Visit Diber

Directions Website Contact the business

Visit Diber Kjo faqe është e Zyrës së Informimit Turistik Dibër, krijuar nga projekti Dibra Turizëm dhe Traditë.

This page is managed by Tourist Information Center. Visitdiber is owned by Tourist Information Center and this page contains information about Diber District as a tourist destination, and provides information to its followers.

Dibra feston begatinë e tokës dhe frytet e punës! 🌾🍂🙏 Një falënderim i veçantë për rreth 200 fermerët, prodhuesit vendas...
10/10/2026

Dibra feston begatinë e tokës dhe frytet e punës! 🌾🍂

🙏 Një falënderim i veçantë për rreth 200 fermerët, prodhuesit vendas dhe të gjithë kontribuuesit që, me punën, përkushtimin dhe dashurinë për tokën, bënë të mundur që sot bulevardi “Elez Isufi” të gjallërohej nga ngjyrat, shijet dhe aroma e produkteve vendase, në kuadër të Panairit të të Vjelave.
Nga frutat dhe perimet e freskëta, te produktet tradicionale dhe gatimet karakteristike dibrane, çdo stendë solli një copëz të traditës, kulturës dhe pasurisë bujqësore të zonës sonë. 🍏🍊🍇
Pas çdo produkti qëndron puna e palodhur, përkushtimi dhe dashuria e fermerëve tanë për tokën. Ky panair është më shumë se një ekspozim prodhimesh; është një festë e vlerave tona, një mundësi për të promovuar prodhimin vendas dhe për të mbështetur ata që i japin jetë bujqësisë dibrane. 🌱🤝
Rishihemi në panairet e radhës, sërish të bashkuar, plot energji dhe të palodhur, për të promovuar së bashku vlerat, traditën dhe prodhimet më të mira të Dibrës! 🤗🌾

Bashkia Dibër ju fton të bëheni pjesë e dy eventeve më të rëndësishme të vitit, të shtunën, më datë 10 Tetor, 📍në Peshko...
05/10/2026

Bashkia Dibër ju fton të bëheni pjesë e dy eventeve më të rëndësishme të vitit, të shtunën, më datë 10 Tetor, 📍në Peshkopi! 😊

🍂Panairi i të Vjelave - ora 09:00, 📍Bulevardi “Elez Isufi”.

🥁Edicioni i 32-të i Festivalit Mbarëkombëtar “Oda Dibrane” - ora 18:00, 📍Qendra Kulturore “Naim Plaku”.

Një ditë e mbushur me begati e bereqet, traditë e folklor, këngë e valle!🤩

Ejani të festojmë së bashku!🤗

Mësimi i gjuhës gjermane si potencial turistik për Dibrën 🇦🇱🇩🇪Në kuadër të Konferencës së 19-të të Mësuesve të Gjuhës Gj...
26/08/2026

Mësimi i gjuhës gjermane si potencial turistik për Dibrën 🇦🇱🇩🇪

Në kuadër të Konferencës së 19-të të Mësuesve të Gjuhës Gjermane, Dibra bëhet pjesë e një programi kulturor dhe turistik, duke u prezantuar përmes bukurive të saj natyrore, traditave dhe pasurive kulturore.

Një ndërthurje e bukur mes arsimit, kulturës dhe turizmit, që synon të promovojë më tej potencialet turistike dhe vlerat e Dibrës, duke krijuar mundësi të reja për njohjen dhe promovimin e saj.

📍 Peshkopi, Dibër
📅 18–19 Shtator 2026

💧 Uji i Ftohtë në fshatin Vleshë është një thesar i natyrës, ku bukuria e peizazhit bashkohet me një traditë të trashëgu...
08/07/2026

💧 Uji i Ftohtë në fshatin Vleshë është një thesar i natyrës, ku bukuria e peizazhit bashkohet me një traditë të trashëguar ndër breza. Prej kohësh, ky burim njihet nga banorët për vetitë e tij shëruese dhe mirëbërëse, ndaj shumë vizitorë vijnë enkas për ta provuar, duke besuar se uji ndihmon në përmirësimin e mirëqenies.
Falë investimeve të fundit, burimi është bërë më i aksesueshëm, duke i ftuar edhe më shumë vizitorë të zbulojnë këtë perlë natyrore dhe traditën që e shoqëron prej brezash.

🇦🇱

16/06/2026

🎉 ÇIDHNA NË FEST 2026 🎉
Një ditë e mbushur me traditë, muzikë, ushqim dhe bashkim. ❤️
Për herë të parë, Çidhna organizoi një festë që mblodhi banorë, miq dhe vizitorë nga vende të ndryshme për të festuar së bashku kulturën, mikpritjen dhe bukuritë e zonës sonë.
Atmosferë e jashtëzakonshme, këngëtarë të ftuar, valle tradicionale, gatime të shijshme dhe shumë momente që do të mbeten gjatë në kujtesë.
Faleminderit të gjithë organizatorëve, artistëve dhe pjesëmarrësve që e bënë këtë ditë kaq të veçantë. 🙏
Ky është vetëm fillimi... Shihemi vitin tjetër! 🇦🇱❤️
📍 Çidhën, Dibër
FestePopullore KultureShqiptare Videography

🔥 Peshkopia bëhet gati për festë!Më 13 Qershor Dibra gjallëron përsëri, duke sjellë bashkë qytetarë, vizitorë dhe dasham...
10/06/2026

🔥 Peshkopia bëhet gati për festë!

Më 13 Qershor Dibra gjallëron përsëri, duke sjellë bashkë qytetarë, vizitorë dhe dashamirës të këtij vendi të mrekullueshëm në një festë që bashkon traditën, kulturën dhe argëtimin.

🌿 Kjo festë shënon çeljen e një sezoni turistik të fuqishëm, duke promovuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen e jashtëzakonshme që e bëjnë Dibrën një destinacion unik për çdo vizitor.

Ju presim të festojmë së bashku dhe t’i japim start një vere plot gjallëri, vizitorë dhe emocione të bukura! 🤗🎶

Address

Zyra E Informaciont Turistik, Peshkopi
Peshkopia
8301

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit Diber posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Visit Diber:

Shortcuts

Share

Nearby travel agencies