12/10/2026
Forumi Ekonomik i Anamoravës 2026 ishte një mundësi e mirë për të diskutuar potencialin për investime në rajon dhe për të krijuar partneritete të reja biznesore.
Caritas-i Zviceran në Kosovë, përmes projektit HOME, mbështeti organizimin e këtij forumi nga OEK Oda Ekonomike e Kosovës, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, biznese vendore dhe ndërmarrës nga diaspora për të shqyrtuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.
Ky forum është pjesë e përpjekjeve tona më të gjera për të fuqizuar përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në fjalën e saj hyrëse, Astrid Wein, Drejtoreshë e Caritas-it Zviceran në Kosovë, theksoi:
“Së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, synojmë të krijojmë më shumë hapësira ku bizneset nga Kosova mund të takohen me ndërmarrësit e diasporës, duke i parë ata jo thjesht si pjesëtarë të diasporës, por si investitorë, blerës, furnizues, mentorë dhe partnerë të mundshëm biznesorë.”
Së bashku me partnerët tanë, po punojmë që bizneset vendore të jenë më të përgatitura për partneritete dhe investime, duke krijuar njëkohësisht mundësi për lidhje dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ndërmarrësit nga diaspora.
Gjatë forumit, pjesëmarrësit patën mundësi të regjistrohen në Platformën B2B të OEK-ut, e mbështetur nga projekti HOME. Kjo platformë u mundëson bizneseve në Kosovë dhe diasporë të lidhen mes tyre, të identifikojnë mundësi të reja dhe të zhvillojnë partneritete tregtare.
➡️ https://b2b.oek-kcc.org/
Caritas-i Zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët OEK dhe Germin për të promovuar regjistrimin e bizneseve nga Kosova dhe diaspora në këtë platformë.
Projekti HOME zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.
----
The Anamorava Economic Forum was a great way to explore opportunities for investments in the region and business partnerships.
Caritas Switzerland in Kosovo, through its HOME project, supported the Anamorava Economic Forum 2026, organized by the Chamber of Commerce (KCC), bringing together national and municipal leaders, local businesses, and diaspora entrepreneurs to explore opportunities for investments in the region and business partnerships.
This forum is a part of our broader efforts to strengthen diaspora engagement in Kosovo's economic development.
In her opening remarks, Astrid Wein, Country Director of Caritas Switzerland in Kosovo, emphasized "Together with the Kosovo Chamber of Commerce, we want to help create more spaces where businesses from Kosovo can meet diaspora entrepreneurs not simply as members of the diaspora, but as potential investors, buyers, suppliers, mentors and business partners."
Together with our partners, we are helping local businesses become better prepared for partnerships and investment while creating opportunities for direct engagement with diaspora entrepreneurs.
During the Forum participant had the opportunity to register on KCC’s B2B Platform, supported by HOME, which enables businesses in Kosovo and the diaspora to connect, explore opportunities, and develop commercial partnerships.
➡️ https://b2b.oek-kcc.org/
Caritas Switzerland will continue to work with our partner KCC and Germin to promote registration of businesses in Kosovo and in the diaspora in the platform.
The HOME project is implemented by Caritas Switzerland and funded by the Government of the Principality of Liechtenstein.
Caritas Schweiz Oda Ekonomike e Kosovës