Lezha Tourism

Lezha Tourism Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lezha Tourism, Tourist Information Center, Tale.

11/07/2023

📍Restorant Beach Bar “Flladi i Detit” đŸœïž â›±ïžđŸŠâ€â™€ïž

me kuzhinën e detit, plazhin e pastër ofron një ditë të bukur dhe relaksuese pranë bregdetit të Tales


Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometra, me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër.Past...
14/06/2023

Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometra, me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër.Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë plazhin e Tales gjithnjë e më shumë.
Ky plazh shtrihet nga cepi i lagunave Kune – Vain deri nĂ« fillim tĂ« deltĂ«s sĂ« lumit Mat dhe vlerĂ«sohet si njĂ« plazh familjar pĂ«r qetĂ«sinĂ« qĂ« ofron.
Vitet e fundit plazhi i Tales ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë.

Sot është Dita e Tokës!Dita e tokës festohet në 175 vende dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që i sjell ndo...
22/04/2023

Sot është Dita e Tokës!
Dita e tokës festohet në 175 vende dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që i sjell ndotja dhe konsumizmi shkatërrues planetit tonë. Bashkarisht ne duhet të arrijmë të ruajmë planetin tonë për brezat e ardhshëm.

Lezha ka thesare unike natyrore si lumin Drin, plazhe: Shëngjin, Rana e Hedhun,Kune,Vain,male :mali i Veles fusha si dhe dhe laguna etj.
Parku Natyror Kune-Vain-Tale është një park natyror i cili ndodhet në Qarkun e Lezhës në kuadër të deltës së lumit Drin, përballë me Detin Adriatik në veri të Shqipërisë. Parku është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si një rezervat gjuetie, ndërsa si rezerva natyror është themeluar në vitin 2010.
Parku Natyror Kunë - Vain - Tale përfshin Ishullin e Kunës, Lagunën e Kunë - Vain, pyjet përreth, dhe disa ekosisteme në afërsi. Veçanërisht, ajo është identifikuar si një zonë e rëndësishme e shpendëve nga ana e organizatës ndërkombëtare BirdLife International. Ekosistemi kompleks lagunor, i formuar nga dinamika e gjirit të Drinit, është një habitat i rëndësishëm për dimërimin e rosave dhe një zonë riprodhimi për shumë lloje peshqish me rëndësi të shumëfishtë.
Rezervati Kunë-Vain-Tale bënë pjesë në kuadër të pyjeve gjetherënëse ilire, pyjeve mesdhetare dhe ekoregjion tokësor të pyjeve të përziera. Klima është zakonisht mesdhetare . Rezervati natyror karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti. Ka afërsisht 277 lloje bimësh . Fauna përfaqësohet nga 341 specie; 23 lloje gjitarësh, 196 lloje zogjsh, 10 lloje amfibie, 59 lloje insektesh dhe 58 lloje peshqish . Habitatet e larmishme, duke përfshirë pyjet e pishave Mesdhetare, pyjet aluvional, kallamishtet, kënetat, lagunat dhe dunat bregdetare strehojnë një numër të lartë shpendësh si karabullaku i vogël, çafka e natës, çafka e vogël e bardhë, çafka e madhe e bardhë, çafka sqepëlugë, rosa marsatore, rosa sqeplugë, pata e vendit, kryekuqja e vendit si dhe gjitarë si lundërza, nuselala dhe baldosa.

04/04/2023
Gëzuar Pavarësinë KOSOVE!!U Bëfsh Shqipëri!!
17/02/2023

Gëzuar Pavarësinë KOSOVE!!
U Bëfsh Shqipëri!!

2 Shkurti - Dita Botërore e LigatinaveLigatinat dhe BiodiversitetiJeta lulëzon në ligatinaBiodiversiteti i ligatinave ka...
02/02/2023

2 Shkurti - Dita Botërore e Ligatinave

Ligatinat dhe Biodiversiteti

Jeta lulëzon në ligatina

Biodiversiteti i ligatinave ka rëndësi

Biodiversiteti në ligatina - përse është i rëndësishëm

2 Shkurti i çdo viti Ă«shtĂ« shpallur si “Dita BotĂ«rore e Ligatinave”; kjo ditĂ« shĂ«non datĂ«n e miratimit tĂ« KonventĂ«s pĂ«r Ligatinat nĂ« 2 Shkurt 1971 nĂ« qytetin Iranian tĂ« Ramsar-it. Ligatinat ose sistemet e “tokave tĂ« lagura”, janĂ« sipĂ«rfaqe ujore tĂ« pĂ«rhershme ose pĂ«rkohshme deri nĂ« 6 metra thellĂ«si, dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« ekosistem mjaft i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« siguron larmi pĂ«rfitimesh pĂ«rfshirĂ« filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Shumë pak vetë e dinë se në vendin tonë 3% sipërfaqe së tokave të lagura në bregdet, strehojnë 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.

“Ligatinat dhe Biodiversiteti” Ă«shtĂ« tema pĂ«r vitin 2023. Ligatinat janĂ« tĂ« pasura me biodiversitet dhe janĂ« njĂ« habitat pĂ«r njĂ« larmi tĂ« madhe tĂ« specieve bimore dhe shtazore. VlerĂ«simet e fundit tregojnĂ« njĂ« rĂ«nie globale tĂ« biodiversitetit, ndĂ«rsa ligatinat po zhduken tre herĂ« mĂ« shpejt se pyjet. Tema e kĂ«tij viti Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah biodiversitetin e ligatinave, statusin e tij, pse ka rĂ«ndĂ«si dhe promovuar veprime pĂ«r tĂ« rikthyer humbjen e tyre.

Ligatinat janë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që sigurojnë një larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat, megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e KulturĂ«s Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet. âžĄïž Ministria e KulturĂ«s hap Thirrj...
27/01/2023

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e KulturĂ«s Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet.

âžĄïž Ministria e KulturĂ«s hap Thirrjen pĂ«r projekte kulturore pĂ«r vitin 2023.
Mbështetur në politikat e Qeverisë Shqiptare për kulturën, për të gjallëruar jetën artistike, me një fokus të veçantë gjatë sezonit turistik, për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore materiale e jomateriale, Ministria e Kulturës hap Thirrjen për projekte kulturore.

âžĄïž Ministria e KulturĂ«s Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« krijimin e njĂ« klime tĂ« shĂ«ndoshĂ« pĂ«r nxitjen dhe mbarĂ«vajtjen e aktiviteteve kulturore dhe mbajtjen gjallĂ« tĂ« komunikimit me publikun.

âžĄïž Programi i MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s pĂ«r Artin dhe TrashĂ«giminĂ« 2023 do tĂ« sigurojĂ« mbĂ«shtetje konkrete pĂ«r industritĂ« krijuese nĂ« vend, duke cekur tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t kulturorĂ«, duke synuar mbĂ«shtetjen e skenĂ«s sĂ« pavarur artistike, pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« artistike, promovimin e prodhimeve tĂ« tyre dhe lehtĂ«simin e qasjes nĂ« mekanizmat inovativĂ« tĂ« financimit.

âžĄïž Kjo thirrje synon mbĂ«shtetjen e projekteve qĂ« zhvillohen nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«tĂ« vit do tĂ« mbĂ«shteten festivale, projekte qĂ« promovojnĂ« trashĂ«giminĂ« kulturore pĂ«rmes teknologjisĂ«, industritĂ« kreative, publikime qĂ« lidhen me promovimin e trashĂ«gimisĂ« dhe vendit tonĂ« etj.

âžĄïž Projekt-propozimet e paraqitura duhet tĂ« realizohen brenda vitit buxhetor, qĂ« do tĂ« thotĂ« se aktivitetet e propozuara duhet tĂ« zhvillohen brenda periudhĂ«s mars – nĂ«ntor 2023.
Thirrja për projektpropozime do të qëndrojë e hapur nga 25 janar-25 shkurt 2023

âžĄïž Aplikimet do tĂ« dorĂ«zohen nĂ« formĂ« tĂ« printuar , dorazi ose nĂ« rrugĂ« postare, nĂ« zyrĂ«n e Protokollit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s,
Adresa : Rruga “AleksandĂ«r Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “ShqipĂ«ria e Re”, TiranĂ«

Address

Tale

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lezha Tourism posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share