08/11/2026
🚣 Kayak në Liqenin e Dukagjinit
Çdo vit, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Klubin e Kayakut “Aqua”, organizon aktivitetin dyditor të kayakut në Liqenin e Dukagjinit, duke krijuar mundësi për qytetarët dhe vizitorët që ta provojnë këtë sport dhe të shijojnë natyrën e zonës.
Kayaku është një sport që kombinon aktivitetin fizik, rekreacionin dhe aventurën në natyrë, ndërsa aktivitete të tilla ndihmojnë edhe në promovimin e turizmit aktiv dhe krijimin e përvojave të reja turistike në Deçan.
Sport, natyrë dhe aventurë – një tjetër mënyrë për ta përjetuar Deçanin!