05/09/2021
⚠️NJOFTIM⚠️
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se duke nisur nga 🗓data 6️⃣ shtator 2021, të gjithë të interesuarit të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jenë të pajisur me:
➡️Pasaportë vaksinimi ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy jave; OSE
➡️ Test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes; OSE
➡️Test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes; OSE
➡️ Dokument që vërteton se keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;
🔴 Këto rregulla do të aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;
🔴 Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto rregulla.
🔴 Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.
Për më shumë informacion mbi rregullat e reja për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë mund të vizitoni linkun 👉