Suhejl Travel

Suhejl Travel Umre & Haxh - ITALIA

Fillon regjistrimi për në haxh 2027
17/06/2026

Fillon regjistrimi për në haxh 2027

Nga virtytet e Uthman ibn Affan (Allahu qoftë i kënaqur me të):Transmetohet nga Bishr bin Beshir el-Eslemi, nga babai i ...
16/06/2026

Nga virtytet e Uthman ibn Affan (Allahu qoftë i kënaqur me të):

Transmetohet nga Bishr bin Beshir el-Eslemi, nga babai i tij, i cili ka thënë:

“Kur muhaxhirët erdhën në Medinë, e gjetën ujin të papërshtatshëm për ta. Një burrë nga fisi Benu Gifar kishte një burim të quajtur Rumeh (Ruma), nga i cili shiste një enë me ujë për një mud (masë e njohur e asaj kohe).

Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

’ A e shet atë në këmbim të një burimi në Xhenet? ’

Ai u përgjigj:

’ O i Dërguari i Allahut, nuk kam burim tjetër përveç tij dhe nuk mund ta bëj këtë. ’

Kur kjo i arriti Uthmanit رضي الله عنه, ai e bleu burimin për tridhjetë e pesë mijë dirhemë.

Pastaj erdhi te Profeti ﷺ dhe tha:

’ A do të më japësh mua të njëjtën gjë që i premtove atij, një burim në Xhenet, nëse e blej? ’

Ai tha:

’ Po. ’

Uthmani tha:

’ Unë e kam blerë atë dhe e kam bërë vakëf për muslimanët. ’”

Gjithashtu, nga Abu Hurairah transmetohet se ka thënë:

“Uthmani e bleu Xhenetin nga i Dërguari i Allahut ﷺ dy herë: ditën e burimit Rumeh dhe ditën e Ushtrisë së Vështirësisë (Xhejshul-Usrah).”

Burimi: Siyar A’lam al-Nubala (Vëllimi për halifët e drejtë, fq. 152).

Reshat Ibishi
BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali

31.05.2026E dielNjë mbrëmje e paharruar me grupin e mrekullueshëm të haxhiveDarka me haxhitë ishte e mbushur me gëzim, q...
31/05/2026

31.05.2026
E diel

Një mbrëmje e paharruar me grupin e mrekullueshëm të haxhive

Darka me haxhitë ishte e mbushur me gëzim, qetësi dhe mirënjohje pas përjetimit të bekuar të haxhit. Kënaqësia që lë ky adhurim i madh reflektohej qartë në fytyrat e secilit, ku shiheshin shenja të bukura të përkushtimit, durimit dhe lumturisë shpirtërore.

Rezultatet e haxhit nuk kanë nevojë të shpallen me fjalë; ato ndihen, përjetohen dhe pasqyrohen në sjellje, karakter dhe buzëqeshje. Ishte një mbrëmje e ngrohtë vëllazërie dhe kujtimesh të bukura që do të mbeten gjatë në zemrat tona.

Me lutjen që Allahu t’ua ketë pranuar haxhin të gjithëve dhe me dëshirën e sinqertë: u takofshim përsëri kështu, me zemra të bashkuara dhe fytyra të ndriçuara, edhe pas haxhit të ardhshëm.

Suhejl Travel – Itali 🤍🕋

Sot 31.05.2026, e diel, MekëHaxhinjtë nga Italia, Zvicra, Gjermania dhe Austria, nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI-së pë...
31/05/2026

Sot 31.05.2026, e diel, Mekë
Haxhinjtë nga Italia, Zvicra, Gjermania dhe Austria, nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI-së për Italinë, Dr. Reshat Ibishi, përmbyllën vizitat edukative, historike dhe shpirtërore të Haxhit me vizitën në disa nga vendet më të rëndësishme të historisë islame në Mekën e Nderuar.

1. Biëru Tuba (Bunari Tuba)

Ky vend lidhet me ngjarjet e Çlirimit të Mekës në vitin e 8-të Hixhri. Në këtë zonë Pejgamberi Muhamed a.s. u ndal para hyrjes në Mekë dhe organizoi hyrjen e ushtrisë islame në mënyrë paqësore. Ai caktoi komandantët në hyrjet kryesore të qytetit, ndër ta Halid ibn Velidin r.a. dhe Abdullah ibn Mesudin r.a., me detyrë që të garantonin sigurinë dhe të shmangnin përplasjet.

Në atë ditë historike, Pejgamberi a.s. shpalli amnistinë e përgjithshme dhe tha:

“Kush hyn në Mesxhidul Haram është i siguruar. Kush hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i siguruar. Kush mbyllet në shtëpinë e vet është i siguruar.”

Kjo ngjarje mbetet një nga shembujt më të mëdhenj të faljes dhe mëshirës në historinë njerëzore.

2. Xhamia Shaxhere (Xhamia e Pemës)

Kjo xhami është ndërtuar në vendin ku sipas transmetimeve ka ndodhur një prej mrekullive të Pejgamberit Muhamed a.s. Kur mushrikët kërkuan një argument të qartë për profetësinë e tij, ai iu lut Allahut dhe një pemë u shkëput nga vendi i saj, iu afrua Pejgamberit a.s. dhe e përshëndeti me lejen e Allahut.

Në disa transmetime përmendet se pema iu bind urdhrit të Pejgamberit a.s., lëvizi drejt tij dhe më pas u kthye përsëri në vendin e saj. Dijetarët e hadithit e kanë përmendur këtë ngjarje si një nga mrekullitë që Allahu ia dha të Dërguarit të Tij për të dëshmuar vërtetësinë e misionit profetik.

Kjo ngjarje na kujton se jo vetëm njerëzit, por edhe krijesat e natyrës e njohën dhe e respektuan të Dërguarin e Allahut.

3. Xhamia Xhin dhe Xhamia Sexhde

Xhamia Xhin ndodhet në vendin ku një grup xhinësh dëgjuan Pejgamberin a.s. duke lexuar Kur’an. Ata u mahnitën nga shpallja hyjnore, pranuan Islamin dhe u kthyen te populli i tyre si thirrës të besimit. Kjo ngjarje përmendet në Suren El-Xhin dhe Suren El-Ahkaf.

Sipas transmetimeve, xhinët dëgjuan recitimin e Kur’anit gjatë kthimit të Pejgamberit a.s. nga Taifi, kur ai ishte i shoqëruar nga disa sahabë.

Xhamia Sexhde (Mesxhid el-Inshikak) lidhet me ngjarjen kur Pejgamberi a.s. recitoi Suren En-Nexhm. Kur arriti tek ajeti i sexhdes, ai ra në sexhde dhe bashkë me të ranë në sexhde edhe shumë prej të pranishmëve. Kjo ishte një prej ngjarjeve që tregoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Kur’anit në zemrat e njerëzve.

4. Varrezat El-Mu’alla (Xhennetul Mu’alla)

Këto janë varrezat historike të Mekës dhe ndër më të njohurat në botën islame. Në to janë varrosur shumë sahabë, tabiinë dhe personalitete të rëndësishme islame.

Këtu ndodhet edhe varri i Hatixhes bint Huvejlid r.a., bashkëshortes së parë të Pejgamberit Muhamed a.s., gruas që e mbështeti në ditët më të vështira të shpalljes dhe që konsiderohet një nga gratë më të nderuara në historinë e Islamit.

Po ashtu, në këto varreza prehen edhe disa nga të afërmit e Pejgamberit a.s. dhe shumë banorë të hershëm të Mekës.

5. Muzeu i Qabes, Ujit Zemzem dhe Kiswes

Vizita në muze u mundësoi haxhinjve të njihen më nga afër me historinë e Qabes së Shenjtë dhe shërbimin e saj ndër shekuj.

Në muze ruhen pjesë të vjetra të Kiswes, mbulesës së Qabes, e cila ndërrohet çdo vit më 9 Dhul-Hixhe. Vizitorët kanë mundësi të shohin procesin e prodhimit të Kiswes, materialet e përdorura dhe artin e kaligrafisë islame të punuar me fije ari dhe argjendi.

Po ashtu prezantohet historia e ujit Zemzem, burimi i bekuar që Allahu ia dhuroi Haxheres dhe djalit të saj Ismailit a.s. Ky burim vazhdon të rrjedhë prej mijëra vitesh dhe konsiderohet një nga mrekullitë më të mëdha të Mekës.

Në muze gjenden gjithashtu fotografi, dokumente historike, dyer të vjetra të Qabes, pajisje të përdorura për mirëmbajtjen e saj dhe objekte të tjera me vlerë të jashtëzakonshme historike.

6. Varrezat El-Adl

Varrezat El-Adl janë ndër varrezat më të mëdha të Mekës moderne. Në to janë varrosur mijëra banorë të Mekës, imamë, dijetarë dhe personalitete të ndryshme islame.

Ndër figurat më të njohura që prehen këtu është Shejh Abdulaziz ibn Baz, ish-Myftiu i Përgjithshëm i Arabisë Saudite dhe një nga dijetarët më të njohur të botës islame në kohët moderne.

Vizita në këto varreza shërben si kujtesë për jetën e përkohshme të kësaj bote dhe për kontributin e dijetarëve në ruajtjen e fesë islame.

7. Shpella Hira dhe Shpella Theur

Shpella Hira, e vendosur në Malin Nur, është vendi ku Pejgamberi Muhamed a.s. mori shpalljen e parë nga meleku Xhibril a.s. në moshën 40-vjeçare. Pikërisht këtu zbritën ajetet e para të Kur’anit:

“Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi.”

Kjo ngjarje shënoi fillimin e shpalljes hyjnore dhe të misionit profetik.

Shpella Theur është vendi ku Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. qëndruan të fshehur për tri ditë gjatë Hixhretit nga Meka në Medinë. Kur mushrikët arritën deri te hyrja e shpellës, Allahu i mbrojti duke bërë që një merimangë të thurte rrjetën e saj dhe pëllumbat të ndërtonin folenë pranë hyrjes.

Në këtë moment historik Pejgamberi a.s. i tha Ebu Bekrit r.a.:

“Mos u pikëllo, vërtet Allahu është me ne.”

Kjo ngjarje mbetet simbol i besimit të palëkundur, mbështetjes tek Allahu dhe sakrificës për fenë islame.

Allahu ua pranoftë Haxhin të gjithë haxhinjve dhe ua mundësoftë kthimin në familjet e tyre me zemra të pastruara, me besim të forcuar dhe me Haxh të pranuar.

29/05/2026
Takim pune
29/05/2026

Takim pune

Tavafi Farz i Haxhit
29/05/2026

Tavafi Farz i Haxhit

Disa sekuenca gjatë qëndrimit në Muzdelife
26/05/2026

Disa sekuenca gjatë qëndrimit në Muzdelife

Haxhitë u vendosën në MuzdelifeE falën akshamin dhe jacinë në kohë të jacisë dhe i mbodhën 49 gurraleca për ditën e nesë...
26/05/2026

Haxhitë u vendosën në Muzdelife

E falën akshamin dhe jacinë në kohë të jacisë dhe i mbodhën 49 gurraleca për ditën e nesërme

Vlera e qëndrimit në Muzdelife

Qëndrimi në Muzdelife është një nga momentet më të veçanta dhe më të thella shpirtërore të Haxhit. Pas ditës madhështore të Arafatit, haxhinjtë drejtohen drejt Muzdelifes me zemra të mbushura me përulësi, falënderim dhe lutje ndaj Allahut të Madhëruar.

Në këtë vend të bekuar, haxhinjtë bashkojnë namazin e akshamit dhe jacisë, kalojnë natën nën qiellin e hapur dhe e përmendin Allahun me zemër e me gjuhë. Muzdelifeja është vend qetësie, reflektimi dhe afërsie me Krijuesin. Aty njeriu e ndjen veten të barabartë me të gjithë besimtarët, pa dallim gjuhe, kombi apo pozite.

Qëndrimi në Muzdelife na kujton thjeshtësinë, durimin dhe bindjen ndaj Allahut. Është një natë ku zemrat mbushen me shpresë, lotët shndërrohen në lutje dhe shpirti gjen qetësi në adhurim.

Lebejke Allahume Lebejke!
Lebbejke la sherike leke Lebejk!
Innel hamde ven ni’mete leke vel mulk, la sherike lek!

BFI - ITALI
Bashkësia Fetare Islame në Itali
Reshat Ibishi
Suhejl Travel

BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali
Reshat Ibishi
Suhejl Travel

26.05.2026E marteNë Ditën e Arafatit nuk ka zemër që nuk lutet, nuk ka sy që nuk lotojnë dhe nuk ka shpirt që nuk shpres...
26/05/2026

26.05.2026
E marte

Në Ditën e Arafatit nuk ka zemër që nuk lutet, nuk ka sy që nuk lotojnë dhe nuk ka shpirt që nuk shpreson në mëshirën e Allahut. 🤍
Sot ishim këtu, të veshur njësoj, pa dallim pasurie apo emri… vetëm robër që kërkojnë falje dhe pranim nga Krijuesi i tyre. 🤲🕋
Ya Allah, pranoje Haxhin tonë dhe bëje këtë ditë fillimin e një jete më afër Teje. 🤲🕋❤️

BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali
Suhejl Travel
Reshat Ibishi
Bashkësia Fetare Islame e Italisë

Indirizzo

Casaloldo
46040

Telefono

+393482126041

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Suhejl Travel pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'azienda

Invia un messaggio a Suhejl Travel:

Scelte rapide

Condividi