26/02/2016
Për Vespistat, Vespaxhinjtë, të apasionuarit shqipëtarë e shqipfolës pas Vespës!
Ata që janë Presidentë, Kryetar, Nënkryetar, pjesëtarë bordi ekzekutiv e anëtarë të thjeshtë nëpër Vespa Club-e, e gjithashtu edhe ata koleksionistë, të apasionuar, apo "fiksimaxhinj" pas motorrit Vespa!
Ka disa kohë që brenda teritorit të Republikës së Shqipërisë gjërat mes klubit të Vespa-ve të qyteteve kryesore të Shqipërisë nuk po shkojnë ashtu siç filluan dikur, atëherë kur na bashkonte të gjithëve pasioni për motorrët tanë.
Gjërat janë agravuar aq shumë saqë siç e ka thënë Faik Konica që nga përtej oqeanit dikur, dobtë vijë dita që shqipëtarët do të bëhen kokra kokra! E ja ku ndodhi, në mass grupin tonë sot jemi përçarë, kemi një President të Vespa Club Shqipëria sot të dorëhequr pas një debati të stërmadh në facebook për të dhe Vespa Club Shqipërinë!
Unë për momentin nuk e kuptoj se çfarë po ndodh...
Nuk mundem që ta analizoj kaq thjeshtë e shpejt gjithë këtë ngjarje që dashur pa dashur i përfshiu në të të gjithë Vespistat Shqipëtarë.
Por ama një pyetje e kam, më habit diçka!! Këtu po bëhet një debat kaq i madh, i ndarë e i strukturuar në kampe sulmuese apo ofensive për diçka që unë do ta quaja të pa dobishme! Unë personalisht nuk do të bëja diçka që nuk më sjell asnjë benefit, përkudrazi madje, diçka që sjell shkatërim! Shkatërim të vlerave, të traditës, të kulturës që shumë nga ju, Vespistat e parë Shqipëtarë me shumë mund e sakrificë e keni krijuar!
Pyetja është: Kush ka ndërmënd që tani ta rithemelojë e ta mirë administrojë një Vespa Club Shqipëria të re??
Gjithsesi, shpresoj që një zgjidhje të gjendet e kjo "plagë" që u krijua të gjej shërim sa më shpejt!
Gjej rastin ta përgëzoj dhe ta falenderoj Aldo Kazanxhi, tashmë Ish Presidenti i Vespa Club Shqipëria për aktin demokratik të dhënies së dorëheqjes nga detyra që po ai vetë 10 vite më parë ja kishte imponuar vetes e që sipas mendimit tim apsolut e kishte kryer me devotshmëri e përkushtim të plotë! Bravo, e shumë respekte për ty miku më i mirë mbi Vespa që unë kam e do të kem ndonjëherë!
Me respekt, Devis Hasaj, President i Vespa Club Vlorë.