Kejt travel & tours

Kejt travel & tours Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kejt travel & tours, Travel Agency, perballe conad, Vlorë.

Royal Taj Mahal 5* - SideSide   SideRoyal Taj Mahal Hotel, pjesë e Grupit Stone Hotels dhe hapur në qershor 2015, ndodhe...
13/07/2017

Royal Taj Mahal 5* - Side
Side



Side
Royal Taj Mahal Hotel, pjesë e Grupit Stone Hotels dhe hapur në qershor 2015, ndodhet në një sipërfaqe 40 000 m2. Është në një distancë prej 5 km nga qendra e qytetit Side, 10 km nga qyteti Manavganat dhe 48 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Antalya-së. Në total janë 450 dhoma: 351 dhoma superiore standarde, 5 dhome handikapë, 26 suita junior dhe 68 dhoma familjare te ndryshme.



Dhomat janë të pajisura:

- Ajër të kondicionuar
- Ballkon
- Tapet
- Set kafeje dhe çaji
- Vaskë
- Peshqira (ndërrohen përdite)
- Tharëse flokësh
- Telefon
- Minibar
- TV LCD satelitor

Brenda kompleksit të Hotelit do të gjeni:

- Restoranti kryesor dhe 3 restorante a la carte (peshku, italian, meksikan dhe indian)
- Pasticeri, bistro, restorant snack-u,
- 8 Bar-e
- 4 pishina, 3 pishina për fëmijë, pishinë e brendshme
- Akuapark për të rritur dhe fëmijë
- Miniclub
- SPA: banjë me avull, hammam, sauna, dhoma relaksimi
- 5 fusha tenisi, volejboll, basketboll, futboll
- Aerobi
- Animacione
- Muzikë live (3 here në jave)



Më Shume Detaje: Koncepti "Ultra All Inclusive" përfshin:

- Mëngjesi, mëngjesi i vonë, dreka dhe darka bufe.
- Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike të vendit dhe disa pije importi
- Minibar në dhomë
- Akullore, snack-e gjatë orareve
- Animacione
- Miniclub
- Tenis
- Volejboll në plazh
- Aerobi
- Lojë me shigjeta
- Mini Futboll
- Mini golf
- Sauna
- Banjo Turke
- Fitness Center
- Cadrat dhe shezlongë në plazh dhe pishinë
- Peshqirë plazhi

Vjeshtë në Paris, 4 Ditë €399France  FranceDita e Parë, 23 Shtator 2017. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja ...
13/07/2017

Vjeshtë në Paris, 4 Ditë €399
France

France
Dita e Parë, 23 Shtator 2017. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 10.25. Mbrritja në Paris në 13.15. Transferimi për në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 24 Shtator 2017. Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë, 25 Shtator 2017. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Katërt, 26 Shtator 2017. Transferimi për në Aeroportin e Parisit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 07.10. Mbrritja në Tiranë në orën 09.40.

Me Shume Detaje: Në pagesë 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Vjeshtë në Bangkok dhe Pattaya, 8 Ditë €1079Tajlande  TajlandeDita e Parë, 23 Nëntor 2017. Nisja me Autobus nga Tirana n...
13/07/2017

Vjeshtë në Bangkok dhe Pattaya, 8 Ditë €1079
Tajlande

Tajlande
Dita e Parë, 23 Nëntor 2017. Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Dubai - Bangkok. Nisja nga Shkupi në orën 13.25, Mbrritja në Dubai në orën 20.25.

Dita e Dytë, 24 Nëntor 2017. Nisja nga Dubai në orën 01.55, Mbrritja në Bangkok në orën 11.15. Pritja në Aeroportin e Bangkokut. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel. Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik.

Dita e Tretë, 25 Nëntor 2017. Mëngjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Bangkokut. Vizitohen: Pallati Mbretëror, Tempujt e Famshëm të qytetit. Drekë Bufe në një Restorant Karakteristik. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 26 Nëntor 2017. Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping, ose
Opsionale: Vizitë gjithë ditën ne Ayutthaya, Ish Kyeqyteti i Mbretërisë në Tajlandë, shëtitje panoramike, hyrje ne Pallatin Veror Bang Pa-In, Drekë dhe shëtitje me Krociere në kthim në Bangkok.

Dita e Pestë, 27 Nëntor 2017. Mëngjesi ne Hotel. Vizitë në Tregun e Famshëm Lundrues të Damnoen Saduak dhe Chinatown. Pasdite, Nisja me autobus për në Plazhin e Pattayas. Gjatë Rrugës, ndalesë dhe vizitë në Fermën e Krokodilëve. Mbrritja ne Pattaya dhe Sistemimi në Hotel.

Dita e Gjashtë, 28 Nëntor 2017. Mëngjesi ne Hotel. Të lirë për plazh ose
Opsionale: Vizitë dhe shfaqje në Kopshtet tropikale të fshatit Nong Nooch.
Opsionale: Në Darkë, shfaqje Speciale Alkaazar.

Dita e Shtatë, 29 Nëntor 2017. Mëngjesi në Hotel. Të lirë për plazh ose
Opsionale: Vizitë dhe Drekë në Ishullin e Koraleve.
Ne mbrëmje vone, Transferimi për në Aeroportin e Bangkokut.

Dita e Tetë, 30 Nëntor 2017. Nisja nga Bangkok në orën 02.30, Mbrritja në Dubai në orën 06.40. Nisja nga Dubai në orën 09.00, Mbrritja në Shkup në orën 12.25. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë. Mbrritja në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Shkup - Bangkok nëpërmjet Dubait.
-Akomodimi në hotele 5*.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Tajlandë me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Tajlandeze për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transferta Vajtje - Ardhje nga Tirana për në Shkup.
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Bangkok: Pallati Madh, Tempujt e Qytetit. Lundrimi me Varka në Tregun lundrues. Hyrje në Fermën e Krokodilëve.
-Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik dhe Drekë Bufe në një Restorant Karakteristik.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Tajlandë.

OPSIONALE:
1. Vizitë gjithë ditën ne Ayutthaya, Ish Kyeqyteti i Mbretërisë në Tajlandë, shëtitje panoramike, hyrje ne Pallatin Veror Bang Pa-In, Drekë dhe shëtitje me Krociere në kthim në Bangkok. - €40
2. Vizitë dhe shfaqje në Kopshtet tropikale të fshatit Nong Nooch. - €25
3. Shfaqje Speciale Alkaazar. - €15
4. Vizitë dhe Drekë në Ishullin e Koraleve. - €25
5. Viza Tajlandeze €35

16/08/2016

Dita e pare: Nisja diten e premte ne ora 17.00 nga Tirana.Mberrijme ne Theth. Darka ne bujtine me produktet e fresketa dhe BIO te vendit, supe, patate, mish qengji ose keci, etj.

Dita e dyte: Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht,caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi per vizite nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese) ,kalojme uren e telit per te shikuar ujvarat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh. Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Keto do kemi mundesi te pushojme gjate, te bejme foto dhe te konsumojme dreken e paketuar nga bujtina ku jemi akomoduar. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne bujtine, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Me pas kthimi per ne bujtine.

Dita e trete: Ora 8.00 – 9.00 mengjesi. Pas ores 9.00 nisemi zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin .Vazhdojme ecjen per ne qender te fshatit. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare qe shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne hotel, ku mbaron dhe ky udhetim mbreslenes. Rreth ora 14.00 nisemi per Tirane, dreka ne Shkoder, fundi i sherbimit tone.

Keshillohet te merren me vehte :

– cante shpinde (per dreken) dhe nje shishe uje 0.5 L.
– atlete te rehatshme, sugjerohen atlete vrapit.
– blusa me menge te shkurta per rruges dhe me menge te gjata per ne darke.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me furgon.
2. Akomodim në bujtine, për 2 netë qëndrimi. Dhomat nuk jane me krevate dopio.
4. 2 Mëngjese, dreka e dites se shtune, 2 darkat
5. Perfaqesues i agjensise dhe guide vendase.

Në cmim nuk përfshihen:

1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Pijet pervec rakise (specialitet i vendit) dhe kafes .

*Femijet mbi 3 vjec paguajne njesoj si te rriturit
*Tualeti eshte i perbashket

Lugina e Valbonës, me 20 Gusht e cdo fundjave ne vazhdim , 2 ditë, €69Rreth udhëtimit69 personi2 ditënisja cdo te shtune...
16/08/2016

Lugina e Valbonës, me 20 Gusht e cdo fundjave ne vazhdim , 2 ditë, €69
Rreth udhëtimit
69 personi
2 ditë
nisja cdo te shtune
me mëngjes, drekë dhe darkë
Programi
Informacion-Lugina e Valbones

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh. Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.

Programi
Dita 1:
✓ Nisja ne oren 05:00 nga Tirana (Arsyeja qe nisemi kaq heret eshte per te kapur tragetin qe niset nga Komani), tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, rruga Elbasanit.
✓ Udhetimi me traget ne Liqenin e Komanit per rreth 2 ore e 30 minuta
✓ Vizite ne Bajram Curri
✓ Akomodimi ne Valbone, dreka ne Valbone, ushqime Bio dhe tradicionale te zones
✓ Vizite tek Liqeni Xhems, Mulliri i fshatit, Fushe e Gjese
✓ Darka ne Valbone, lojera grupi pas darke.

Dita 2:
✓ Mengjesi dhe guida tek Rrethi i Jubanit
✓ Dreka ne Valbone
✓ Kthimi nga Kosova, ndalese ne Prizren (Lidhja e Prizrenit, Pazari, Xhamia)
✓ Mberritja ne Tirane ne oren 21:00

Në cmim përfshihet
Transporti gjate te gjithe turit
Bileta e Tragetit
Fjetja naten e shtune ne Valbone ne bujtine
Dreka e dites se shtunes dhe te djele me gatime tradicioanale vendase.
Darka e te shtunes me gatime tradicioanale vendase.
Mengjesi i te Dieles
Bileta tek Lidhja e Prizrenit
Guida dhe organizimi.
Qingji/Keci ne Hell gjat mbremjes se te shtunes
Shënim
Dhomat mund te mos jene me krevate dopio, por me krevate teke.
Tualeti ne bujtine eshte i perbashket
Duhet te merrni me vete:
Atlete të rehatshme, sugjerohen atlete vrapi.
Xhakete/xhup
Fëmijët
0-2 vjec 25 euro ulje
3-7 vjec 30% ulje
7-12 vjec 20% ulje
Ju bëjmë me dije se
Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

P***e udhetimet me Krocira jane zgjedhja ideale per pushimet verore? Statistikat kane treguar se pushuesit me Krociera j...
16/08/2016

P***e udhetimet me Krocira jane zgjedhja ideale per pushimet verore?
Statistikat kane treguar se pushuesit me Krociera jane pushuesit me te lumtur. Kjo, per disa arsye:

1. Krociera ofron aktivitete qe i pershtaten te gjithe pushuesve, nga ata qe kerkojne vetem qetesi deri te ata qe kerkojne adreline. Ne te njejtin vend gjen clube nate, shfaqje teatrale, kazino, bare, sallone bukurie, palester etj
2. Me Krociera mund te vizitoni te gjitha destinacionet qe ju keni deshire ne nje udhetim te vetem, duke shijuar ne te njejten kohe luksin dhe rehatine. Per disa njerez, pjesa me e mire e ketij udhetimi eshte fakti qe vizitohen shume vende pa qene nevoja te ndroni hotel per cdo destinacion. Gjithashtu, per disa te tjere, Krociera eshte me argetuese se hotelet All Inclusive, pasi cdo dite zgjohesh ne nje vend te ri, me plazhe te reja, jo ne te njejten pishine hoteli.

3. Kur udhetoni me Krociera, nuk do ju duhet te mendoni per te gjetur restorant qe i pershtatet shijeve te tuaj, pasi kuzhina eshte kaq e shumellojshme sa i pergjigjet cdo shije dhe preference

4. Statistikat kane treguar se 90% e pushuesve ne Krociera jane kenaqur me shume ne keto udhetime, se sa eksperiencat e meparshme. 70% e tyre kane zgjedhur perseri Krocieren per pushimet pasardhese.

5. 80% e pushuesve zene gjithmone miq te rinj, duke e bere kete udhetim edhe me argetues.

6. Krocierat te ofrojne nje aventura unike, duke vizituar ne nje udhetim te vetem antiken dhe modernen.

7. Per paketat romantike qe ajo afron per Muajin e Mjaltit, Krociera mbetet opsioni me i kerkuar per ciftet e reja

8. Krociera eshte e pershtatshme per te gjitha grupmoshat: shoke, miq, familjare, te moshuar, cifte.

Udhetime me Krociera ne Fjordet Norvegjeze:
Ne cmimet me poshte perfshihet:
– Akomodimi ne Krociera
– Mengjeset, drekat, darkat ne Krociera (pa pije)
– Perdorimi i pishines dhe te gjitha aktivitet argetuese ne anije (shfaqe. lojra, hyrja ne kazino etj)
– Taksat portuale
Nuk perfshihet bileta e avionit per ne destinacionin e nisjes dhe transferta aeroport port dhe Bakshishet ne Krociera (7 euro/person dita).
Shenim: cmimet jane te vlefshme nese ka dhoma te lira apo oferte me ate cmim per datat qe ju interesoheni. Kontaktoni me agjentet tane per te pare disponibilitetin dhe cmimet ne datat e kerkuara. Per detajet dhe datat klikoni “Lexo me shume” per itinerarin qe ju intereson:

1) Nisje nga Hamburgu per ne Fjordet Norvegjeze per 12 dite duke filluar nga 650 Euro/Person (Costa neoRomantica).

MAJ:25
QERSHOR:1,13,25
KORRIK:10,22
GUSHT:6,18,30

Dita Port Arrival Departure
1 Hamburg - 17:00
2 Cruising - -
3 Haugesund 06:00 18:30
4 KRISTIANSUND 13:30 21:30
5 Cruising - -
6 Bodø 07:00 18:00
7 Sortland 08:00 19:00
8 Narvik 08:00 21:00
9 Leknes 07:00 17:00
10 Cruising - -
11 Flam 08:00 18:00
12 Cruising - -
13 Hamburg 08:00 -

Apollo Palace 5* – Messonghi, Korfuz, 7 Netë, për Nisje deri më 12 Gusht, €620ogg_fotogrande_bokkdbohqfpw_lgiqrzfiogg_il...
16/08/2016

Apollo Palace 5* – Messonghi, Korfuz, 7 Netë, për Nisje deri më 12 Gusht, €620
ogg_fotogrande_bokkdbohqfpw_lgiqrzfi
ogg_illustrazione1_bokkdbohqfpw_zyentfpx
ogg_illustrazione2_bokkdbohqfpw_klaxxmwy
ris_allegato_bgfbgudoldkk_qyrvvhdz
SONY DSC
ris_allegato_grezrkklflek_jkvzolmw

ris_allegato_grucktwbqzwn_weknwezh
ris_allegato_iwamvhsfcsmy_mspczvym
ris_allegato_kiocreusdynz_lueiblvy
ris_allegato_wzsmcjetxbmj_izjiwcth

Apollo Palace 5*, All Inclusive, Korfuz, 7 Netë €620.
Çmimi €620 për person për 7 netë për Nisje deri më 12 Gusht.
Shtesa 55€ për transportin vajtje ardhje nga Tirana.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 450 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 490 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 510 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 455 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dreken dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Përshkrimi HotelitRIXOS PREMIUM TEKIROVA 5* UAII ndodhur në plazhet magjepses te Tekiroves, ky hotel ka kaluar nëpër një...
27/06/2016

Përshkrimi Hotelit
RIXOS PREMIUM TEKIROVA 5* UAI
I ndodhur në plazhet magjepses te Tekiroves, ky hotel ka kaluar nëpër një rinovim të tërë në vitin 2014 dhe ofron dhoma moderne dhe shume te pershtatshme per familjare dhe te rinj . RIXOS TEKIROVA perfshin një pishinë te madhe , një zonë private plazh, një plazh per femije, 3 fusha tenisi dhe shume ambjente argetuese.
Datat e Nisjes : 01/02/ 05/06 Korrik
June 2016
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
30
31
01
02
03
04
05
06
07
08
09
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
01
02
03
04
05
06
07
08
09
10
Disponueshme Padisponueshme E zgjedhur
Tipi Paketës: Paketë Individuale
Kohëzgjatja: 7 ditë
Maksimumi Personave: 5
Vendodhja: Turqi, Kemer
Yje:
Data e Nisjes:
Select a day in the calendar
Të Rritur: Fëmijë: Foshnje:
Rezervo Tani

Pikat kryesoreMarina Bay, Parku MerlionTempulli i Thian Hock KengSheshi Pavaresia (Dataran Merdeka)Tempulli Wat Suwan Ku...
24/06/2016

Pikat kryesore
Marina Bay, Parku Merlion
Tempulli i Thian Hock Keng
Sheshi Pavaresia (Dataran Merdeka)
Tempulli Wat Suwan Kuham
Koh Panyi Muslim (fshat i ndertuar teresisht me dru dhe mbi uje)
Itinerari
DITE 1 Tirane – Rome – Doha - Singapor
Takimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes dhe fluturimit drejt Romes Udhetimi me avion te Alitalias Tirane – Rome dhe me pas me Qatar Airways ne segmentin Doha- Singapore Nisja nga Tirana “E ardhmja” ka ardhur me heret ne Singapor.Kjo duket ne infrastrukturen ultramoderne te rrokaqejve, parqeve dhe linjave te metros qe ndertohen cdo dite. Per te kuptuar sesi ne pak kohe Singapori – vendi me i pasur ne Azi – po ndryshon mjafton te shohesh hotelin Marina Sands i hapur ne 2010-en. Jane tre kulla 56 kateshe, te cilat lidhen me platformen 340 m te njohur si SkyPark. Nje koktej ne nje nga baret e hotelit ju jep mundesine te shijoni panoramet e qytetit dhe te pishines ne maje te struktures, me e larta e ketij lloji ne bote. Gjysmen e asaj cka syri ju ze nuk ka qene keshtu 5 vite me pare, qe tregon transforminin e shpejt te qytetit.
DITE 2 Doha - Singapore
Mberritja ne Singapor Pritja ne aeroport nga partneret tane Gjate transfertes drejt hotelit qe do te akomodohemi do te behet riprezantimi i turit ne ditet ne vazhdim Mbremje e lire per te eksploruar qytetit ku nuk do te mungojne sygjerimet e guides Akomodimi ne hotel Mandarin Orchard 5 * ( darka fakultative)
DITE 3 Turi i Qytetit te Singaporit
Mengjesi ne hotel dhe me pas nisim programin e turit te qytetit (kohezgjatje 6.5 ore): 09:00: City Tour Singapor Turi i qytetit do te nis duke eksploruar lagjen Civic, do te kalojme permes fushes Padang, Klubit te Kriketit, nderteses historike e Parlamentit, Gjykates se Larte dhe Bashkise se Qytetit. Ndalesa e radhes do te jete ne Parkun Merlion ku do te kemi mundesi te shijojme pamjet mahnitese te Marina Bay. Hyrje ne Marina Bay, nje nga ndertesat me te medha te Singaporit. Ndalese per dreken (dreka e perfshire) Do te ndalojme per foto prane statujes se Merlionit, krijeses mitologjike gjysem peshk gjysem luan, e cila njihet si simbol i qytetit te Singaporit. Para se te shkojme ne lagjen Chinatown ku ndodhet dhe tempulli i Thian Hock Keng, nje prej tempujve me te vjeter budisit ne Singapor, duke vazhduar me Kopshtin Botanik, i cili permban mbi 60.000 lloje orkidesh e bimesh tropikale. Ndalesa e fundit do te jete ne lagjen India e Vogel ku do te mund te shijojme aromat e jasminave, erezave dhe perjetojme kulturen indiane. Akomodimi ne hotel Mandarin Orchard 5 * ( darka fakultative)
DITE 4 Singapor – Kuala Lumpur
Mengjesi ne hotel Nderrojme autobusin ne kufi per te vazhduar transferten drejt Kuala Lumpurit Malaca City Tour: Ne oren 12 mberritja ne qytetin historik te Malakes, dreka ne nje restorant lokal (e perfshire) Ky tur na jep mundesine te shohim qytetin e Malakes, nje site turistik qe eshte qeverisur nga Portugalia, Hollanda dhe se fundi per 400 vite nga Britaniket. Vizita nis me Sheshin e Kuq (Stadhuys) zemra e qytetit, me pas me tempullin me te vjeter kinez ne gadishull Cheng Hoon Teng I dertuar ne vitin 1511, kishin e Shen Paulit e te tjera atraksione. Pasi Turit te Malakes vazhdojme udhetimin drejt Kuala Lumpurit Kuala Lumpur eshte nje metropol modern, ne te cilin nderthuren kultura te ndryshme.Vizitoret e KL do te pershendeten nga Kullat Binjake Petronas, ikona te qytetit dhe nje numer i madh ndertesash te para-luftes te cilat reflektojne te kaluaren e pasur te qytetit. Ne 50 vite pavaresi qyteti eshte transformuar ne nje destinacion turistik rival i Tokios dhe Bangkokut. Akomodimi ne hotel Doubletree by Hilton
DITE 5 Turi i Qytetit te Kuala Lumpur
Mengjesi ne hotel 10:00 - Turi yne nis me qendren e qytetit ne Sheshin e Pavaresise (Dataran Merdeka) ku gjenden disa nga atraksione kryesore turistike si Ndertesa Sultan Abdul Samad, Stacioni i vjeter i Trenit, Klubi i kriketit Royal Selangor, Xhamia Masjid Jamek -xhamia me e vjeter ne KL, Masjid Negara – xhamia kombetare, Muzeun Kombetar. Gjate turit te qytetit do te kemi mundesi te shohim Kullat Petronas (hyrje ne kulle), kullat binjake me te larta ne bote te cilat sherbejne si zyra qendrore te kompanise kombetare te naftes dhe gazit - Petronas. Ndikimet islamike ne arkitekturen e tyre eshte evidente ne 5 nivelet e kullave qe perfaqesojne 5 shtyllat e Islamit dhe kurorat e tyre me minaret 63 m te gjata simbolizojne minaret e xhamive dhe Yllin e e Islamit. Ndalese per te drekuar ne nje restorat lokal (e perfshire) Pas drekes transferta me autobus per ne hotel Mbremje e lire per te eksploruar qytetit ku nuk do te mungojne sygjerimet e guides Akomodimi ne hotel Doubletree by Hilton
DITE 6 Kuala Lumpur – Phuket
Mengjesi ne hotel Check out nga hoteli dhe transferta drejt aeroportit shoqeruar nga guida lokale Fluturimi ne Phuket me linjen Malasya Airlines nisja ne oren 12:40 nga Kuala Lumpuri Mberritja ne aerportin e Phuketit dhe pritja atje nga partneret tane dhe transferta drejt hotelit ku do te akomodohemi Dreka e perfshire ne hotel Akomodimi ne hotel Novotel Phuket Vintage Park 4*
DITE 7 Phuket
Mengjesi ne hotel Tour me anije (i perfshire): Provinca Phang Nga & Shetitje me anije 08:00–Transferta me autobus nga hoteli drejt provinces Phang Nga. Ndalesa e pare gjate ketij udhetimi rreth 2 ore me makine do te jete ne tempullin Wat Suwan Kuham, i cili mirepret nje numer te madh turistesh qe shkojne per te pare statujat e Budes brenda shpelles. Pas mbërritjes në gjirin e Phang Nga do te vazhdojme udhetimin tone emocionues me anije tradicionale permes shkembinjve gelqerore te ishullit te James Bond. Më pas do te shijome nje dreke me prodhime derti ne fshatin Koh Panyi Muslim, i cili eshte ndertuar teresisht me dru dhe mbi uje. Transferta drejt Phuketit, gjate rruges do te bejme ndalesa ne fabriken frutave te thata vendase dhe ne fabriken me te madhe ne bote te argjendarive. Akomodimi ne hotel Novotel Phuket Vintage Park 4*
DITE 8 Phuket
Mengjesi ne hotel Dite e lire per te shijuar disa nga plazhet me te bukura te Phuketit Ishulli i Phuket eshte kryesisht i perbere nga male te ulta dhe me nje seri plazhesh te famshme me rere te bardhe, kryesisht ne bregun Perendimor. Plazhi me i famshem ne Phuket eshte Patongu. Patong Beach eshte nje nga epiqendrat me te bukura te ishullit shume i preferuar nga turistet nga e gjithe bota Akomodimi ne hotel Novotel Phuket Vintage Park 4*
DITE 9 Phuket Aeroport - Kthimi
Mengjesi ne hotel Check out nga hoteli Dreka e perfshire ne hotel Novotel Vintage Ne pasdite takimi me guiden lokale dhe transferta nga hoteli ne Phuket drejt aeroportit Udhetimi i kthimit drejt Romes
DITE 10 Rome -Tirane
Fluturimi Rome - Tirane Fundi i sherbimit tone

OfertaNetët e Bardha në Rusi, 6 Ditë €699Rusi  RusiDita e Parë, 27 Qershor 2016: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroport...
24/06/2016

Oferta

Netët e Bardha në Rusi, 6 Ditë €699
Rusi

Rusi
Dita e Parë, 27 Qershor 2016: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat - Shën Petersburg. Nisja nga Tivati në orën 07.20, Mbrritja në Shën Petersburg në orën 11.40 me orën Ruse. Fillimisht do të fillojmë me një guidë panoramike të qytetit për t'u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Ku fillimihst do të vizitohet Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse. Do vazhdojmë vizitën në Bulevardin Kryesor i qytetit Nevski Prospekt dhe më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi si dhe në fund Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit tonë që derdhi gjak. Transferimi në Hotel në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 28 Qershor 2016: Mëngjes në Hotel. Vizita e parë e mëngjesit do të fillojë me Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën Nikollës dhe pastaj do të vazhdojmë tek Muzeu Rus in Shën Petersburgut. Ne mesditë do të vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika. Pasite do të vizitohet Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij. Gjatë darkës do të vizitohet edhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Transferimi në hotel. Darka e lirë.

Dita e Tretë, 29 Qershor 2016: Mëngjesi në Hotel. Dita e fundit do të vazhdojë me një vititë panoramike tek Katedralja Smolny dhe më vonë do të vizitohet një nga Pallatet më te veçantë në të Shën Petersburgu, Pallati Pavlovsk. Gjatë mesditës do të vizitohet një prej pallateve më të bukura në Rusisë, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Darkën do ta kalojmë tek Qëndra tregtrare Galerija. Gjatë orës 23.48 do të nisemi me trenin Grand Express Lux për në Moskë. Akomodimi në tren në kabina 4-she ose 2-she, te cilat kanë një pagesë shtesë.

Dita e Katërt, 30 Qershor 2016: Mëngjesi në tren. Mbërritje në Moskë rreth orës 8.40. Do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek zona ku gjendet universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës. Vazhdojmë shëtijen në kodrën Poklonnaya si dhe harkun e triumfit të qytetit. Më pas do vizitojmë Kështjellën Kolomensoye. Gjatë pasdites do të shkojmë tek Galeria Tetyakov edhe më vonë tek Parku Gorki. Vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 1 Korrik 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizita do të vazhdojë tek Sheshi më i famshëm i Rusisë, Sheshi i Kuq, ku do të vizitohen Katedralja e Shën Vasilit, Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Gjatë pasdites do të vizitohet Pallati Kuskovo. Në fund do shkohet tek Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Kthimi në hotel, darka e lirë.

Dita e Gjashtë, 2 Korrik 2015: Transferimi për në Aeroportin Domodedovo rreth orës 01:00 të mëngjesit. Udhëtim me avion nga Moska për në Podgoricë. Nisja në orën 04.50 të mëngjesit. Mbërritja në Podgoricë në orën 07:00 të mëngjesit. Transferimi me autobus nga Podgorica për në Tiranë.

Opsionale:

1. Paketa e lehtë prej 80 Euro për person përfshin vizitat në:

a. Shën Petersburg:
- Muzeu Hermitazh;
- Pallati Peterhof;
- Pallati i Katerines;

a. Moskë:
- Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve;
- Kompleksi i Katedraleve ne Kremlin;
- Katedralja e Shen Vasilit;

2. Paketa e plotë prej 169 Euro për person përfshinë vizitat brenda në monumentet si:

a. Shën Petersburg:
- Fortesa e Shën Pjetrit edhe e Palit;
- Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjakun e tij;
- Muzeu Rus;
- Pallati Yusupov;
- Katedralja e Shën Isakut;
- Muzeun Hermitazh;
- Pallati Pavlovsk;
- Pallati Peterhof;
- Pallati i Katerinës;

b. Moskë:
- Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve;
- Kompleksi i Katedraleve në Kremlin;
- Katedralja e Shën Vasilit;
- Pallati Kuskovo;
- Galeria Tretyakov;
- Kompleksi Kolomenskoye;
- Kulla Ostakino;

3. Shtesa për Kabinë 2-she (Klasi A) në Trenin Grand Express Lux kushton 55 Euro për person. Nqs kërkoni kabina dyshe në First Class, do te konfirmohen vetëm nqs ka disponibilitet treni atëhere kur ju do bëni kërkesën.

Me Shume Detaje: Me Shume Detaje: Në pagesë 699 Euro janë përfshirë:
- Fluturimi vajtje – ardhje me avion Tivat - Shën Petersburg dhe Moskë - Podgoricë.
- Transferimi me autobus nga Tirana në Tivat dhe Podgoricë - Tiranë.
- Akomodimi në hotele me 4 yje.
- Tranporti nga Shën Petersburgu në Moskë me trenin Grand Express Lux në kabina 4-she.
- Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotelet dhe në tren.
- Shoqërues shqiptar gjate gjithë kohës.
- Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Pagesa e vizës prej 55 Euro.
- Siguracioni i udhëtimit për shëndetin.
Netët e Bardha në Rusi, 6 Ditë €699
LISTA E ÇMIMEVE
Çmimet e dhomave

» Netët e Bardha
nga 27/06/2016 në 02/07/2016
Tarifa »
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
€ 699.00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
Eksploro
MË SHUMË OFERTA SPECIALE!
Vjeshtë Në Rusi - Ukrainë, 13 Ditë €599
Nisja më 1 Tetor - Vizitohet: Moskë dhe Shën Petersburg në Rusi, Kiev dhe Od...
599 €
NetëT E Bardha Në Rusi, 6 Ditë €699
Nisja më 27 Qershor - Vizitohet: Moskë dhe Shën Petersburg në Rusi. Fjetje 2 ...
699 €
Nga Data: Deri datë: Dhomë

27/06/2016

04/07/2016

1

Address

Perballe Conad
Vlorë
12345EMI

Telephone

0692312543

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kejt travel & tours posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category