Ballaban Përmet Albania

Call Directions Contact the business

Ballaban Përmet Albania ☞ Dyert e fshatit tonë janë gjithmon hapur për njerëz që kërkojnë miqësi të vërtetë...🫶🇦🇱 Pamjet tërheqëse të një vendi. Bukuritë e natyrës.

Mes maleve të egra dhe të mrekullushme gjenden shtepitë karakeristike, të shpërndara ngado në luginën e Lumit Deshnices, në të gjitha pjesët e Fshatit. Nga Ballaban Përmet ju mund të shikoni të gjithe malet dhe majat kurorë më të bukura, të mbuluara me bimë mediciniale, prej nga ku mund të shihni të gjithë luginën e lumit Dësnice.! Bukuritë e atdheut (e vendlindjes). Ndodhet ne juglindje te Shqiperise. Asnjë vënd nuk është më i bukur dhe i shtrenjtë se vëndlindja.! Aty u lindëm, u ritëm u arsimuam, hodhëm hapin e parë dhe morëm rrugën drejtë jetës..! Sa e shtrenjtë është vëndlindja..!

05/11/2026


08/08/2026. Vidjo 28

Sheg Vëndi
02/11/2026

Sheg Vëndi

  💓08/08/2026.
02/11/2026

💓
08/08/2026.

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

29/10/2026

Vajtoni për Xhamat e thyera, koshat e djegura, por heshtni për 13 vite shkatëruese të feudalit.

Ka shqiptarë që "tmerrohen" nga një xham i thyer, një kosh i djegur apo një kioskë e dëmtuar, por përballë problemeve, tragjike e të rënda të Shqiperisë heshtin, sikur Shqipëria të ishte parajsë dhe kriza të kishte filluar vetëm dje me protestat e popullit dhe të studentëve.
Le ta themi qartë: dëmtimi i pronës nuk është për t'u lavdëruar dhe dhuna nuk është zgjidhje; Por pse disa xhama marrin më shumë vëmendje se dëmet që korrupsioni, keqqeverisja, dhuna dhe mungesa e llogaridhënies pushtetare mund t'i shkaktojnë një shoqërie të tërë?
Edi Rama sundon që nga viti 2013. Gjatë këtyre 13 viteve sundimi, Shqipëria është përballur me probleme serioze për korrupsionin, ikjen masive, (pa)mundësitë e të rinjve dhe cilësinë e institucioneve.
Këto janë dëme dhe shkatërime që nuk fotografohen aq lehtë sa një vitrinë e thyer apo një derë e dëmtuar: shqiptari që largohet sepse nuk sheh të ardhme, një familje që lufton për të përballuar jetesën, një qytetar që humb besimin te drejtësia dhe një shoqëri që kërkon përgjigje për mënyrën se si përdoret pushteti, është vështirë të fotograohen.
Dhe këtu vjen pyetja për ata të shkretë që bërtasin se "u dogj Shqipëria": ku ish*t kur duhej të kërkonit llogari për këto probleme? Çfarë bëtë për të ndryshuar gjendjen? Çfarë alternative propozuat, përveçse të përsërisni pamjet " e xhamav të thyera" që shfaqen në televizionet e kontrolluara nga sundimtaret e Ramës?
Ti që qëndron larg çdo angazhimi qytetar, nuk merr pjesë në protesta, nuk mbështetë asnjë përpjekje për ndryshim dhe nuk ofrojnë asnjë alternativë, por dilni të parët për të shpallur se Shqipëria po shkatërrohet sespe e paske parë një fotografi me xhama të thyer...
Të mirremi vesh; Kritika ndaj protestës është e drejtë dhe e nevojshme. Por kritika pa fakte, pa kontekst dhe pa propozim për zgjidhje shndërrohet në zhurmë që e do regjimi. Është e lehtë të rrish brenda në shtëpi, apo diku nga Norvegjia, Italia, Gjermani apo Anglia fillon të gjykosh studentët e qytetarët heroikë që dalin në rrugët e përgjakura të Tiranës; Më e vështirë është të angazhohesh, të kërkosh transparencë dhe të mos pajtohesh me padrejtësinë e regjimit.
Shkurt e shqip: Ata që dënojnë çdo protestë vetëm sepse disa pjesëmarrës kanë dëmtuar pronën, duhet të dinë të shpjegojnë edhe si duhen zgjidhur arsyet që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë; pse nuk reagoj dRama per 4 muaj me protestën qytetare a aspak të dhunshme? Kush është sot nxitësi i thyerjeve të xhamave, sundimtari Rama, apo studentët?
Të nderuar lexues,
Shqipëria nuk është sall një fotografi; Tirana sot nuk mund të kuptohet vetëm përmes një fotografie të xhamave të thyer e koshave te djegura; Duhet të shohim studentët që kërkojnë arsim më të mirë, qytetarët që kërkojnë llogaridhënie, protestuesit e lënduar sikur të ishin në fushëbetëjen e Ukrainës dhe institucionet e qelbura që duhet të japin përgjigje. Vetëm atëherë ne mund të kuptojmë kompleksitetin e asaj që po ndodh sot në Shqipëri.
Tjetra dhe më e rëndësishmja: Shqipëria nuk është prona private e (pa)kryeministrit Rama; As ndërtesa e Kryeministrisë nuk është vetë Shqipëria. Shteti janë qytetarët, të drejtat e tyre dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre. Pikë!
Feudali Rama mund ta ulë tensionin që sot duke marrë përgjegjësi politike dhe duke hapur rrugën për një zgjidhje serioze, pra DORËHEQJEN. Kjo nuk do t'i zgjidhte automatikisht të gjitha problemet, por do të mund të hapte një kapitull të ri politik. Apo jo?
Xhamat mund të zëvendësohen. Koshat mund të blihen përsëri. Ja, ne, mërgimtarët do të mbulojmë të gjitha kostet e xhamave te thyerra, koshave të djegura, dyert dhe dritaret e dëmtuara të ca objeketve shtetërore; Por vitet e humbura, besimi i shkatërruar, poshtërimi kolektiv, shkatërrimi i familjes, varfëria arsimore, prodhimi i analfabetëve funksional dhe shpresat e një brezi të tërë nuk ndreqen me blerjen e 7 koshave, kiosqeve e me pak me ca xhama të rinj.
Prandaj, ju kapitulantë e të shkretë, para se të pyesni sa xhama u thyen në protestë, pyesni sa vite shpresë ka humbur Shqipëria gjatë 13 viteve të feudalit Rama; Dhe mos e ngatërroni kritikën dhe protestën (e vonshme) ndaj regjimit me urrejtjen ndaj Shqipërisë; dRama mundet, dhe do të shporret nga pushteti, por Shqipëria do të mbetet; Dhe Shqipëria nuk shpëtohet duke heshtur për problemet e saja serioze, por duke i përballur ato me guxim, përgjegjësi dhe drejtësi.
Konsekuent deri në pikë të fundit: Mos na shisni përralla të Edit, as këtu në diasporë! Mos vajtoni për disa xhama të thyer e kosha të djegur, ndërsa heshtni për 13 vjet shkatërrim, korrupsion, varfëri dhe ikje masive të rinisë; Xhamat i paguajmë ne mërgimtarët, por kush ia kthen Shqipërisë vitet e vjedhura, shpresat e vrara dhe rininë e dëbuar nga regjimi i feudalit Rama?
Mos u bë zëdhënës i feudalit, as ti në Tiranë, e asesi ti në mërgim!

29/10/2026

🎬 “Historiani dhe kameleonët” – Një satirë për pushtetin, servilizmin dhe njerëzit që ndërrojnë ngjyrë sipas interesit. Kanë kaluar dekada, por satira vazhdon të tingëllojë çuditërisht aktuale.
🦎 Po ju, çfarë mendoni: A kanë ndryshuar kameleonët e pushtetit, apo thjesht kanë ndërruar ngjyrat?

Zaire për dimër, Qep dhe Hurdhëra. Mbajtje tradicionale Gërshet:  trashëguar brez pas brezi.
28/10/2026

Zaire për dimër, Qep dhe Hurdhëra. Mbajtje tradicionale Gërshet: trashëguar brez pas brezi.

Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në   🇦🇱, një vendi bekuar me një mijë bukurira, por shkelur nga një turmë, e...
27/10/2026

Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në 🇦🇱, një vendi bekuar me një mijë bukurira, por shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë. Mirmëngjes dhe ditën e mbarë paçit kudo që jeni..🙏

26/10/2026

Kush e do Shqipërinë, nuk e vjedh. Kush e do Shqipërinë, nuk bashkëpunon me bandat. Kush e do Shqipërinë, nuk pengon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kush e do Shqipërinë, nuk kërcënon për vota. Kush e do Shqipërinë, nuk harton e miraton ligje në dëm të Shqipërisë. Kush e do Shqipërinë, nuk miraton reforma që s'i duan qytetarët. Kush e do Shqipërinë, nuk e mban pushtetin me zor.
Ti Taulant, nga këto më sipër, e do të shkatërruar Shqipërinë!

25/10/2026

Festivali Internacional Folklorik "Voio" - 1 me 6 Korrik 2026. Ans...

Address

Ballaban Përmet
Përmet
6406

Telephone

+355696865101

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ballaban Përmet Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ballaban Përmet Albania:

Shortcuts

Share

Category

Nearby travel agencies


Other Tour Agencies in Përmet

Show All