Ftesë nga Tajlanda

Ftesë nga Tajlanda Faqe në gjuhën shqipe me të dhëna për turizmin në Mbretërinë e Tajlandës / Invitation from Thailand - page about tourism in Thailand - in Albanian Language.

25/08/2025

Privilegje të jashtëzakonshme në Tajlandë për turistët që udhëtojnë me familje – nga gushti deri në shtator 2025
Ofertë speciale në nivel kombëtar për të festuar fushatën “Thai’d Up This Summer”.
E zhvilluar gjatë muajve gusht dhe shtator 2025, kjo nismë ofron përfitime të jashtëzakonshme për udhëtimet familjare ndërkombëtare.
Fushata bashkon partnerët kryesorë në fushën e mikpritjes, tregtisë, transportit dhe argëtimit për të ofruar këto privilegje:
● Në qendrat kryesore tregtare të Siam Piwat (Siam Center, Siam Discovery dhe Siam Paragon): Merrni Kartën e Vizitorit ONESIAM GLOBAL për ulje çmimesh deri në 80%.
● Kartë Turistike për zbritje deri në 5% në The Mall, Emporium, EmQuartier, Paragon dhe The Mall Life Store Bangkapi.
● Makina AVIS. Përfitoni nga një ofertë speciale me qira duke filluar nga 750 THB në ditë (ofertë e kufizuar). Merrni një kod promovues dhe rezervoni paraprakisht përmes: https://avisthailand.com/Amazing/booking.php
● Ofertë për transport me furgon Executive VAN duke filluar nga 2.000 THB për udhëtim nga / në qendër të Bangkok-ut.
Rezervoni dhe paguani paraprakisht me kod promovues përmes LINE OA: për të përfituar.
● Merrni Thailand Travel Pass. Hyni përmes faqes “GrabRewards, My Rewards” në aplikacionin Grab. Udhëtime nga / drejt aeroportit, GrabCar Premium, GrabFood dhe GrabMart.
● Hyatt Regency Bangkok Sukhumvit dhe Hyatt Regency Hua Hin – ofertë speciale për familje.
● HarborLand: Blini një biletë hyrjeje për të rritur dhe një për fëmijë dhe përfitoni një dhuratë falas.
Për më shumë detaje, përfshirë termat, kushtet dhe kohëzgjatjen e saktë, vizitoni:
www.tourismthailand.org/amazinggrandprivileges

Ashtu si çdo vit, aksesi në Maya Bay është pezulluar për dy muaj, deri më 30 shtator.Kjo masë është pjesë e një programi...
19/08/2025

Ashtu si çdo vit, aksesi në Maya Bay është pezulluar për dy muaj, deri më 30 shtator.
Kjo masë është pjesë e një programi të vazhdueshëm për ruajtjen e ekosistemit të brishtë detar, dhe veçanërisht të shkëmbinjve koralorë, të cilët kërcënohen nga ndotja për shkak të fluksit të lartë të turistëve.
✅ Aksesi do të rifillojë më 1 tetor, nëse kushtet e motit e lejojnë.
Autoriteti i Turizmit të Tajlandës i falenderon të gjithë për mirëkuptimin dhe mbështetjen për mbrojtjen e kësaj zone.
✅ Maya Bay është një nga thesaret natyrore më magjepsëse të Tajlandës, dhe përpjekjet për ta ruajtur janë të lavdërueshme.

Photo: Vacanze Studio Phuket

A keni qenë me pushime këtë vit?
31/07/2025

A keni qenë me pushime këtë vit?

Deklaratë nga Autoriteti i Turizmit i Tajlandës në lidhje me konfliktin kufitar me Kamboxhian.
26/07/2025

Deklaratë nga Autoriteti i Turizmit i Tajlandës në lidhje me konfliktin kufitar me Kamboxhian.

Akullorja në Wat Arun është më shumë sesa një modë turistike – është një shembull se si tradita dhe kreativiteti bashkëk...
24/07/2025

Akullorja në Wat Arun është më shumë sesa një modë turistike – është një shembull se si tradita dhe kreativiteti bashkëkohor mund të bashkëjetojnë në formën më të shijshme.

Usagi Ogata / Lanna Rental Dresses by Wasin

Një mrekulli nga Tajlanda e thellë: Phra Pathom Chedi në Nakhon Pathom është pagoda e dytë më e lartë në botë, jo vetëm ...
17/07/2025

Një mrekulli nga Tajlanda e thellë: Phra Pathom Chedi në Nakhon Pathom është pagoda e dytë më e lartë në botë, jo vetëm në Tajlandë.
Kulla madhështore ndodhet në kompleksin budist Wat Phra Pathommachedi Ratcha Wora Maha Wihan, në qendër të qytetit. Maja e saj arrin 120 metra, perimetri i bazës është 235 metra.
Emri i saj vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë "monumenti i parë", dhe tempulli është një nga gjashtë vendet më të nderuara të adhurimit dhe që konsiderohen të rangut të lartë në Mbretëri: Rachavoramahavihan. Struktura origjinale daton që nga shekulli i 6-të; ndërtimi aktual, i zbuluar në shekullin e 19-të, u krye nga misionarët indianë.

Foto: IG / .

A e dini se në Tajlandë, çdo dite të javës i është caktuar një ngjyrë e ndritshme dhe fatsjellëse?! Ja ngjyrat që janë t...
09/07/2025

A e dini se në Tajlandë, çdo dite të javës i është caktuar një ngjyrë e ndritshme dhe fatsjellëse?! Ja ngjyrat që janë të përshtatshme, ose përkundrazi, janë të pafat në varësi të ditës së javës...

Takoni një elefant të egër në Tajlandë... Nuk është diçka e zakonshme, por është ende e mundur. Ndoshta në Parkun Kombët...
27/06/2025

Takoni një elefant të egër në Tajlandë... Nuk është diçka e zakonshme, por është ende e mundur. Ndoshta në Parkun Kombëtar Kui Buri... ose në Parkun Kombëtar Khao Yai (mund t'i gjeni edhe duke bërë pazar atje)

Foto: Autoriteti i Turizmit i Tajlandës & Globe Bangkok News

Tempulli i Agimit, ose Wat Arun, „mbikëqyr” lumin Chao Phraya, i cili përshkon Bangkok-un, me lartësinë e tij imponuese ...
20/06/2025

Tempulli i Agimit, ose Wat Arun, „mbikëqyr” lumin Chao Phraya, i cili përshkon Bangkok-un, me lartësinë e tij imponuese prej 80 metrash. Duke ofruar pamje të mrekullueshme si në lindjen e diellit ashtu edhe në perëndim të tij, Wat Arun-i është atraksioni i dytë më i madh turistik në kryeqytetin tajlandez, pas Pallatit të Madh.

Foto: .s

Portret hoteli: JW Marriott Resort & Spa në Khao Lak krenohet me dhoma ku luksi është motoja, me pishina të pafundme, ko...
12/06/2025

Portret hoteli: JW Marriott Resort & Spa në Khao Lak krenohet me dhoma ku luksi është motoja, me pishina të pafundme, kopshte të harlisura dhe një plazh ëndrrash, të mbuluar nga palma të holla. Më thoni nëse mungon diçka…
* JW Marriott Resort & Spa

Pagodat e bukura Phra Mahathat Noppamethanedon dhe Phra Mahathathat Nopponphusiri, të ndërtuara për nder të Mbretit Bhum...
05/06/2025

Pagodat e bukura Phra Mahathat Noppamethanedon dhe Phra Mahathathat Nopponphusiri, të ndërtuara për nder të Mbretit Bhumibol dhe Mbretëreshës Sirikit, nuk janë shekullore, por duken sikur kanë qenë gjithmonë këtu.

* Doi Inthanon, Chiang Mai
Foto: Autoriteti i Turizmit i Tajlandës

A e dinit se ka plantacione të bukura çaji në Tajlandën veriore?Në foto: plantacioni në Chouifong Chiang Rai.Foto: Touri...
30/05/2025

A e dinit se ka plantacione të bukura çaji në Tajlandën veriore?

Në foto: plantacioni në Chouifong Chiang Rai.

Foto: Tourism Authority of Thailand

Address

Tirana
<<NOT-APPLICABLE>>

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ftesë nga Tajlanda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ftesë nga Tajlanda:

Share

Ftesë nga Tajlanda

Nëse turizmi është shtylla kurrizore e ekonomisë tajlandeze, Tourism Authority of Thailand (TAT) është meakizmi që i garanton suksesin. Prej 50 vjetësh, të 17 zyrat ndërkombëtare – përfshi ajo e Frankfutit, që përgjigjet edhe për vendet e Evropës Lindore e rrjedhimisht edhe për Shqipërinë – kanë si synim promovimin e destinacionit më magjepsës në botë.

TAT ka synuar ta shndërrojë „Vendin e buzëqeshjes” në një brend, në një destinacion të çmuar për turistët dhe udhëtarët anembanë botës. Duke pasur disa nga hotelet më të mirë, me shërbime cilësore dhe pejsazhe pa të dytë, Tajlanda ze vendin e parë në botë në kapitullin Value for Money në klasifikimin e brendeve 2011-2012, hartuar nga „Future Brands”.

Statistikat janë optimiste; Tajlanda pati gjatë vitit 2011 një numur total prej 19,2 milionë turistësh, një rritje prej 20% më shumë se vitin e kaluar. Ndër këta, 5,2 milionë janë evropianë – përqindja e turistëve nga Evropa Lindore, përfshi Rumaninë, vlen të shënohet: 220.000 turiste, 14% më shumë se një vit më parë, me qëndrim mesatar prej 14 ditësh në Tajlandë dhe me shpenzime mesatare prej 150 Euro në ditë.

Arritja është edhe më e madhe po të kihet parasysh se vështirësitë nuk na kanë anashkaluar: shndërrimet e befta të shoqërisë, trysnia ekonomike botërore dhe e paparashikueshmja natyrë...