19/09/2020
Hapja e aksionit "Ta Pastrojmë Shqipërinë".
Vullnetarët e Green Line Albania sëbashku me stafin e DPSHTRR, në Ditën Botërore të Pastrimit lançojnë nëpërmjet veprimeve konkrete nismën më të re mjedisore në Shqipëri, Rrugë të Pastra.
Aksioni u zhvillua në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Në aksion u bashkua edhe Bashkia Tiranë, Task-Forca e Transporit Rrugor.
Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Ndaj në “Ditën Botërore të Pastrimit” dhe aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, DPSHTRR ndërmerr angazhimin së bashku me Green Line Albania, duke sjellë në jetë nismën më të re mjedisore në Shqipëri, “Rrugë të Pastra”, e cila do të jetë dhe tematika e “Ditës Botërore të Pastrimit” në Shqipëri për vitin 2020!
Ndotja e rrugëve urbane, interurbane dhe rurale tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Në Shqipëri qarkullojnë rreth 630,000 mjete, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, si për nga ndotja e ajrit, ndotja e rrugëve dhe gjenerimi i mbetjeve të ndryshme gjatë ciklit të jetës së një mjeti.
Aksionet kryesore do të zhvillohen në hyrje-daljet kryesore të qyteteve, akset kombëtare, si dhe rrugët në brendësi të qyteteve dhe fshatrave. Gjithashtu, ju mund të bëheni pjesë duke pastruar mbeturinat që keni në makinën tuaj dhe duke i hedhur ato në koshat e mbeturinave.
̈r