Guida Via Egnatia

Directions Website

Guida Via Egnatia ●Guides and creation of a sustainable infrastructure for the development of local communities.
🏛History
📜Education
🏞Nature & local food tastes
+355697259190

11/10/2026

Padyshim një nga vendet me potencialin më të madh përgjatë udhës Egnatia e denjë për t'u kthyer në një sit të rëndësishëm arkeologjik.

Jemi në Rafje të Spatharit, Librazhd ose në zemrën e Kandavias legjendare.

Shpresojmë që një ditë të dalë në dritë.

Lutemi të komentoni apo të etiketoni një mik apo mikeshë që është e interesuar për Egnatian!
Në javën e fundit të tetorit rifillojmë përsëri shtegtimet 💚

20/07/2026

Ky segment është rreth 200 metra i gjatë. Prof Valter Shtylla mendon se restaurimi i fundit i rrugës ka ndodhur diku rreth viteve 1600-1700 nga Osmanët duke gjykuar nga forma dhe mënyra e vendosjes së kalldrëmit!

Ishte pikërisht Augusti ai që e shndërroi rrugën Egnatia në "autostradën" më strategjike të kohës.​​Pas përfundimit të l...
30/05/2026

Ishte pikërisht Augusti ai që e shndërroi rrugën Egnatia në "autostradën" më strategjike të kohës.
​
​Pas përfundimit të luftërave civile dhe marrjes së titullit August (27 p.e.s.), ai nisi një projekt masiv për riparimin e rrugëve të perandorisë (Cura Viarum). Rruga Egnatia ishte prioriteti kryesor në Lindje.
​Gurët Kilometrikë (Miliaria): Janë dëshmia më e pastër arkeologjike. Janë zbuluar disa gurë kilometrikë në segmentin e Egnatias (për shembull, pranë Selanikut dhe në Maqedoni) që mbajnë mbishkrime me emrin e Augustit. Këta gurë dokumentojnë se ai rindërtoi rrugën, meremetoi urat dhe rifreskoi distancat zyrtare.
​Në Luftën Civile dhe Beteja e Aktiumit rruga Egnatia ishte vija jetësore e furnizimit për Augustin (asokohe Oktavianin) gjatë fushatave të tij ushtarake.
​Para Betejës së Filipisë (42 p.e.s.), ushtria e Oktavianit dhe Mark Antonit marshoi përgjatë kësaj rruge për t'u ndeshur me vrasësit e Cezarit (Brutin dhe Kasin).
​Pas Betejës së Aktiumit (31 p.e.s.), ku Oktaviani mposhti Mark Antonin dhe Kleopatrën, Rruga Egnatia u bë aksi kryesor ku ai kaloi për të konsoliduar pushtetin në Greqi dhe Azi të Vogël.
​
​Rruga Egnatia, si lidhja direkte mes Romës (përmes Rrugës Appia deri në Brundisium, e pastaj me anije drejt Dyrrhachium-it ose Apollonisë) dhe Konstandinopojës së ardhshme (Bizantit), u pajis nën urdhrat e Augustit me stacione ndërrimi kuajsh (mutationes) dhe hane (mansiones). Ky rrjet është i dokumentuar mirë në hartat e mëvonshme romake si Tabula Peutingeriana.
​Augusti e ktheu në Colonia Iulia Augusta Durrësin pas vitit 30 p.e.s., duke vendosur aty veteranë të legjioneve të tij. Durrësi shërbej si "koka e urës" ku niste Rruga Egnatia.
​Apollonia, qyteti ku vetë Augusti po studionte në vitin 44 p.e.s. kur mori vesh vrasjen e Cezarit, i dha status të veçantë këtij qyteti, i cili lidhej direkt me degëzimin jugor të Rrugës Egnatia.
Burimet shkrimore të historianëve antikë (si Straboni, i cili jetoi pikërisht në kohën e Augustit dhe e përshkruan rrugën me detaje) dhe dëshmitë epigrafike (gurët me emrin e tij) vërtetojnë se pa ndërhyrjen e Augustit, kjo rrugë nuk do të kishte marrë përmasat e një aksi kaq monumental perandorak.
​

Foto Gemini

29/05/2026

Derveni, një nga shumë qafat që mbanë këtë toponim përgjatë rrugës Egnatia në Shqipëri, Maqedoni e Greqi 📍

Këtë të diel jemi përsëri aty 📌

Bashkohu duke rezervuar në 069 725 9190

27/05/2026

Këtë të diel, do të na bashkohet në një takim simbolik Adriano Tegas në pikën e nisjes së rrugëtimit tonë në rrugën Egnatia në Polis. Adriano po niset në një rrugëtim Historik nga vendlindja e tij për të shkuar në Stamboll. Do nisë me rrugën Apia dhe më pas do hidhet në rrugën Egnatia duke kaluar në Shqipëri, Maqedoni, Greqi e Turqi. E mirëpresim me shumë gëzim Adrianon në këtë rrugëtim kaq shumë simbolik dhe Ii urojmë rrugë të mbarë.

24/05/2026

Dhe ky, vetëm njëri prej shumë varreve. Kjo dëshmon dhe fuqinë e mbretërve të asaj kohe.

Me datë 7 Qershor do jemi përsëri aty 👇
0697259190

24/05/2026

Përpara se të bëhej kala e madhe, Skampis nisi si një stacion përgjatë Via Egnatia. Kur rruga u ndërtua në shekullin II para Krishtit, ky rajon shërbeu si një pikë kyçe ku rruga linte ultësirën bregdetare dhe fillonte të futej në luginën e ngushtë e strategjike të Shkumbinit.
​Ndryshimi në Shekullin IV pas Krishtit: Me rritjen e dyndjeve barbare (veçanërisht pas sulmeve gotike rreth vitit 378 pas Krishtit), romakët patën nevojë të siguronin aksin kryesor që lidhte Romën me Kostandinopojën. Për këtë arsye, perandorët Dioklician dhe më vonë Justiniani e kthyen stacionin e thjeshtë në një Castrum masiv ushtarak.
Rruga vinte nga perëndimi, futej në Kalanë e Skampisit përmes Portës Perëndimore (ku mendohet se ka pasur një "Portë të Artë" të ngjashme me atë të Durrësit), përshkonte të gjithë kështjellën tejpërtej duke e ndarë atë në dy pjesë simetrike (ajo që sot është rruga kryesore "Egnatia" brenda kalasë), dhe dilte nga Porta Lindore për të vazhduar drejt luginës së Shkumbinit dhe zonës së Kandavisë.
Lidhja e këtij lokacioni me Rrugën Egnatia është aq e ngushtë, saqë pa këtë rrugë, qyteti i sotëm i Elbasanit mbase nuk do të ekzistonte fare.

22/05/2026

Porta e Artë, unike në botë, fillim i rrugës Egnatia, Durrës. Aty ku kalonin perandorët..

Nuk di në ndonjë vend të botës që trashëgimia historike të trajtohet kaq barbarisht.

Porta e futur brenda nje restoranti, poshte nje pallati te kohes "moderne". Asnje narrative, veç fjales Portiku.

Tani krahasimin bejeni vete: me gjeni një vend që e trajton historinë e vet kështu, në emer të 'zhvillimit'.

Një pallat këllirë, që nuk krahasohet me madhështinë e kësaj historie të murrosur...

Kjo nuk ka ndodhur në kohë lufte, por vitet e fundit nga të babëziturit, dashnorë të betonit, armiq të historisë. 🙏

Teksti dhe video:

Address

Via Egnatia
Librazhd

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Guida Via Egnatia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby travel agencies