17/04/2017
A duhet ndertuar rezort ne Lagunen e Nartes?
Disa shoqata mjedisore Tirane, publikojne dhe na informojne se : “Ne date 03.04.2017 Ministria e mjedisit prezantoi vlerësimin mbi mundësinë e një projekti të ardhshëm turistik projektin e dyte lagunor, ne Lagunen e Nartes, (pervec atij ne Lagunen Karavasta), zone e mbrojtura përmes një legjislacioni kompleks aktesh ligjore, planesh zhvillimore apo strategjish menaxhimi, nën titullin ekologjik “Blu Coast Albania” nga “BFI Invest” sh.p.k., një prej kompanive të shumta te “Balfin Group”. Në rolin e investitorit kërkon realizimin e një kompleksi turistik prej qindra shtretërish, në një prej peizazheve dhe zonave natyrore të mbrojtura të Shqipërisë, në Lagunën e Nartës dhe pikërisht në zonën e saj qendrore e shënuar në hartë me gërmën A. Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli, ngritjen e dhjetëra kabinave prej druri, një skenë festivali, hapësira kampingu dy pjesësh, një parkim per makinat e shërbime të tjera. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 680, i datës 22. 10. 2004 ka siguruar mbrojtje strikte, pikërisht aty ku “BFI Invest” sh.p.k. kërkon të investojë”.
Pra, sefundi, pas projektit ”Lungomare” per gjate bregdetit ranor, “Port energjitik”ne bregdetin Vlore publikuar sefundi nga qeveria e projketit te Bashkise Vlore ne ishullin e Zvernecit, eshte ideuar e ka nisur procedura e miratimit te projektit “Blu Coast Albania” ne Lagunen e Nartes.
Duke u munduar per te trajtuar raportet e ndetimit te projektit ne fjale , me mjedisin, si nje oponence e mendim ndryshe , sidomos per t`a vleresuar per impaktin ekologjik, dhe politiko-mjedisor, shprehem qysh ne fillim se ky projekt eshte thjesht nje nisme urbanizimi breglagunor e qe vetekuptohet si realizim i nje politike mjedisore por te pa njohur, te pa projektuar , te pa palnifikuar, te pa prezantuar ne publik, e pa miratuar ne asnje plan zhvillimi te qendrueshem nga Qeveria Shqiptare apo Bashkia Vlore.
Nga ana formale ky projekt, si nderhyrje mjedisore nepermjet urbanizimit te bregut te Lagunes se Nartes, i vleresuar si investim ‘madhor” per Vloren, te kujton investimet gjigante te ndertimit te disa TEC-eve dhe Petroliferes pergjate bregdetit te zones Narte-Zvernec ne emer te zhvillimit te turizmit, te nje invetimi te madh, te se bukures moderne ku vlonjatet, turistet, do “kenaqen” duke e frekuentur ate.
Nga pikpamja e vendimarrjes mendoj se si nderhyrje ne mjedis ne formen e urbanizimit te lagunes, eshte vazhdimesi e mendesise disavjecare nga ana e vendimmarresve shqiptare per urbanizimin , betonizimin, gjithmone “qepur” bregdetit, kete radhe bregut te lagunes nepermjet ketij projekti “madheshtor” por qe do e thote me ndikim akoma me te fuqishem ne mjedisin natyror lagunor ne zone te mbrojtur.
Duke analizuar e arsyatuar per idene e ndertimit te ketij projekti, shprehem se: sot per sot asnje vlonjat, shoqeria civile vlonjate, specialist, intelektual, nuk kane informacionin e duhur te hapave proceduariale qe po kryhen nga qeveria e nuk kane perfyturimin real te projektit.
Nisur nga koncepti ekologjik per mbrojtjen dhe konservimin e mjedisit natyror,detar, bregdetar, lagunor etj. te Vlores mendoj se ndertimi i ketij rezorti si vendimmarrje bie ndesh e i kundervihet ne menyre flagrante parimit themelor ekologjik te ruajtjes se vlerave mjedisore natyrore e per me teper ne zona te mbrojtura.
Duke vleresuar se ky projekt shoqerohet me betonizim, zvogelim e tjetersim mjedisi natyror, si rjedhim edhe te pejsazhit natyror, behet pjese e vazhdimit dhe thellimit te konfliktit qe egzioston sot pothuaj per gjithe bregdetin e Shqiperise midis zhvillimit te turizmit dhe konservimit e mbrojtjes se vlerave mjedisore , duke patur parasysh biodiversitetin, tjetersimin perjete te pejsazhit natyror te virgjer egzistues e zevendesimin e tij me ate urban “modern” nga dora e njeriut ne konkurence me natyren.
Personalisht mendoj se mbrojtja, rehabilitimi e konservimi i cdo mjedisi natyror, me pejsazhet e veta natyrore identitet , jane dhe do te jene ne te ardhmen asete me destinacion turistik akoma me te vleresuar si pjese e zhvillimit strategjik te qendrueshem te Vlores e gjithe vendit tone.
Laguna e Nartes eshte ekosistem natyror me karakteristika tipike lagunformuese krijuar gjate mijra viteve nga proceset dinamike natyrore deri ne siperfaqen ujore egzistuese. Sebashku me pejsazhim e resurset e tjera natyrore ( larmine bilogjike), historike, kulturore, e bujqesore te zones si potenciale per nje zhvillim te qendrueshem e kane bere kete zone shume te frekuentueshme nga turistet vendas e te huaj pikerisht per keto vlera.
Kundervenia ndaj gjithe vlerave te lagunes si identitet i zones se mbrojtur, me tjetersim apo ‘shperfytyrim” te saj per jete e mot, eshte kundervenie ndaj natures e keshtu vendimmarresit qeveritare i kundervihen respektimit e aplikimit te ligjshmerise per konservimin e vlerave mjedisore natyrore si nje nga parimet themelore te strategjise se zhvillimit te turismit si dhe i kundervihen vete thelbit apo “frymes” se legjislacionit mjedisor ne vendin tone.
Si nje qendrim ndaj ceshtjes dhe legjislacionit mjedisor duhet: Te mbrojme, te rehabilitojme e te konservojme mjediset dhe vlerat e tyre natyrore, konkretisht Lagunen e Nartes, me pejsazh te virgjer, ndonese jo modern, apo te betonojme mjediset, si arkitekture , si urbanizim modern?
Qendrimi qe duhet mbajtur ndaj kesaj ceshtje mjedisore eshte e shprehur qarte ne vete thelbin e legjislacionit te shumte mjedisor egzistues dhe ne vete politikat e zhvillimit te qendrueshem te hartuara ne nivel lokal e kombetar. Nisur nga ky fakt, ky urbanizim, betonim, ne thelb eshte ndotje nepermjet ndertimit te strukturave brenda ne mjedisin zone e mbrojtur eshte demtim me tjetersim ekosistemi si hapsire e lire publike eshte tjetersim i pejsazhit natyror duke mosrespektuar keshtu mbrojtjen e natyres e si rjedhim legjislacionin dhe planet e zhvillimit ne nivel lokal e ate kombetar.
Kjo zone e mbrojtur, si ekosistem natyror, aktualisht pa ndertime, , shnderrohet me leje te qeverise nga nje destinacion natyror lagune ne nje perdorim te ri, ne rezort duke shkaktuar fragmentim dhe zhdukje pergjithmone te nje siperfaqe habitati si perceptim te nje mjedisi ekologjik e topografik specific.
Mendoj se po te realizohet ky projekt sjell si pasoje mosrespektimin e politikes mjedisore lokale e kombetare duke iu kundervene gjithe deklarimeve zyrtare, parimeve, qellimeve dhe objektivave te zhvillimit dhe mbrojtjes se mjedisit parashikuar ne gjithe legjislacionin mjedisor kombetar. Po keshtu nuk respektohet planifikimi i integruar i mjedisit ku mbrojtja e mjedisit te jete qellimi paresor. Perkundrazi eshte e qarte se demtohet administrimi i integruar i mjedisit duke prishur ekujlibrin midis konservimit te ekosistemeve natyrore dhe zhvillimit, eshte kundervenie e planifikimeve apo projekteve te mundeshme ne te ardhmen gjithmone ne mbrojtje te ketij mjedisi, gjithmone ne mbrojtje te mjediseve natyrore pa betonim e tjetersim.
Pra, kemi te bejme me nje nderhyrje mjedisore tipike te aktivitet njerezor me impakt negativ tipik antropogjen, me pasoje ndoshta deri ne ndikim te ekujlibrit natyror egzistues te ketij ekosistemi ne te ardhmen. Gjithashtu konstatoj se si ne shume raste te tjera ne Vlore edhe ky rast eshte nje nisme e qeveritareve te cilet “kane vrare mendjen” si t`a permiresojne (tjetersojne), si ta “bonifikojne” lagunen duke te kujtuar keshtu bonifikimin e dikurshem te Lagunes se Nartes per te perfituar t**e bujqesore apo per te zhdukur shkaktarin e semundjes se malaries.
PPNE-Vlore
Niko Dumani