20/03/2024
Kufiri Greqi Shqipëri është i hapur dhe lejohet hyrja e dajla e qytetarëve gjatë gjithë vitit! Nuk ka asnjë parandalesë për qytetarët që hyjnë në katergoritë më poshtë:
1) Qytetar të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi në Greqi.
2) Qytetarë të cilët janë të pajisur me vërtetim aplikimi për leje qëndrimi (veveosi) ose për aplikim fillestar ose për rinovim leje qëndrimi.
3) Qytetar të cilët janë të pajisur me një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, dhe që posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
4) Qytetar Shqiptarë të cilët janë të pajisur me pasaportë biometrike Shqiptare dhe dëshirojnë të vizitojnë Greqinë për një periudhë qëndrimi deri në 90 ditë. Kjo kategori siç dihet duhet të jetë i pajisur dhe me një garanci nga nje person në Greqi.
5) Qytetar Shqiptarë të cilët janë të pajisur me pasaportë Shqiptare dhe dëshirojnë të vizitojnë Greqinë për turizëm. (Në një rast të tillë sygjerohet të disponojnë shumën e duhur financiare si dhe nje konfirmim rezervimi nga hoteli ku do qëndrojnë)
6) Qytetar të cilët disponojnë kartë identiteti greke, ose pasaportë greke, ose pasaportë apo kartë identiteti të shteteve të Bashkimit Europian, ose pasaportë Angleze, Amerikane etj (sipas ligjeve të Shtetit Grek në fuqi)