03/07/2021
📍Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur edhe si Gjiri i Grammatas.
🌬⛵🌊Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë, gjiri i Gramës është i vështirë për tu aksesuar nga toka, e përgjithësisht aksesohet nga deti. Sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit.
------------------------------------------
🖌Ky gji, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike për shkak të mbishkrimeve të gdhendura që në antikitet, prej të cilave merr dhe emrin. Mbishkrimet në pjesët shkëmbore janë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët që nga kohët e heshme.
------------------------------------------
⛏Duke qenë një vend shkëmbor, bregu i tij dominohet nga shkëmbinjtë bregdetarë, të pjerrët, që bien vertikalisht në det, si dhe nga plazhe shkëmbore e me guralecë. Ky gji, fillimisht ka shërbyer si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
------------------------------------------
🦎🌿 🐠E gjithë natyra përreth krijon peizazhe të çmuara që janë me rëndësi globale, pasi ato kontribuojnë në baraspeshën ekologjike të vendit dhe sigurojnë habitate për shumë lloje të kërcënuara dhe të rrezikuara globalisht. Andaj edhe ky vend turistik po vizitohet nga shumë turistë të huaj që mahniten me bukuritë e këtij gjiri.
------------------------------------------
🏄♂️🏊♂️ Sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet më shumë si një plazh i vogël e intim. Pra ai është një vend ideal për të pasionuarit pas aventurës. Në fund, do thënë se meqë jemi në fillim të sezonit turistik veror dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine ju ftojmë ta vizitoni këtë mrekulli të natyrës sonë.