korrikut 25-300 C. Mjedisi
Lezha është një zonë atraktive për mjedisin që e rrethon. Ajo përshkohet mes për mes nga një degë e lumit Drin, ndërsa lagunat e Kune - Vainit, plazhet e Shëngjinit dhe Tales, bukuritë malore të Ungrejit e malit Vela si dhe fushat janë mjedisi ndërsa përshkon nga një cep në tjetrin këtë zonë. Karakterizohet nga një diversitet i larmishëm i relievit, klimave e mikroklimave dhe për pasojë të florës, faunës dhe biodiversitetit në përgjithësi. Lezha ka një sipërfaqe prej 47,200 ha prej të cilave 16,781 ha tokë arë, 17,989 ha pyje, 245.2 ha vreshta, pemtari e ullishte, 2,515 ha livadhe, kullota e truall dhe 6,494 ha sipërfaqe ujore, kënetë dhe tokë jobujqësore. Lezha shquhet për peisazh të bukur dhe atraktiv ngado që të lëvizësh. Ekonomia
Turizmi, bujqësia, kombinimi i të dyjave, ndërtimi, shërbimet dhe fasoneria janë sektorët më të rëndësishëm në Lezhë. Ata i kanë dhënë zhvillimin ekonomik kësaj zone dhe mbeten më të rëndësishmit për nga numri i bizneseve dhe i të punësuarve në to. Sot ekonomia në Lezhë është e diversifikuar dhe mbështetet në tregti, shërbime dhe industrinë e lehtë. Përshkak të këtij zhvillimi në Lezhë janë vendosur edhe filialet e bankave kryesore të nivelit të dytë. Turizmi
Lezha përbën veçanti duke qënë një bashkësi e spikatur me male, fusha, pyje, histori, laguna, lum dhe, kulturë e traditë që vijon të trashëgohet. Lezha vjen si një sintezë e vepres së natyrës e të njerëzve që e kanë banuar prej shekujsh. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.

🌊 Temperaturat mbeten të larta, por jo çmimet! ☀️Në Rana e Hedhun, Shëngjin, ditët e shtatorit janë perfekte për disa di...
01/09/2026

🌊 Temperaturat mbeten të larta, por jo çmimet! ☀️

Në Rana e Hedhun, Shëngjin, ditët e shtatorit janë perfekte për disa ditë pushime më të qeta, më pak të mbipopulluara dhe me çmime më të favorshme.

🏡 Dreamstay Lezha Apartments
🌊 Pranë detit
🚗 Parkim
✨ Apartamente komode
📍 Rana e Hedhun – Shëngjin

👉 Kontrolloni çmimet dhe rezervoni në Booking:

📩 Për pyetje ose informacion, na shkruani në mesazh.

Shtatori është ende për plazh. 🌊☀️
Ju mungon vetëm rezervimi! ❤️

DreamStay Lezha Apartments - Ilyonis Residence features air-conditioned accommodations in Lezhë.

28/08/2026
Festa në sheshin “Gjergj Kastrioti” të Lezhës vijon
11/08/2026

Festa në sheshin “Gjergj Kastrioti” të Lezhës vijon

Nata Malësore ndez skenën nesër në mbrëmje! 🎶

Tradita, këngët dhe ritmet e trevave malësore do të sjellin një tjetër atmosferë të veçantë në Fest N’Shpi.

📍 Sheshi “Gjergj Kastrioti”
📅 Nesër në mbrëmje

Ejani të festojmë së bashku, mes muzikës, traditës dhe emocioneve të bukura! ❤️
Fest N’Shpi – çdo natë një festë, çdo natë një kujtim!

03/08/2026
02/08/2026

🎶 Fest N’Shpi sjell çdo mbrëmje atmosferë, muzikë dhe festë në zemër të qytetit!

Neser në mbrëmje, skena ndizet me energjinë e Valbona Halilit dhe Ervin Bushtatit, të cilët do t’i japin ritëm një tjetër nate plot emocion dhe argëtim.

📍Ju presim të festojmë së bashku, të krijojmë kujtime të bukura dhe të shijojmë netët verore në Lezhë! 🎉

31/07/2026

🎉 Fest N’Shpi hap siparin e netëve festive me energjinë e jashtëzakonshme me Çiljeta Xhilagen!

📍 Të shtunën, ju presim në shesh për një mbrëmje plot muzikë, argëtim dhe atmosferë festive.

Ejani me familjen dhe miqtë për të krijuar kujtime të bukura dhe për të shijuar së bashku nisjen e një serie netësh që do ta mbushin qytetin me festë.

🎶 Shihemi në shesh!

19/07/2026

Pushimet që ke ëndërruar të presin në Ranën e Hedhun, Shëngjin! ☀️
Zgjidh DreamStay Lezha dhe shijo apartamente moderne me:
✨ Pamje mahnitëse nga deti
🏖️ Ballkon në çdo dhomë
❄️ Kondicioner në çdo ambient
🍽️ Kuzhinë të pajisur plotësisht
Relaksohu pranë një prej plazheve më të bukura të Shqipërisë dhe krijo kujtime të paharrueshme me familjen apo miqtë.
📲 Rezervo tani: +355 68 307 3591
DreamStay Lezha – Pushimet që i meriton! 🌅

Address

Lagjia Beselidhja
Lezha
4501

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit Lezha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Visit Lezha:

Share