09/08/2026
Shijet e traditës, në sofrën tonë. 🌿
Në Gjeçaj Restaurant, kuzhina fillon nga gjërat e thjeshta: perimet e stinës, djathi, kosi, buka e bërë me dorë dhe recetat që kemi trashëguar brez pas brezi.
Byrek, speca të mbushur, patëllxhanë, fasule, mazë dhe gatime me perime — ushqime që prej kohësh kanë qenë pjesë e sofrës së familjeve të këtyre maleve.
Ne përpiqemi t’i ruajmë ashtu siç i njohim: të freskëta, të gatuara me kujdes dhe pa ia humbur karakterin traditës.
Edhe për ata që zgjedhin kuzhinën vegjetariane, tradita shqiptare ka shumë për të ofruar. 🌱
📍 Gjeçaj Restaurant — Theth, Albanian Alps
Come for Theth. Stay for the taste of tradition.
VegetarianFood LocalFood TasteOfTheth VisitAlbania