ENDRITI sh.p.k, kompani lidere ne ofrimin e sherbimeve të transportit në Kosovë, me fokus në udhëtimet turistike, udhëtimet urbane dhe ndërurbane. Kompania jonë filloi veprimtarine me dy linja të rregullta në relacionin Ferizaj—Prishtinë dhe tre autobus ndërurban, si dhe linjat e rregullta sezonale (verore) në relacionet Ferizaj—Durres -Ferizaj, Ferizaj—Velipoje—Ferizaj, Ferizaj—Shëngjin—Ferizaj,
Ferizaj—Ulqin—Ferizaj, poshatu edhe me organizime grupore. Që nga data 15 gusht 2006, me privatizimin e ish ndërmarrjes shtetrore “Kosovatrans”, ENDRITI sh.p.k (kompani lidere ne organizimin e sherbimeve të transportit në Kosovë), me 80% të tregut ne qytetin e Ferizajt dhe më gjerë, deri më sot ka organizuar transportin e më shum se 15 milion pasagjerëve, dhe qdo ditë kompania jonë transporton reth 8000 pasagjerë, me rreth 30 autobus, dhe me 130 linja të rregullta. Kjo tregon që kompaninë tonë nuk e tradhtuan pasagjerët e rregullt, dhe sot kompania jonë avancon me 10 vite para nga kompanitë tjerane në rajon, si me pervojë ashtu edhe me kualitet të punës.