
03/07/2025
Fshati piktoresk Shtyllë na bashkon më 26–27 korrik, në një festë që është kthyer në një traditë të dashur për të gjithë. Nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një moment i veçantë ku kujtimet, emocionet dhe lidhjet njerëzore janë në zemër të këtij organizimi.
Atmosfera e ngrohtë, mikpritja, muzika, shijet tradicionale dhe bukuria natyrore e zonës e bëjnë këtë event një pikëtakim ideal për miqtë, zonën dhe çdo vizitor që kërkon të përjetojë diçka të veçantë.
Kjo është një ftesë e hapur për të gjithë ata që duan të ndiejnë shpirtin e komunitetit dhe të qëndrojnë pranë rrënjëve të tyre.
Shihemi në Shtyllë aty ku tradita dhe zemra krijojnë një festë që mbetet gjatë në kujtesë!