04/06/2026
Programi per muajin qershor:
🔴13-14 qershor ngjitemi ne majen me te larte ne Shqiperi, Korabi 2764m. Ngjitja dhe akomodimi si gjithmon ne fshatin Radomire. Nisja te shtunen ne oren 17:00. Ne vajtje ndalojme ne Peshkopi meqenese ate nate ne pedonalen 3 qytetit organizohet dhe "Dibra n'Fest".
🔴21 qershor, Maja e Lubotenit 2498m, Kosove. Maja kga ku shikohet komplet Kosova dhe maja ku fillojme Malet e Sharit. Eshte nje ngjitje pa veshtiresi teknike, por ngjitje te tilla duan dite te gjate dhe qershori eshte ideal.
🔴26-27-28 qershor, kampingu pranveres ne bashkepunim me Maya Alpine Club dhe Sh.B. Mariashi. Kampingu do organizohet duke u akomoduar diten e pare ne vilat alpine ne qendren Rinore ne Decan ku eshte perfshire dhe darka dhe nje koncert live ne mbremje.
Diten e dyte shkojme drejt Bjeshkes se madhe ku sipas deshires zgjidhni te ngjisni Gjeravicen apo te Liqenin e Tropojes, ku pas kthimit akomodohemi ne tenda. Darka, zjarr, lojra.
Diten e trete pas mengjesit ngjitje ne Majen e Madhe, dhe mbasdite pasi te zbresim nisemi per ty kthyer ne Tirane.
Organizimi i ketyre tre diteve perfshin gjithcka, qe nga akomodimi tek vilat alpine ne Decan, kampingu, koncertin, darkat mengjeset, paketat piknik gjate ngjitjeve, transportin, dhe guidat shoqeruese te te tre guidave qe e organizojne.
Nisja diten e premte ne oren 16:00 - 17:00 nga Tirana
🔴🔴Per secilen guide prenotimet do te pranohen te henen e asaj jave qe do organizohet guida, ne te cilen do te publikohet dhe programi i plote.