29/10/2026
🎅 BABAGJYSHI FLUTURUES RIKTHEHET NË 20 NËNTOR!
A e imagjinoni Babagjyshin duke fluturuar me slitën e tij mbi liqenin e Gjenevës? Në Montreux, magjia e Krishtlindjeve merr jetë me një spektakël që nuk duhet humbur!
📍 Montreux, Zvicër
📅 20 Nëntor – 24 Dhjetor 2026
🎄 Mbi 150 shtëpiza festive me dhurata, ëmbëlsira dhe pije të ngrohta krijojnë një atmosferë përrallore përgjatë bregut të liqenit.
🎅 Atraksioni kryesor është Babagjyshi Fluturues, i cili shfaqet me slitën dhe drerët e tij në një spektakël me muzikë dhe drita, falas për vizitorët.
🛳️ Këtë vit, magjia vazhdon edhe në liqen, me një udhëtim të veçantë me anije të zbukuruar, nga ku mund të shihni spektaklin e Babagjysh*t Fluturues.
Drita, muzikë dhe peizazhe alpine që e kthejnë Montreux në një kartolinë të gjallë Krishtlindjesh.
💬 Me kë do ta përjetoje këtë magji? Etiketo personin që do të merrje me vete! 👇
📩 Na kontaktoni për të planifikuar udhëtimin tuaj në Zvicër.
UdhëtimeDimërore MagjiaEKrishtlindjeve