Choose Balkans - Italia

Choose Balkans -  Italia >D

22/06/2022

Seguite Choose Balkans -> https://www.facebook.com/ChooseBalkans

Choose Balkans is a leading Incoming Tour Operator offering tourism services in Albania, Bosnia & Herzegovina, Croatia, Greece, Kosovo, Montenegro, North Macedonia & Serbia.

17/08/2017
09/08/2017

Good morning

Jeteshkrim i P O R A D E C I T,..(Lazgush Poradeci),....Llazar Gusho,....
06/08/2017

Jeteshkrim i P O R A D E C I T,..(Lazgush Poradeci),....Llazar Gusho,....

Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.

Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgush*t që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.


Shtatorja e Lasgush Poradecit
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Resh*t Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipetare.

04/08/2017
28/07/2017
Kjo,.. mendoj se do te jete logoja e CDO veprimtarie  per VIZITEN ne vend origjine,...!
27/07/2017

Kjo,.. mendoj se do te jete logoja e CDO veprimtarie per VIZITEN ne vend origjine,...!

Kete e perhapi Agim Simixhi,...!
02/07/2015

Kete e perhapi Agim Simixhi,...!

Namik Pllaha ka shpërndarë foton e Thënie të bukura, fjalë të mëdha nga njerëz të mëdhenj.Dje në orën 2:17.PD · PERrALlA...
23/05/2015

Namik Pllaha ka shpërndarë foton e Thënie të bukura, fjalë të mëdha nga njerëz të mëdhenj.
Dje në orën 2:17.PD ·
PERrALlA te VERTETA Thashethemnaja, fuqia magjike,.. qe e mban,Nje Bashkesi folesish, njelloj si Gravitacjoni, ne ASTRONOMI, ja Nje Rrefenje nga Prralla te Verteta.
Ne Nje repart ushtarak ne Shkoder guzhinieri qe ishte nga Poradeci,kur ndante ushqim poradecareve ju jepte nga dy garuzhde. Te merakosur,..se mos enderronin po' te merrej vesh me marifet i thone qe te mos vazhdoje duke i thene edhe shkakun. Po mos u beni merak,ishte pergjigja,.. Ju vetem me thoni se kush flet keq per mua. Pas kesaj keqfolsi,kur i vinte radha merte tre racjone e i mbyllej GOJA. Se pse nga lashtesija vinte mesimi: GOJA e ha, SYRI ka TURP,...!

Voloreke,Poradec,Albania,....!
08/05/2015

Voloreke,Poradec,Albania,....!

Voloreka :D

09/11/2014

"VAZHDIMËSI" - NJE PREMTIM I MBAJTUR
Dje doli nga shtypi libri “Devoll, Shqipëri -2,përjetime"” ,i shkrimtarit Luan Kalana me banim në SHBA..
Autori realizon kështu një premtim të dhënë në promovimin e parë te librit 'Devoll-Albania ,sprovë", për të sjellë figura të tjera të Devollit që ka ndeshur në itinerarin shqiptar të jetës së vet ne vendlindje, Devoll,Shqipri e ne Amerike..
Shkrimet janë organizuar në disa grupe, si: Libri shqip në Amerikë, Skica dhe portrete, Sofra poetike e Devollit, Thesaret e gjuhës devollite, Fabula dhe gazmore,Esse,reportazhe, meditime, hulumtime dhe krijmari te mirefillte letrare, si mikrokomedia "Teto Ollga ne Amerike" e te tjera..
Ai portretizon e sintetizon me mjeshteri artistike,krijimtarine e poeteve dhe shkrimtareve, si te Dritero Agollit, Skender Rusit, Vangjush Zikos, Agim Shehut, Petraq Zotos,Thani Naqos, Agim Bacellit,S kender Demollit, Fuat Memelit, Luan Xhuli,Kristaq Shabanit, Fation Pajo, Valentina Dikos, Skender Kodres, Hysen Cifligut,Met Fidanit, e te tjere.
Si në librin e parë dhe tani në librin e Dytë janë pjesë e vëmendjes të shkrimeve së Luan Kalanës, njeresit e thejshte,intelektuale,artiste mes të cilëve mund të veçojme, Elida Cangonjin, Dr.Tatjan Kraja, Ricard Ujkaj, Guri Seferin, Qemal Zyfin, piktorin Dhimiter Dangllin, kitaristin Devi Becollin, Mesuesen e Popullit Lumturie Ocka Kodra, kengetaret Shpresa Spahon, Fatmir Dangllin, patriotin Halili Menkshin,pasionantet e bleteve,Astrit Meka,Hytbi Mersulin,Ahmet Hoxhallin,Hysen berberi Hysin,nene Sabire Ahmetli,Dashi Hysi ,agranomet,mjeshtrat e ndertimit,kapelkashtat vajzat devollesha,artiste e Progerit,per vellezerit kosovare, ,e te tjere.
Kulmore , eshte mbyllja me skicen panoramike,si ëmbëlsira e librit,dasmat e devollinjve.
Libri paraprihet nga një parathënie e Ervehe Barutit,Akademia e Shkencave dhe mbyllet me një vlerësim të shkrimtarit Hyqmet Haskos.
Urime autorit për këtë rrugëtim të palodhur në kërkim të vlerave devollite dhe jo vetëm!
Përgëzime ing. Miri Metollit që ka realizuar një kopertinë mjaft të bukur!
Suporti botimin e librit, Shoqata A.K. DEVOLLI ,Tiranë.
Botoi shtypshkronja KOTTI ,Korçë.
Udhëtim të shpejtë e të mbarë librit drejt Tiranës,Europës dhe Amerikes, ku banon autori.

Address

Rruga Resh*t Çollaku
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:30 - 21:00
Tuesday 08:30 - 21:00
Wednesday 08:30 - 21:00
Thursday 08:30 - 21:00
Friday 08:30 - 21:00
Saturday 08:30 - 21:00
Sunday 08:30 - 21:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Choose Balkans - Italia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category