20/10/2026
📍Dje ne Tiranë, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në bashkëpunim me Down Syndrome Albania dhe ANAD-SHKSHNJND, organizoi sot konferencën kombëtare “Barazia para ligjit dhe aksesi në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri: Nga garancitë ligjore te zbatimi në praktikë”.
Konferenca mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve shtetërore, sistemit të drejtësisë, Bashkimit Evropian dhe organizatave të personave me aftësi të kufizuara, për të diskutuar sfidat dhe reformat e nevojshme për garantimin e barazisë para ligjit dhe aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Znj. Blerta Çani Drenofci, Drejtore Ekzekutive e FSHDPAK-së., në fjalën e hapjes theksoi se ndërhyrjet e këtij projekti, rekomandimet për reforma ligjore, institucionale dhe proceduriale per akses ne drejtesi dhe barazi para ligjit, kanë një rëndësi të veçantë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, përfshirë përmbushjen e angazhimeve në fushën e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës, në kuadër të Grupkapitullit 1 – Çështjet Themelore, veçanërisht Kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore).
🔹 Konferenca u përshëndet nga Znj. Evis Kushi, Nënkryetare e Kuvendi i Shqipërisë; Znj. Elona Hoxha, Zëvendësministre e Ministria e Drejtesise Znj. Denada Seferi, Zëvendësministre e Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; dhe Z. Andre Rizzo, Shef i Seksionit Politik të European Union in Albania.
🔹 Në dy panelet tematike, të moderuara nga Suela Lala dhe Bardhylka Kospiri, kontribuuan Genta Tafa (Bungo), Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Vilma Shurdha, Komisionere pranë Avokatit të Popullit; Tetis Lubonja, përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë; Patricia Pogace, Drejtore e Ndihmës Juridike Falas; Ergys Qirici, Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror; Mirela Juka, Doën Syndrome Albania; Iris Aliaj, Eksperte Ligjore e FSHDPAK-së dhe Klinsman Ibrahimi, Drejtor Programi pranë organizatës ANAD.
Diskutimet u fokusuan te njohja e barabartë para ligjit, kalimi nga vendimmarrja zëvendësuese te vendimmarrja e mbështetur, aksesueshmëria e sistemit të drejtësisë dhe garantimi i ndihmës juridike falas.
📊 Gjatë konferencës u prezantuan edhe rezultatet e projektit “EU4Drejtësia Gjithëpërfshirëse për Aftësinë e Kufizuar në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në pesë bashki, përmes të cilit 2,000 persona me aftësi të kufizuara morën informacion ligjor të aksesueshëm, mbi 900 përfituan ndihmë juridike falas dhe 220 profesionistë e punonjës institucionesh u përfshinë në trajnime. Projekti kontribuoi gjithashtu në monitorimin e aksesueshmërisë së institucioneve, zhvillimin e materialeve informuese në formate të aksesueshme dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe praktikave institucionale.
🤝 Falënderojmë të gjithë përfaqësuesit institucionalë, partnerët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin në avancimin e një drejtësie gjithëpërfshirëse.
🎯Të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në ligj. Ato duhet të garantohen në praktikë, për çdo person, pa diskriminim!
; European Union in Albania