05/11/2024
Cascate del Mulino – Ujëvara Magjike Termale në Toskanë 🌊🌞
Përfitoni per te realizuar kete udhëtim te shkëlqyer me fluturime direkte për në Romë dhe përjetoni një aventurë të veçantë përreth kryeqytetit italian.
Nisja:
⏰ 06:15 - E martë, 10 dhjetor nga Rinasi-Fiumicino
⏰ 23:50 - E enjte, 12 dhjetor nga Fiumicino-Rinas
Fakte interesante për Cascate del Mulino:
🔥 Ujë i ngrohtë natyral – Ujërat kanë një temperaturë prej rreth 37.5°C, perfekt për relaksim të thellë.
🌱 Përfitime shëndetësore – Pasura me minerale si sulfuri dhe karbonati i kalciumit, të cilat mund të ndihmojnë për lëkurën, nyjet dhe frymëmarrjen.
🎉 Hyrje falas – E hapur gjatë gjithë vitit dhe pa pagesë!
🌄 Pamje mahnitëse – Pishinat natyrale janë të vendosura në "terasa" unike, që ofrojnë një ambient të veçantë për t’u çlodhur.
Si të arrini nga Roma në Cascate del Mulino:
🚗 Me makinë – Rreth 2.5 orë larg. Ndiqni rrugën drejt Grosseto dhe vazhdoni drejt Manciano, deri në Saturnia.
🚆🚌 Me tren dhe autobus – Nga Roma deri në Orbetello me tren, dhe më pas merrni një autobus për Saturnia. 🚋
Këshilla praktike:
🕗 Ora e vizitës – Ideal për të shkuar herët në mëngjes ose në mbrëmje për të shmangur turmat.
🩴 Peshqir dhe sandale – Të nevojshme për terrenin e gurët dhe rehati.