27/01/2021
🚌Udhetim 1-nje ditor ne Korce-Voskopoje
Nisjet ne datat: 6,7,13,14,20,21,27,28 Shkurt
Ne cmimin 10 Eur perfshihet:
🏃♂Nisja ne oren 06:30 nga Tirana
Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut Natyror në Drilon. Shëtitje e lirë dhe pushim në Drilon rreth 1 orë.
Mbërritja në fshatin turistik e piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron gjithashtu edhe vizitë në kishat e Voskopojës për tu njohur me trashëgiminë kulturore, të cilat aktualisht vazhdojnë të ruajnë madhështinë dhe rëndësinë e gjithë historisë së përjetuar më parë si një qendër kryesore jo vetëm në Shqipëri por në gjithë perandorinë Bizantine që në shek e 14-të. Kohë e lirë për argëtim nën sugjerimet e guidës. Konsumimi i drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mirë të zonës.
Pas dreke nisemi për në qytetin e serenatave, Korçë. Vizitë në zonën qëndrore të qytetit, tek Pazari, Shëtitorja, Katedralja dhe jo vetëm për rreth dy orë.
Nisemi në rrugën e kthimit, mbërritja në Tiranë.
Adresa: Bul.Zogu I , prane Ministrise se Drejtesise.
📧 [email protected]
📧 [email protected]
☎️ +355 042254423
📱 +355 694013188