25/01/2018
Njoftim për pjesëmarrje në ‘China International Import Expo 2018’
Ju veme ne dijeni qe në datat 5 – 9 nëntor në 2018, zhvillohet në Shangai, Kinë, panairi 'China International Import Expo 2018'.
Pjesëmarrja në këtë ekspozitë me mbi 100 përfaqësi nga e gjithë bota, ofron një mundësi potenciale edhe për promovimin e Shqipërisë Turistike e parë në këndvështrimin e tërheqjes së vëmendjes të investitorëve të mëdhenj Kinez, promovimin e aseteve tona turistike dhe ekonomike, zhvillimin e bizneseve dhe eksportit të prodhimeve shqiptare në nivel ndërkombëtar.
Në kuadër të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit Shqipëri-Kinë dhe inkurajuar pjesëmarrjen e biznesit shqiptar në këtë ekspozitë, përfaqësues të Ambasadës Kineze në Tiranë, rikujtojnë për mundësitë favorizuese ekonomike që ofrohen për rezervimet deri në datë 31 janar 2018.
Afati i fundit për rezervimin e stendës me çmim të reduktuar prej 20% është deri më 31 janar 2018.
Pas datës 31 janar, çmimi për hapësirë do të jenë dhe 300 USD / m2 dhe për stendë standarte do të jetë 3000 USD / 9m2.
Për rezervimet përpara kësaj date, ka një zbritje prej 20%, duke marrë parasysh edhe zbritjen prej 10% e rekomanduar Ambasada Kineze në Tiranë dhe 20% komision për agjencinë organizuese, çmimi përfundimtar i favorshëm për hapësirë do të jetë 172.8 USD / m2 dhe stendë standart 1728 USD / 9m2
Përveç kësaj, do të ketë 50% zbritje për koston e transportit të mallrave për ekspozitë.
Për të ulur më tej koston, kompanitë mund të konsiderojnë edhe rezervimin dhe ndarjen e stendës së bashku si grup.
Duke qenë se, çmimi për rezervimet përpara datës 31 Janari 2018, është shumë më i ulët se ai më pas, ne ju inkurajojmë të aplikoni dhe të rezervoni, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sa më sipër, nisur nga fakti që AIDA është Agjencia koordinatore e këtij aktiviteti, mos hezitoni të kontaktoni me z. Genc Celi, pranë AIDA (email: [email protected]), nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme dhe plotësimin e Formularit të Aplikimit.