04/11/2026
Shëtitje me golf në pedonalen që lidh xhaminë e profetit ﷺ me xhaminë Kuba:
Është një nga projektet më të bukura urbane dhe turistike të Medinës, i krijuar për t'u dhënë mundësi vizitorëve të përshkojnë në këmbë rrugën ndërmjet dy xhamive historike.
Të dhënat e pedonales:
Gjatësia e saj 3 km
Koha e ecjes në këmbë: Rreth 40–45 min
Përgjatë saj gjenden:
Kafene dhe restorante.
Dyqane dhe tregje tradicionale.
Hapësira për pushim dhe ulëse.
Zona të gjelbra dhe palma.
Aktivitete kulturore dhe artistike.
Xhami dhe monumente historike.
Një element me interes është se itinerari kalon pranë disa xhamive historike, ndër to Xhamia e Ghamamas, Ebu Bekrit, Omerit, Aliut dhe Xhamia e Xhumasë.
3. Rëndësia historike dhe fetare:
Kjo rrugë ka edhe një dimension historik: Profeti Muhamed ﷺ shkonte në Xhaminë Kuba të shtunave, në këmbë ose me deve.
Prandaj, shëtitorja është ndërtuar edhe duke marrë parasysh këtë lidhje historike. Nuk është thjesht një projekt urban, por një mënyrë për të përjetuar një pjesë të historisë së Medinës.