Albanian Ventures

Albanian Ventures Dil nga mërzia e rutinës së përditshme me një xhiro me ne. Vozitje � dhe ecje � në terren malor. DRIVE & HIKE!�
Ture fikse dhe private. Rekreacion dhe sport.

14/04/2022

Në plazh nga mali.
Off-roading, safari, ecje, lojra me top, plazh...
Një ditë me aktivitete të ndryshme me .ventures

31/01/2022
11/01/2022

Kamping 20km nga sheshi Skënderbej për tu larguar nga zhurma e qytetit.
Të kanë ardhur edhe ty miq për vizitë?
Dhuroju pak off-roading, pak ecje, pak kacavjerrje dhe shumë argëtim me Albanian Ventures
Ps. Ky tur mund të zhvillohet edhe pa kamping.

27/12/2021
01/12/2021

Erdhi bora😁😁
Rifillojmë aktivitetin plot energji dhe bukuri në një dimër të fohtë, por jo në makinën që ka sfiduar temperaturat siberiane dhe në bujtinat me oxhak ku ne kalojmë natën.
Rezervo një udhëtim privat plot përjetime të bukura për të afërmit e tu.
Ps. Çmenduritë në fund janë programe të veçanta.

Ndërkohë në Bulqizë
12/04/2021

Ndërkohë në Bulqizë

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë ...
07/04/2021

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë një xhiro të shkurtër me gomone ose varkë. Më pas ecim rreth 1 orë dhe eksplorojmë një fshat të izoluar në krahun tjetër të liqenit. Kthehemi te makina dhe vazhdojmë rrugëtimin drejt Ulzës ku do të pijmë dicka duke shijuar edhe pamjen e liqenit. Përmes një rruge të lënë në harresë shijojmë panoramën e fshatrave dhe natyrës së Matit derisa vjen ora e drekës buzë lumit Mat.
Plazh deri në perëndim dhe nisemi drejt kullahupi për të kaluar natën.
Të dielën pas një mëngjesi të qetë me familjen Hupi nisemi drejt një aventure "offroad". Drekën e kalojmë përsëri në lumin Mat, por tani në një vend krejt tjetër. Larg rrugës dhe restoranteve. Pas drekës përmes rrugës së vjetër të Arbërit kthehemi në Tiranë me plot foto e histori për t'ju treguar të afërmve tanë.

Kemi 6 vende të lira.

06/03/2021

Dita e verës në një udhëtim me Albanian Ventures bëhet edhe më argëtuese.

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë një xhiro të shkurtër me gomone ose varkë. Më pas ecim rreth 1 orë dhe eksplorojmë një fshat të izoluar në krahun tjetër të liqenit. Kthehemi te makina dhe vazhdojmë rrugëtimin drejt Ulzës ku do të pijmë dicka duke shijuar edhe pamjen e liqenit. Përmes një rruge të lënë në harresë shijojmë panoramën e fshatrave dhe natyrës së Matit derisa vjen ora e drekës së gatuar me dashuri nga familja Sina e cila jeton buzë lumit Mat. Pas drekës përmes rrugës së Arbërit kthehemi në Tiranë me plot foto e histori për t'ju treguar të afërmve tanë.

Kemi 10 vende të lira.
Çmimi: 3.500 lekë/personi.
Përfshihet transporti, dreka dhe pijet.

02/03/2021

Nga e enjtja në Bovillë.

Këtë paketë mund ta ofrojmë edhe me makinë për 1.500 lekë/personi.

Sigurisht jo nga rruga kryesore. Ndjekim një pistë më emocionuese dhe me panoramë më të bukur.

24/02/2021

Sigurisht, Tomorrin nuk do ta vizitojmë nga rruga kryesore.
Rreth 4km. do t'i bëjmë në shtratin e Tomorricës. (Shpresojmë të mos jetë rritur shumë niveli i ujit nga shkrirja e dëborës)
Aventura nuk mbaron aty. Më pas vazhdojmë offroad drejt fshatit Dardhë të Beratit. Dhe në fund kush ka dëshirë vazhdon ecjen drejt majës cuka partizan.

Rezervo për 5000 lekë!

23/02/2021

Të enjten më 25 shkurt do të bëjmë kamping në Bovillë.
Transporti bëhet me biçikleta ose me makinë. Private ose nga ne.
Për zgarën e darkës do të kujdeset kuzhinieri ynë.
Pijet, pajisjet e kampingut etj. secili për vete.
Rezervo në "messenger".

Address

Tirana
1001

Telephone

+355672735500

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Ventures posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category