
02/06/2025
Ura Antike pranë Sulzotaj – Trashëgimi e Rrugës Egnatia
Pranë fshatit Sulzotaj ndodhen rrënojat e një ure antike, që daton rreth 2200–2300 vjet më parë. E ndërtuar me gurë të skalitur dhe të lidhur me pllaka metalike, ura ka qenë pjesë e një dege dytësore të rrugës së lashtë Egnatia, që lidhte brigjet e Adriatikut me brendësinë e Ballkanit.
Edhe pse sot ka mbetur vetëm një fragment i saj, kjo urë mbetet një dëshmi e rëndësishme e historisë sonë dhe një pikë atraktive për vizitorët që duan të zbulojnë thesaret e fshehura të Shqipërisë.