Graboc I Poshtëm "Fushë-Kosovë"

Graboc I Poshtëm "Fushë-Kosovë" Eshte e vetmja faqe zyrtare qe administrohet nga fshataret e fshatit tone.

26/09/2026

Rrahim Sogojeva, asamblisti ynë nga fshati ynë:

UÇK-ja luftoi për lirinë, dinjitetin dhe mbrojtjen e popullit të Kosovës. Sakrifica e atyre që luftuan dhe dhanë gjithçka për vendin tonë nuk duhet të harrohet kurrë.
Historia dhe sakrifica e UÇK-së mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive.

Jo në emrin tim!🇦🇱🇦🇱

20/09/2026

Tani Fushë Kosova ka zot shtëpie!

Kryetari Valon Prebreza inkurajoi pjesëmarrësit në maratonë dhe u dëshmoi edhe një herë mbështetjen e tij për sportin dhe qytetarët.

NJOFTIM MORTORMe dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëvendësit dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i d...
26/08/2026

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëvendësit dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë,

Lumni Hakif Berisha

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 27.08.2026, në ora 15:00, në varrezat pranë Xhamisë në Grabovc.

Lutje:
Allahu e mëshiroftë të ndjerin, ia faltë gabimet dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Familjes dhe të afërmve Allahu u dhëntë sabër dhe forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

THIRRJE PËR APLIKIM – PËRKRAHJA E PRODHUESVE TË QUMËSHTIT 2026Komuna e Fushë-Kosovës fton fermerët që merren me prodhimi...
18/08/2026

THIRRJE PËR APLIKIM – PËRKRAHJA E PRODHUESVE TË QUMËSHTIT 2026

Komuna e Fushë-Kosovës fton fermerët që merren me prodhimin e qumështit të aplikojnë për përfitimin e subvencioneve – pagesa direkte për prodhimin e qumështit për vitin 2026.

NJOFTIM MORTORMe dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë SHUKRIJE PRENIQI BERIS...
30/07/2026

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë

SHUKRIJE PRENIQI BERISHA ( gruja e Mehndi Berishes )

Varrimi i do të bëhet sot më 30.07.2026, në ora 13 00, pas Namazit të Drekes , në varrezat e fshatit Graboc i poshtem .

Allahu e mëshiroftë , e faltë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Allahu i dhëntë familjes sabër dhe forcë në përballimin e kësaj dhimbjeje.

Të pikëlluar:
Familja Berisha

20/07/2026

📢 Të nderuar bashkëfshatarë,

Ju ftoj të merrni pjesë sot në ora 17:00, në Shkollën “Laura Scotti”, ku do të mbahet dëgjimi publik për buxhetin 2027–2029.

Ju lutem ejani me propozime dhe kërkesa që janë në interes të të gjithë fshatit dhe komunitetit, e jo kërkesa personale. Së bashku mund të ndikojmë që prioritetet e fshatit tonë të përfshihen në planifikimin e buxhetit.

📢 Orari i dëgjimeve publike për Buxhetin 2027-2029Të nderuar qytetarë,Më poshtë gjeni orarin e dëgjimeve publike për Bux...
16/07/2026

📢 Orari i dëgjimeve publike për Buxhetin 2027-2029

Të nderuar qytetarë,

Më poshtë gjeni orarin e dëgjimeve publike për Buxhetin 2027, të cilat do të mbahen në qytet dhe në të gjitha fshatrat e Komunës së Fushë Kosovës.

Ju ftojmë të merrni pjesë, të paraqisni propozimet dhe prioritetet tuaja për Programin e Investimeve Kapitale 2027–2029, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e komunës sonë.

🤝 Zëri juaj ka rëndësi!

TUBIM në Bardh të MadhTë premtën, më 05 qershor, me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Zejne...
05/06/2026

TUBIM në Bardh të Madh

Të premtën, më 05 qershor, me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Zejnel Salihu”, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban tubim.

Pjesëmarrës do të jetë Kryetari Valon Prebreza dhe kandidati ynë për deputet, Naim Bardiqi dhe kandidati për deputet Arton Konushevci.

Ju mirëpresim për bashkëbisedim, mobilizim dhe vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt fitores.

Krejt për shtet, shtet për krejt.
❤️ Qitja pikën më 7 qershor!

02/06/2026

Faleminderim për Asambleistin Rrahim Sogojeva.

Një falënderim i veçantë për asambleistin tonë, Rrahim Sogojeva, i cili me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm po kontribuon për zhvillimin e fshatit tonë.
Falë bashkëpunimit të ngushtë me kryetarin e komunës, Valon Prebreza, dhe mbështetjes së veçantë që gëzon prej tij, në fshatin tonë po realizohen punë dhe projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Kur ka vullnet, përkushtim dhe bashkëpunim, rezultatet nuk mungojnë. Punët që po zhvillohen sot janë dëshmi se fshati ynë po ecën përpara.
Urime dhe suksese të mëtejshme për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e fshatit tonë! 💙💚🇽🇰

Të dashur bashkëfshatarë,Gjendja me mbeturinat në fshatin tonë është alarmante. Qytetarët me të drejtë po shtrojnë pyetj...
30/05/2026

Të dashur bashkëfshatarë,
Gjendja me mbeturinat në fshatin tonë është alarmante. Qytetarët me të drejtë po shtrojnë pyetjen: a është kjo neglizhencë apo një hakmarrje politike pas humbjes së pushtetit të LDK-së në Fushë Kosovë?
Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit nuk duhet t'i përdorë qytetarët si mjet për larje hesapesh politike. Pasojat e kësaj papërgjegjësie po i vuajnë familjet tona dhe ambienti ku jetojmë.
Graboc I Poshtëm "Fushë-Kosovë" meriton shërbim, jo sabotim. Qytetarët meritojnë pastërti, jo hakmarrje politike!

Address

Fushë Kosovë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Graboc I Poshtëm "Fushë-Kosovë" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share