22/10/2014
Është në dorën tuaj nëse dita do të jetë e mbarë apo jo..
Shpesh i përcaktojmë ditët si të mira e të këqija. A janë vërtetë të tilla? A janë ditët e ndryshme? Perceptimet që krijojmë gjatë natës, rehatia e gjumit, orët që kemi pushuar të gjitha ndikojnë në ditën e neserme.
Janë të shumtë studiuesit, mjekët dhe psikologët të cilët japin këshilla për kujdesin e shëndetit, ushqimit, gjumit, etj. Organizmi ynë është shumë kompleks por është mendja jonë një nga pikat tona më të fota e më të dobëta, sa më të shëndetshëm mendërisht të jemi aq më të shëndetshëm fizikisht.
Për të patur një ditë të këndshme, produktive ja disa këshilla:
1- Largoni mendimet negative kur shkoni për të fjetur, ëndrrat dhe makthet reflektojnë në humorin me të cilin zgjoheni të nesërmen.
2- Disa ushtrime fizike jo tepër të mundimshme, në të kundërt janë një sforcim i zemrës dhe muskujve të sapo zgjuar nga një pushim i gjatë.
3- Një gotë ujë esëll, ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe ndjesinë se ndiheni më të lehtë.
4- Muzika e parapëlqyer prej jush, muzikë ritmike dhe e gjallë, do të mbetet në mendjen tuaj gjatë gjithë ditës.
5- Një mendim pozitiv, mundohuni që mendimet tuaja të para të jenë sa më positive duke gjetur një moto personale apo një frazë të ditës.
6- Buzëqeshni dhe mundohuni të jeni të sjellshëm, buzëqeshja jep një ndjesi positive në të gjithë organizmin ndërsa mirësjellja jep një qetësi shpirtërore.
7- Jepini vetes një qëllim gjatë ditës në mënyrë që të përqendroheni tek arritja e tij, pa u shpërqëndruar nga takime me njerëz të padëshiruar apo situata ku mund të nervozoheni.